Connect with us

Infrastrukturë

Ndërpriten punimet në Studime, shkak moskompensimi i pronave – Qeveria s’është në dijeni

Published

on

Punimet në fshatin Studime të Vushtrrisë në kuadër të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë janë ndërprerë.

Kjo pasi që katër pronave që iu janë shpronësuar tokat tash e pesë vite nuk iu janë kompensuar financiarisht shuma e paraparë për shpronësim. Për këtë, pronarët e këtyre tokave në mënyrë demonstrative kanë kërkuar nga kompania punuese që të ndërprejnë punimet, raporton Indeksonline.

“Plane të dobëta e përgatitje të pakta dhe zvarritje të gjata”. Kështu i kritikonte Kurti para disa ditësh qeveritë e mëhershme për zvarritjet e punëve në zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.

“Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta e përgatitje të pakta dhe zvarritje të gjata. Tash, me Qeverinë tonë, ne kemi shumë përgatitje, plane të hollësishme andaj edhe punët janë të rregullta sipas procedurave, sipas ligjit me mbikëqyrje dhe me shpejtësi ku nuk do të mungojë angazhimi ynë, por edhe mbikëqyrja e këtyre kompanive si operatorë ekonomikë”, thoshte Kurti decidivisht nga vendpunishtja, pas njoftimit për nënshkrim të kontratës me dy operatorë ekonomikë.

Mirëpo, jo gjithçka Qeverisë Kurti po i shkon sipas planit në ndërtimin e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, e cila ka mbetur vetëm si projekt tash e më shumë se një dekadë./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Ndërtohet shtegut me gurë që shpie për në Kalanë e Prizrenit

Published

on

Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e shtegut të ri, me gurë, që shpie për në Kalanë e Prizrenit, dizajni i të cilit është ideuar në harmoni me atmosferën e ambientit përreth, që është një përpjekje për ta ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij lokaliteti të rëndësishëm turistik të qytetit.

“Përveçse do të sjellë një përvojë të veçantë për vizitorët vendës dhe të huaj, një shteg i bukur dhe i përshtatshëm do të nxisë edhe zhvillimin e aktiviteteve turistike dhe kulturore në gjithë zonën e kalasë dhe të nën kalasë.”, deklaroi kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Hulumtim i ri: Veturat elektrike humbasin seriozisht fuqinë kur bie shi i madh!

Published

on

Automobile Propre e Francës hetoi rënien e fuqisë gjatë shirave ekstremë. Është e qartë se ky është një faktor kufizues. Ashtu si me veturat me motorë me djegie të brendshme, shtresa e ujit që grumbullohet para gomës siguron rezistencë rrotullimi. Kjo do të thotë se automjeti ka nevojë për më shumë fuqi për të vozitur me të njëjtën shpejtësi.

Lagështia e lartë e ajrit gjithashtu shkakton rezistencë më të madhe aerodinamike. Ajri më i ftohtë ka një densitet më të lartë, ndërsa sipërfaqja e ftohtë e rrugës ndikon në temperaturën e gomave. Sa më i ftohtë të jetë, aq më shumë rritet konsumi.

Për të marrë rezultatet më të mira të mundshme, testet u kryen në të njëjtën rrugë, në një temperaturë të jashtme identike dhe pa ajër të kondicionuar, për të izoluar më mirë konsumin e tepërt për shkak të shiut. Matjet janë bërë në modelet Cupra Born, Peugeot e-3008, Renault Scenic e-Tech dhe Audi e-Tron GT RS, ndër të tjera.

Hulumtimi është bërë në rrugë, në shi të rrëmbyeshëm, pra jo në kushte laboratorike. Prandaj, mund të themi se rezultatet mund të jenë më të sakta, por sigurisht që janë tregues.

Konsumi shtesë ishte 4 kWh për 100 kilometra, duke ulur rrezen me rreth 16.7 për qind. Kjo rezulton në gati 60 kilometra më pak distancë të vozitjes për karikim.

Për krahasim: ngasja më e shpejtë (130 km/h) në kushte të thata rezulton në një konsum shtesë prej 1.2 kWh për 100 kilometra. Kjo është arsyeja pse automobilat elektrike përshkojnë mesatarisht 15 kilometra më pak./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Konfindustria kërkon ndërhyrje urgjente për Durrës-Tiranë, hetim korrupsionit te rrugët

Published

on

Konfindustria përmes një njoftimi publik i kërkon ekzekutivit që të ndërhyjë për të përmirësuar situatën mjaft të vështirë të dy akseve rrugore më strategjike të vendit.

Segmentet rrugorë të mësipërm janë tërësisht jashtë standarteve teknike të lejueshme, përveç pamundësisë për të përballuar ngarkesën e lartë të lëvizjes të qytetarëve dhe bizneseve, paraqesin dhe rrezik mjaft të lartë për aksidente me pasoja fatale për jetën- thuhet në njoftimin për shtyp.

Konfindustria vlerëson, se ndërhyrjet përmirësuese në akset rrugore, që lidhin kryeqytetin dhe portin kryesor të Shqipërisë, është e domosdoshme të kryhet para fillimit të sezonit turistik 2024.

Gjëndja plotësisht jashtë standarteve e segmenteve rrugore në fjalë janë goditje e rëndë edhe për turizmin shqiptar.

Konfindustria gjithashtu, i kërkohet institucioneve të drejtësisë dhe SPAK të vlerësojnë mundësinë e shkallës së lartë të korrupsionit në sistemin e tenderimit të mirëmbajtjes rrugore ku, megjithëse shpenzohen me qindra milionë Euro, gjëndja paraqitet e papranueshme.

Institucioni ka marrë si shembull akset rrugore Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë që ishin gjithashtu pjesë e projektit të rehabilitimit të rrugëve prej 80 milionë dollarësh të Bankës Botërore të mbyllur së fundmi, krahas financimit të buxhetit vjetor./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending