Connect with us

Infrastrukturë

Kur do të nisin punimet për nënkalimin “Agim Ramadani”?

Published

on

Kalimi i lirë i shenjëzuar përmes zebrave, nuk e shmangë rrezikun e qytetarëve që kalojnë këndej pari, në rrugën “Agim Ramadani”, në kryeqytet. Ani se ka nga ta që e cilësojnë rrezik për jetën, frekuentimin përgjatë kësaj rruge në të dyja anët, ka edhe nga ta që e shohin si më pak të rrezikshëm.

Si lehtësim më të madh për këta qytetarë, do të ishte nënkalimi që Komuna e Prishtinës, pati thënë se do të jetësohet pranverën e këtij viti, që sipas qytetarëve edhe do të zvogëlonte numrin e aksidenteve e viktimave. Projekti, sipas drejtorit për investime kapitale, Krenar Xhaferi është dërguar në zyrën e prokurimit dhe mbetet nga këta të fundit të përcillet për tenderim, ndërsa do të prekë rrugën “Bajram Kelmendi” dhe do të jetë deri te komuna e vjetër.

Sipas Xhaferit, komplet pjesa e sipërme do të jetë hapësirë e lirë ndërsa në pjesën e poshtme do të zhvillohet pjesa e komunikacionit. Ai tha se ky do të jetë një projekt sfidues për komunën se do të ketë punë në qendër të Prishtinës, e në kuadër të kësaj do të menaxhohet edhe komunikacioni, ku do të happen rrugë të reja alternative të cilat do të shërbejnë deri në ndërtimin e nënkalimit, dhe se do të punohet me dy ndërrime, në mënyrë që të përfundohet sa më shpejt.

Ai tutje shtoi se, nuk dihet saktë se kur do të nisin punimet këtu, pasi nuk mund të parashikohen procedurat e prokurimit të cilat mund të kryhen brenda dy muajve apo të zgjasin./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Së shpejti parkim publik me energji diellore në Durrës

Published

on

Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik.

Për të inspektuar punimet, ishte prezent në kantier Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako dhe nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. “Është një objekt i cili ndodhet në një pozicion shumë të mirë, shumë afër me qytetin.

Durrësi ka një shtim të fluksit të lëvizjes gjatë sezonit turistik dhe një nevojë të madhe për parkim dhe mendojmë që me këtë godinë, me përfundimin e saj do të japim një shërbim të mirë pasi këtu do të akomodohen 400 vende parkimi,

do të ketë poste për biçikletat, karikues elektrik për mjetet elektrike dhe nga pjesa tjetër e funksioneve të objektit kemi parashikuar edhe hapësira të tjera funksionale si zyra të cilat mund të jenë në funksion të transportit publik në qytetin e Durrësit, por edhe salla për aktivitete të ndryshme”, – u shpreh kryetarja e bashkisë së Durrësit.

Godina do të furnizohet me energji falë paneleve diellore ndërkohë që projekti është konceptuar që të funksionoj si një rampë nga hyrja, deri në katin e fundit. Kjo gjë do të bëjë të mundur uljen e sipërfaqes së qarkullimit.

“Nga pikëpamja e teknologjisë ka për të qenë e gjitha me panele fotovoltaike që do të krijojë qëndrueshmëri nga pikëpamja e eficiencës së energjisë së parkimit.

Nuk është thjesht një hapësirë parkimi, por është një hapësirë me jetë e gjallëri gjatë gjithë kohës”, – theksoi drejtori i FSHZH, Agolli. Objekti është i vendosur në një nyje strategjike të qytetit.

“Nga e djathta kemi Portin turistik që po ndërtohet dhe pjesën e portit e Durrësit ekzistues dhe në të majtë kemi godinën e hekurudhës ku ka filluar puna me shtrimin e linjës Durrës – Tiranë dhe Durrës – Aeroport dhe mendojmë se është një nyje shumë e rëndësishme strategjike dhe ky objekt është i një nevoje shumë të lartë për qytetin – tha kryebashkiakja Sako.

Ky projekt, pritet të lehtësojë trafikun në qytet sidomos gjatë sezonit veror./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prokuroria urdhëron ndalimin e punimeve në rrugën ‘Gëzim Sahiti’ në Ferizaj

Published

on

Pas reagimeve dhe deklaratave të organizatës AVONET dhe shqetësimeve për mos respektim të vendimit të gjykatës themelore në Prishtinë dhe gjykatës së apelit, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka urdhëruar inspektoriatin komunal në Ferizaj që të ndalojë punimet që po zhvillohen kundërligjshëm në rrugën Gëzim Sahiti.

Reagimi i prokurorisë vie si rezulatat i takimit të përbashkët me Kryeprokurorin z. Jashari, AVONET dhe banorët e lagjes. Në takim u shtjelluan dhe u prezantuan të gjitha faktet, provat dhe gjendja faktike, e rastit në fjalë.

Prokuroria me veprimet e saja ndaloi vazhdimi e shkeljeve ligjore nga kompania e përfshirë në çështje.

Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET shpreh shqetësimin e thellë lidhur me veprimet e kundërligjshme të Drejtorisë së Urbanizmit, në lidhje me zbatimin e vendimeve gjyqësore, konkretisht Aktvendimin A.nr.1365/23 të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Aktvendimin AA.nr.855/23 Gjykatës së Apelit. Këto vendime kanë bërë shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të lejes ndërtimore në rrugën Gëzim Sahiti, në Ferizaj.

Këto veprime të kundërligjshme janë duke u bërë në një amulli totale të krijuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Ferizajt. Për AVONET kjo amulli e krijuar është manifestim i paditurisë ose kapjes së Komunës së Ferizajt nga mafia e betonit.

AVONET ka parashtruar kërkesa për qasje në dokumente publike në Gjykatën Supreme dhe në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku ka kërkuar sqarime në lidhje me rastin e krijuar nga zyrtarët e Komunës së Ferizajt. Nga këto institucione kemi pranuar informacione zyrtare se vendimi gjyqësor në lidhje me rastin në fjalë ende nuk është ekspedituar (dërguar) në gjykatën e shkallës së I-rë gjegjësisht Gjykata Themelore në Prishtinë nuk e ka pranuar ende këtë vendim gjyqësor.

Nga përgjigjjet e Komunës së Ferizajt shohim se zyrtarisht organet komunale nuk kanë marr asnjë veprim, në drejtim të fillimit të punimeve në objektin banesor në rrugën Gëzim Sahiti. Kurse nga gjendja faktike në terren shohim se punimet zhvillohen pa u penguar fare, madje punëkryerësit deklarohen se kanë leje pune nga Komuna e Ferizajt. Për këtë kemi njoftuar edhe organet e rendit siç është Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Policia e Kosovës, por deri më tani nuk kemi parë asnjë veprim nga organet në fjalë. AVONET vlerson se me këtë mosveprim po rrezikohet rëndë siguria juridike e qytetarëve.

Continue Reading

Infrastrukturë

Rruga Kijevë – Dollc, jepen zotime se do të kryhen brenda afatit

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në inaugurimin e nisjes së punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”, më 19.04.2024.

Me këtë rast, ai tha se punimet e kësaj rruge do të kenë edhe mbikëqyrës të punëve të kryera.

Ndërsa zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi njoftoi që janë tri llote të punimeve të kësaj rruge.

Ai tha se afati për llotin më të madh është 260 ditë, por u shpreh i bindur se punimet do të realizohen para këtyre afateve.

“E nisëm me Podujevën për të vazhduar me Mitrovicën me ritëm të lartë dhe tani po e fillojmë ndërtimin e rrugës në drejtim të Pejës. Janë tri llote. Afati më i gjatë është 260 ditë për llotin me të madh, por unë jam i bindur që do të realizohen para këtij afati të gjitha llotët”- tha ai.

Kurti dhe Durmishi u pyeten edhe lidhur me ankesat e qytetarëve që për shkak të punimeve do të mbyllen disa biznese.

Durmishi tha se devijimi i rrugës ka filluar shumë më herët.

Komplet elaborimin e studimit ua kam dhënë përfaqësuesve të bizneseve”- tha ai.

Ndërsa, kryeministri Kurti tha se kjo çështje do të diskutohet dhe se nuk dëshirojnë ta dëmtojnë askënd për shkak të këtyre punimeve.

Po ashtu, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se po i kushtohet rendësi që shpronësimet të kryhen në kohë në mënyrë që të mos krijojnë probleme tjera.

“Në dallim të projekteve të mëhershme ajo që i kemi kushtuar rendësi është që shpronësimet të kryhen në kohë dhe të mos kemi problem me shpronësime, të cilat pastaj na krijojnë pengesa në projekt. Ky projekt është duke u realizuar në mbikëqyrjen e një kompanie. Të gjitha këto na sigurojnë që punimet të kryhen në kohë”- tha Aliu.

Ai ka njoftuar më 25.03.2024 se është nënshkruar kontrata për fillimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë – Pejë, segmenti Kijevë-Dollc.

Kjo kontratë, siç ka bërë të ditur ministri, kap vlerën 21 milionë euro dhe se rruga do të jetë me katër korsi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending