Connect with us

Infrastrukturë

Rreth 70% e patundshmërisë në Kosovë blihet nga mërgata

Published

on

Në Kosovë, një përqindje e konsiderueshme e patundshmërive blihet nga mërgata.

Pronari i kompanisë “Pozhegu Brothers”, Qemajl Pozhegu, thotë se rreth 70% e patundshmërive, kryesisht banesa, blihen nga mërgata.

“Shumica e blerësve për momentin në kompaninë tonë janë nga diaspora, mbi 60-70 për qind, për shkak se atje është rritur norma e interesit, janë rritur çmimet e pronave, për ata është më e lirë të blihet në Kosovë se sa në vendin ku jetojnë. Çmimet fillojnë prej 999 euro për M2 deri te 1400 euro, varësisht prej lokacionit e në cilën fazë të ndërtimit dhe si është mënyra e pagesës”, thotë Pozhegu për EkonomiaOnline.

Ai shton se numri i ndërtimeve në vend është duke vazhduar, por jo në përmasat të mëdha.

“Trendi i ndërtimeve është me një trajektore të vazhdueshme aty ku ka rrit piku i rritjes, ajo është duke vazhduar domethënë, për shkak të rritjes së çmimit nuk ka ndonjë rritje të përmasave gjigante…”, u shpreh Pozhegu.

E njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, thotë se shuma e remitencave është më e madhe se sa dihet.

Ai po ashtu shton se blerja e patundshmërive nga diaspora duhet të mos llogariten si investime të huaja. Kjo gjë bëhet nëse krijohen vende të reja të punës.

“Padrejtësia më e madhe që i bëhet diasporës është fakti që thuhet se diaspora dërgon në Kosovë vetëm 1 miliard e 100 milionë euro. Ne këtu flasim për dërgesat të cilat vijnë përmes transaksioneve bankare financiare ndërsa realiteti është krejt tjetër shumë më tepër kontribuon diaspora se këto që janë të evidentuara. Në rend të dytë themi me përgjithësi se kontributi i diasporës është i barabartë me buxhetin i cili miratohet në parlamentin e Republikës së Kosovës sepse dërgesat më të mëdha apo investimet me të mëdha të diasporës bëhen atëherë kur ata qëndrojnë në Kosovë, dhe e treta definitivisht duhet të ndërpritet ky avaz që blerja e patundshmërisë dhe pronat nga diasporat të llogaritet si investime të huaja. Kosova ka nevojë për investime direkte që gjenerojnë vende të reja të punës, rritin eksportin dhe përmirësojnë imazhin”, thotë Gërxhaliu.

Ai shton se “sot për fat të keq në Kosovë nuk dëshiron askush të investojë, dhe ajo çka është më shqetësuese në Kosovë numërohen njerëz të cilët e braktisin Kosovën, por kurrë nuk e analizon dikush faktin sa po ik kapitali i komunitetit të biznesit dhe i qytetareve jashtë Kosovës”.

“Ne kemi rënie apo tkurrje të eksportit në vitin 2023, ne kemi rënie të investimeve kapitale, ne kemi do të thotë rritje të varfërisë, dhe nëse këto janë indikatorë pozitivë atëherë defintivisht është një fenomen që shkenca duhet t’i hulumtojë”, u shpreh Gërxhaliu./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending