Connect with us

Infrastrukturë

Së shpejti parkim publik me energji diellore në Durrës

Published

on

Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik.

Për të inspektuar punimet, ishte prezent në kantier Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako dhe nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. “Është një objekt i cili ndodhet në një pozicion shumë të mirë, shumë afër me qytetin.

Durrësi ka një shtim të fluksit të lëvizjes gjatë sezonit turistik dhe një nevojë të madhe për parkim dhe mendojmë që me këtë godinë, me përfundimin e saj do të japim një shërbim të mirë pasi këtu do të akomodohen 400 vende parkimi,

do të ketë poste për biçikletat, karikues elektrik për mjetet elektrike dhe nga pjesa tjetër e funksioneve të objektit kemi parashikuar edhe hapësira të tjera funksionale si zyra të cilat mund të jenë në funksion të transportit publik në qytetin e Durrësit, por edhe salla për aktivitete të ndryshme”, – u shpreh kryetarja e bashkisë së Durrësit.

Godina do të furnizohet me energji falë paneleve diellore ndërkohë që projekti është konceptuar që të funksionoj si një rampë nga hyrja, deri në katin e fundit. Kjo gjë do të bëjë të mundur uljen e sipërfaqes së qarkullimit.

“Nga pikëpamja e teknologjisë ka për të qenë e gjitha me panele fotovoltaike që do të krijojë qëndrueshmëri nga pikëpamja e eficiencës së energjisë së parkimit.

Nuk është thjesht një hapësirë parkimi, por është një hapësirë me jetë e gjallëri gjatë gjithë kohës”, – theksoi drejtori i FSHZH, Agolli. Objekti është i vendosur në një nyje strategjike të qytetit.

“Nga e djathta kemi Portin turistik që po ndërtohet dhe pjesën e portit e Durrësit ekzistues dhe në të majtë kemi godinën e hekurudhës ku ka filluar puna me shtrimin e linjës Durrës – Tiranë dhe Durrës – Aeroport dhe mendojmë se është një nyje shumë e rëndësishme strategjike dhe ky objekt është i një nevoje shumë të lartë për qytetin – tha kryebashkiakja Sako.

Ky projekt, pritet të lehtësojë trafikun në qytet sidomos gjatë sezonit veror./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë të Klinës

Published

on

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.

Vlera e projektit të planifikuar është 212 000 euro, ku 50 000 euro do të paguhen nga buxheti i komunës, ndërsa pjesa tjetër nga ministria.

“Kam paraqitur kërkesat edhe për investime të tjera për të cilat ka nevojë Komuna e Klinës, si asfaltimi i transitit në Klinë, rehabilitimi i rrugëve rajonale që janë në përgjegjësi të ministrisë si rruga “17 Shkurti” në Caravik dhe rrugë të tjera. Investimet në rregullimin e infrastrukturës rrugore janë një ndër kërkesat më të mëdha të qytetarëve e ndër prioritetet tona si qeverisje komunale.”, deklaroi kryetari Elezaj.

“Me qëllim që të krijojmë kushte më të mira infrastrukturore, ne në vazhdimësi kemi investuar, si me buxhetin e komunës ashtu edhe me bashkëpunime të ndryshme” – ka thënë Elezaj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Diskutohet metodat për ndërtimin e digës së Pollatës në Podujevë   

Published

on

Në teatrin e qytetit “Avdush Hasani”, është mbajtur dëgjim publik me qytetarë për ndërtimin e Digës së Pollatës e cila është në fazën finale të hartimit të projektit.

Draft projektin e Digës e prezantoi kompania e kontraktuar e cila ka hartuar projektin, e ku të pranishëm ishin edhe drejtori i Urbanizimit, Leutrim Krasniqi, drejtoresha e Bujqësisë, Lirie Hoti, zyrtarë kompetentë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, zyrtarë komunalë dhe banorë nga fshati Pollatë, Zhiti, Murgull, Brecë dhe Sllatinë.

Gjatë prezantimit të draftit u diskutua për metodat e ndërtimit i digës së Pollates sipas moduleve dhe skenarëve të ndryshëm, impiantin e trajtimit të ujit, studimin e Fizibilitetit (FS) dhe vlerësimin e ndikimit Social Mjedisor (ESIA), si dhe çështje të tjera të ngritura nga qytetarët pjesëmarrës në debat.

Në fund të dëgjimit ekspertët e projektit falënderuan qytetarët për pjesëmarrjen, sygjerimet dhe komentet e tyre për një projekt kaq të rëndësishëm, gjithashtu theksuan që për proceset tjera rreth projektit dhe takimeve me qytetarë do të njoftohen më kohë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

SHAK: Zgjidhja e problematikave dhe rimendimi i qytetit, angazhim për të ardhmen

Published

on

Shërbimi i Arkitekturës së Kryeqytetit (SHAK) është i angazhuar në projekte të rëndësishme për ta transformuar qytetin, duke reflektuar një qasje moderne ndaj zhvillimit që shkon përtej aspektit fizik për të përfshirë elementët socialë, kulturorë dhe mjedisorë.

Ky projekt përqendrohet te ideja e qytetit si një hapësirë dinamike dhe e gjallë, ku planifikimi urban transcendon ndërtimin tradicional për të promovuar një ambjent socio-kulturor të pasur.

Në qendër të përpjekjeve të SHAK qëndron sfida e trajtimit të një serie problematikash urbane që kanë kufizuar potencialin e qytetit, duke përfshirë problemet e trafikut, infrastrukturën e brishtë, mungesën e zonave të gjelbra dhe rekreative, dhe mungesën në planifikimin e hollësishëm urban.

Përmes një plani strategjik, SHAK kërkon të transformojë Prishtinën në një vend që jo vetëm i plotëson kërkesat funksionale të banorëve, por gjithashtu rrit cilësinë e jetës dhe ndjenjën e përkatsisë brenda komunitetit.

SHAK aktualisht po punon në projekte të ndryshme të zhvillimit urban si mbikalimi i Arbërisë, tuneli në rrugën “Agim Ramadani”, nënkalimi pranë “Gorenje”, dhe plani më i gjerë për Fshatin Olimpik. Këto projekte janë gati për zbatim dhe tregojnë një qasje holistike ndaj zhvillimit urban, duke përfshirë edhe përdorimin e teknologjisë digjitale për lehtësimin e proceseve të ndërtimit dhe planifikimit.

Përveç kësaj, SHAK ka hapur konkurse ndërkombëtare për dizajn, si ato në Mati 1 dhe Kolovicë, për të cilat janë përzgjedhur fituesit, por edhe konkursi për sheshin monumental “Adem Jashari”, duke theksuar angazhimin për hapësira urbane të larta cilësore dhe të përfshira, që fton pjesëmarrjen e komunitetit dhe promovon zhvillimin e qëndrueshëm.

Këto iniciativa dëshmojnë se si entitetet e planifikimit urban mund të lidhin trashëgiminë e tyre arkitektonike me nevojat moderne, duke krijuar një zhvillim të qytetit që respekton të kaluarën dhe në të njëjtën kohë, adreson sfidat e ardhshme në një mënyrë inovative.

Përmes projekteve që rregullojnë trafikun, duke përfshirë zhvillimin e nënkalimeve dhe mbikalimeve në pika kyçe, SHAK synon një ndryshim në mënyrën se si perceptohet dhe jetohet në mjedisin urban, duke iu përgjigjur nevojave aktuale dhe të ardhshme me një vizion që shikon Prishtinën si një model të zhvillimit urban qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Nismat e SHAK-ut, janë qenësore për realizimin e kësaj vizioni, duke siguruar që Prishtina të evoluojë si një qytet që pasqyron aspiratat dhe ëndrrat e banorëve të saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending