Connect with us

Infrastrukturë

Neom ndan detajet e mundësive të ardhshme me mbi 100 kontraktorë globalë

Published

on

Mbi 100 kontraktorë nga e gjithë bota janë mbledhur në Neom të Arabisë Saudite për t’u informuar mbi ecurinë e punimeve të ndërtimit dhe mundësitë e ardhshme në zonën e posaçme ekonomike.

Kompanitë iu bashkuan një forumi dy-ditor ndërsa Neom kalon në fazën tjetër të portofolit të tij të madh të projekteve që së bashku kapin vlerën e 500 miliardë dollarëve.

Një deklaratë nga Neom tha se forumi erdhi ndërsa kalon në një “fazë të re ekzekutimi”, duke nxitur kërkesën për “aftësi ndërtimi të nivelit të lartë”.

Ai përmendi në mënyrë specifike Linjën, qytetin linear 170 km të gjatë dhe ndërsa nuk përmendi një raport të fundit nga Bloomberg që sugjeronte se projekti ishte zvogëluar, ai deklaroi se ai do të ndërtohej në “faza modulare”, me banorët e parë që mund të shpërngulen në vitin 2030.

Kontraktorëve vizitues iu tregua përparimi në Linjë, si dhe linja hekurudhore e shpejtësisë së lartë që do ta lidhë atë, e quajtur Spine, qyteti port industrial i Oxagonit në Detin e Kuq, destinacioni i turizmit malor të Trojenës dhe Aeroporti Ndërkombëtar Neom.

Veprimtaria përfshinte gjithashtu takime kokë më kokë, gjatë të cilave u diskutuan mundësitë specifike të biznesit ndërsa kontraktorët shfaqën shërbimet dhe aftësitë e tyre.

Forumi priti një përzierje firmash nga Arabia Saudite, së bashku me firmat ndërkombëtare nga Azia, Evropa, Amerika e Veriut dhe Afrika e Veriut.

Fuqia punëtore e ndërtimit në Neom aktualisht është 140,000 dhe pritet të rritet në mbi 200,000 deri në vitin e ardhshëm. Construction Briefing ka raportuar më parë se si kërkesa po rritet në rajon, duke nxitur rekrutimin e profesionistëve më të aftë të ndërtimit nga jashtë./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Një Organizatë jofitimprurës menaxhon Piramidën e Tiranës

Published

on

Bashkia e Tiranës e ka kaluar Piramidën nën administrimin e një organizata jo fitimprurëse. Në mungesë të garës dhe transparencës, bashkia i ka dhënë administrimin e objektit dhe territorit rreth Piramidës një organi që nuk është subjekt i ligjit për të drejtën e informimit. “Krijimin e Qendrës “Tech Piramida”, si person juridik që bashkëthemelohet me Fondacionin Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim dhe Bashkisë Tiranë” si dhe “dhënien në përdorim pa kundërshpërblim në favor të Qendrës “Piramida”, të pronës me me sipërfaqe trualli dhe ndërtese 4294 m²”.

Bëhet fjalë për vendimin e Këshillit Bashkiak të datës 07.06.2019 për miratimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe fondacionit Shqiptaro-Amerikan për zhvillim për projektin e restaurimit dhe rijetëzimin e piramidës, krijimin dhe pjesëmarrjen e Bashkisë Tiranë në organizatën jo-fitimiprurëse qendra “Tech Piramida”, shkruan Citizens.al.

“Ngarkohet kryetari i bashkisë për caktimin e përfaqësuesve të bashkisë Tiranë në bordin drejtues të qendrës “Tech Piramida”- citohet në vendim.

Ndërsa tre muaj më vonë, më datë 25.10.2019 Këshillit Bashkiak publikoi vendimin për miratimin e marrëveshjeve së bashkëpunimit “Për themelimin dhe funksionimin e Qendrës “Piramida”, është themeluar Qendra “Piramida”, një organizatë jo-fitimprurëse, pa anëtarësi në formën e një Qendre, e regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

“Kryetari i Bashkisë të ngrejë grupin e punës për dorëzimin e pasurisë dhe transferimin kapital të aktiveve në regjistrat kontabël të Qendrës “Piramida” – citohet në vendim.

Bashkia Tiranë nuk specifikoi në përgjigjen e dhënë për Citizens.al nëse aktualisht objekti i Piramidës po administrohet nga qendra “Tech Piramida” apo qendra “Piramida”. Citizens.al është në pritje të një përgjigje nga institucioni në fjalë për ta vërtetuar se cilës organizatë jo fitimprurëse i është deleguar menaxhimi.

Në një konferencë për mediat, në 15 vjetorin e AADF – së (Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ) në Shqipëri, kryetari i bordit i këtij fondacioni Michael Granoff i tha Citizens.al se kjo organizatë jo fitimprurëse shërben si mjet për të menaxhuar në formë sa më eficente paratë që qarkullon ky objekt.

Sipas Granoff, fakti që kjo organizatë është jo fitimprurëse, tregon se nuk ka qëllim tjetër përveçse sigurimin që “paratë të kalojnë nga dera e përparme dhe jo e pasme”.

“Organizata sapo ka nisur punën dhe sigurisht si çdo projekt tjetër që AADF mbështet në fund të vitit do bëhet auditimi, është një nga rregullat kryesore që ne përdorim në bashkëpunim, publik apo privat dhe çdo veprim do jetë transparent në fund të vitit” – tha për Citizens Martin Mata, bashkëdrejtori dhe përfaqësuesi i këtij fondacioni në Shqipëri.

Ai shton se AADF e konsideron veten si partner momental dhe se nuk duan që të japim para përgjithmonë nëse projekti nuk e siguron dot qëndrueshmërinë vetë.

Gjatë konferencës Granoff analizoi se lëshimi i hapësirave me qira te Piramida është i nevojshëm si burim të ardhurash për të sponsorizuar financimin e edukimit teknologjik të mbi dy mijë të rinjve çdo javë në qendrën Tumo.

Në lidhje me transparencën e kostove të këtyre bizneseve me qira dhe fitimeve Granoff tha se duhet t’i drejtohemi Bashkisë Tiranë, pasi ai është institucioni përgjegjës për transparencën.

Mirëpo kur Citizens ju drejtua Bashkisë Tiranë për tu njohur me ofertat dhe shërbimet e biznesit që operojnë aktualisht te Piramida, Bashkia na u përgjigj se duhet ti delegojmë pyetjet te Piramida.

“Qendra “Piramida”, nuk është një autoritet publik, për këtë arsye çdo subjekt i interesuar duhet t’i drejtohet drejtpërdrejti qendrës për t’u informuar në detaje mbi çështje, që është i interesuar në lidhje me të” – theksohet në përgjigje.

Kujtojmë se AADF ka pasur kritika të vazhdueshme për menaxhimin në bashkëpunim edhe për Parkun e Butrintit, çështje e cila u mbyll përpara ca ditësh nga Gjykata Kushtetuese, e cila i hapi rrugë zbatimit të këtij bashkëpunimi, pavarësisht kritikave nga raporti i Unescos./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Hapet Panairi Ndërkombëtar – EXPOKOS

Published

on

Porta e Ballkanit hapet me edicionin e 23-të të Panairit Ndërkombëtar EXPOKOS nga sot me 15 dhe nesër 16 maj 2024 në Sallën 1 tetori në Prishtinë. Ky panair mbulon sektorit e Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë, Mbrojtjes e Sigurisë.

Për 23 vite me radhë EXPOKOS ka shërbyer si urë lidhëse ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare, që ka mundësuar krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteteve të reja duke ju mundësuar kompanive vendore të zgjerojnë tregun e tyre ndërkombëtarë. Fokusi i këtij edicioni vazhdon të mbetët tek promovimi i kompanive vendore duke shfrytëzuar kredibilitetin dhe reputacionin që panairi gëzon në tregjet evropiane dhe më gjerë.

Si vlerë e shtuar e panairit kësaj radhe, janë prezantimet e ndryshme që do të mbahen në kuadër të aktiviteteve paralele nga institucione dhe shoqata që vazhdimisht kontribuojnë në ekonominë e vendit. Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare do të mbajë një prezantim mbi të bërit biznes me Gjermaninë, ku do të shtjellohen mes tjerash temat se si te gjinden partnerët në Gjermani dhe si të eksportohet atje, marrëdhëniet ekonomike Gjermano-Kosovare dhe si të bëhet biznes me gjermanët. Në të njëjtën formë do të vazhdojë Oda Sllovene e Bizneseve ku do të mbulojë këto tema për shtetin e Sllovenisë.

Krahas këtyre dy odave, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës do ti shtjellojnë mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të vet, bizneseve nga odat tjera si dhe pjesëmarrësit në Panairin EXPOKOS.

Pjesëmarrja kompanive vendore të ndryshme që kryesisht janë prodhues dhe atyre ndërkombëtare, që mbulojnë sektorë të ndryshëm duke përfshirë sektorin e energjisë, sektor ky i rëndësisë se veçantë për vendin, e bën panairin EXPOKOS ngjarjen më të rëndësishme në vend për zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi, thuhet në komunikatën për media e CEO shpk – Congress and Event Organization./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Zvicra do të ndajë 16.4 miliardë franga për infrastrukturën hekurudhore

Published

on

Këshilli Federal dëshiron të sigurojë një kornizë pagese prej 16.4 miliardë frangash për vitet 2025 deri në 2028 për funksionimin dhe rinovimin e rrjetit hekurudhor ekzistues, sistemeve hekurudhore dhe stacioneve, përcjell albinfo.ch.

Kjo është rreth dy miliardë më shumë se në periudhën aktuale. Këshilli Federal fillimisht donte të shpenzonte 1.3 miliardë franga më pak.

Në përgjithësi, paratë janë të destinuara për funksionimin dhe rinovimin e rrjetit ekzistues hekurudhor, sistemeve hekurudhore dhe stacioneve. Shpenzimet financohen tërësisht nga fondi federal i infrastrukturës hekurudhore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending