Connect with us

Infrastrukturë

Vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugës Junik-Gjeravicë

Published

on

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njofuar vazhdimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Junik-Gjeravicë.

Rruga Junik-Gjeravicë, me impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik për të gjithë zonën e Dukagjinit.

“Kjo rrugë do të ngrit në një piedestal më të lartë turizimin malor e atë dimëror në vendin tonë, e poashtu do të nxjerrë në pah fushëpamjen panoramike të zonës së bukur të maleve të Gjeravicës dhe Alpeve Shqiptare.”, deklaroi ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kjo rrugë do të financohet në shumën prej 4.416 milionë euro./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Qeveria miraton tre vendime rreth shpronësimeve për interes publik

Published

on

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka:

Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish shoqërore PSH “Progres” e cila preket nga realizimi i Projektit: “Ndërtimi i Qendrës së Paraburgimit dhe Institucionit Korrektues në Prizren”, për nevoja të Shërbimit Korrektues të Kosovës/Ministria e Drejtësisë, ZK Dushanovë, Komuna Prizren.

–          Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Rajonale R221 Cerkolez-Rakosh, Zonat Kadastrale: Cerkolez, Rakosh, Suhogërllë dhe Uçë, Komuna Istog.

–          Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut:, ZK Reçak, Komuna e Shtimes.

Po ashtu, në këtë mbledhje qeveria ka Ndarë 200,000.00 € për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për realizimin e projektit përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

BKT po financon me kredi ndërtimin e Aeroportit të Vlorës

Published

on

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është projekti i radhës i partneritetit publik-privat që po mbështet me financim nga sektori bankar vendas.

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) po financon me një kredi prej 56 milionë eurosh shoqërinë Vlora International Airport, me qëllim investimin për ngritjen e atij që pritet të jetë aeroporti i dytë funksional në vend.

Kontratat e partneritetit publik privat mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit fitues për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës u lidh në prill të vitit 2021 dhe vlera e investimit e parashikuar në kontratë është rreth 103 milionë euro (pa TVSH).

Por, kontrata parashikon garanci financiare në favor të investitorit nga qeveria shqiptare. Në rast se të ardhurat minimale të parashikuara në planin e biznesit të operimit të aeroportit nuk realizohen, kompania koncesionare do të përfitojë një shumë që mund të arrijë deri në 138 milionë euro përgjatë 10 viteve pas fillimit të operimit të aeroportit.

Koncesioni u fitua nga një konsorcium i përbërë nga kompania Mabco Constructions SA, YDA Insaat Sanayi ve Ticaret dhe 2A Group. Por, në dhjetor 2022, Mabco Constructions SA bleu edhe 40% të aksioneve nga ortaku turk YDA Insaat Sanayi ve Ticaret.

Pas blerjes së aksioneve që mbaheshin nga kompania turke, Mabco Constructions zotëron 98% të aksioneve në shoqëri.

Mabco Constructions është një shoqëri e regjistruar në Zvicër, në pronësi të biznesmenit Kosovar Behgjet Pacolli, ndërsa pjesa e mbetur prej 2% të aksioneve mbahet nga 2A Group, kompani ndërtimi nga Kosova, në pronësi të biznesmenit Valon Ademi.

Kontrata parashikon që aeroporti të përfundojë këtë vit dhe të nisë operimin vitin e ardhshëm. Aeroporti i Vlorës pritet të jetë më i madhi në Ballkan dhe pista e tij do të mundësojë operimin e avionëve të mëdhenj për fluturime ndërkontinentale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Sheshe, hapësira për këmbësorë dhe trafik i organizuar – disa nga efektet e ndërtimit të nënkalimit

Published

on

Agjenci këshillimore ‘Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit’ (SHAK) ka treguar disa nga efektet e ndërtimit të nënkalimit në rrugën “Agim Ramadani” të Prishtinës.

Mbi 100 mijë makina hyjnë pothuaj çdo ditë në Prishtinë. Rreth 80 mijë të tjera janë makina të vetë prishtinasve. Rrjedhimisht, në një ditë të zakonshme, pothuaj 200 mijë makina ndodhen brenda kryeqendrës. Për pasojë, në kohë të pikut dhe në disa fyte të ngushta, trafiku rëndohet shumë.

Vetëm në nyjën e rrugëve “Agim Ramadani”, “Haxhi Zeka” dhe “Ibrahim Lutifu”, përskaj Xhamisë së Çarshisë, në një ditë të zakonshme kalojnë rreth 30 mijë makina. Në kohët e pikut, nëpër këtë nyjë kalojnë mbi 12 mijë makina. Pra, 40 për qind e trafikut ditor.

Këto shifra janë të mjaftueshme për të vënë në pah rëndësinë e zgjidhjes së problematikës së trafikut në këtë zonë. Sipas Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban (PMQU), zhvillimi i një sistemi të integruar të transportit publik, që synon përmirësimin e qasjes në të gjithë qytetin dhe përmirësimin e lidhjes ndërmjet vendbanimeve të tjera urbane në partneritet me ofruesit e transportit publik, është zgjidhja e këtij problemi.

Projekti parasheh ndërtimin e nënkalimit ku do të bëhet zgjerimi i sheshit deri te Sahat Kulla, si dhe do të bëhet lidhja me sheshin ekzistues të njohur si Trekëndëshi. Ndërsa, automjetet do të qarkullojnë nën të.

Edhe sipas Planit Rregullues “Qendra 1” dhe , parashihet ndërtimi i një tuneli në këtë zonë, me qëllim të zgjerimit të shesheve qendrore të qytetit dhe lidhjes së tyre me zonën e vjetër historike.

Tuneli shtrihet në rrugën “Agim Ramadani”, kurse në drejtimin kah Gërmia, nuk do të jetë i mundur ndërtimi, për shkak të zonave të mbrojtura te Xhamia e Madhe dhe Akademia e Arteve. Për ta rregulluar qasjen në atë rrugë do të ofrohen alternativa që shkarkojnë ngarkesat e trafikut të cilat rëndoheshin në kryqëzimin me rrugën “Agim Ramadani”.

Tuneli parshihet të ketë tre shirita qarkullues, prej të cilëve njëri do të jetë vetëm për autobusë dhe dy të tjerët për automjete. Ai do të fillojë nga ndërtesa e Komunës së Prishtinës dhe deri tek ndërtesa e Teatrit Kombëtar, me gjatësi prej 240 metrash./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending