Connect with us

Infrastrukturë

Tuneli i Llogarasë hapet ne qershor/ Kompanitë ndërtuese: Në fund të muajit fillon asfaltimi

Published

on

Tuneli i Llogarasë pritet të hapet në qershor. Kompanitë ndërtuese të kësaj vepre bënë të ditur se në fund të këtij muaji do të nisë hedhja e asfaltit.

Përbërja shkëmbore e ka bërë më të lehtë punën për inxhinierët dhe punonjësit në terren, çka ka dhënë përparësi që deri më tani të mbyllet 95% e volumit të punës në këtë projekt.

Nëse udhëtarët sot Llogaranë e bëjnë për 40 minuta me hapjen e tij do mund të udhëtojnë për 7 deri në 8 minuta. Ky investim shkurton rrugën për udhëtarët nga Vlora në Palasë nga 1 orë në vetëm 20 minuta.

“Ky tunel fillimin e tij e ka 500 metra larg urës së Shën Elizës, që është pjesë e rrugës Orikum-Dukat. Vepra ka një gjatësi totale prej 7.42 kilometra. Tuneli i Llogarasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor ashtu edhe ai i emergjencës kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre.

Thellësia e vijës së projektit të tunelit është 1 kilometër nga sipërfaqja e tokës. Në tunelin kryesor, gjithë pjesa e gërmimit ka përfunduar ndërsa në tunelin e emergjencës, jemi në hapat e fundit të gërmimit të shkallëzimit”, tha Ardino Halimi, drejtor i projektit.

5% i punës së mbetur lidhet me tunelet e vogla lidhëse mes tunelit kryesor dhe atij të emergjencës, të cilat do të shërbejnë edhe si vendqëndrime për automjetet dhe qytetarët.

“Po punohet me 11 vendqëndrime apo parkime, 5 për automjetet, 6 vendqëndrime për këmbësorët. Gjithashtu në tunelin kryesor është duke u punuar edhe me punimet civile që nënkupton, kolektorin kryesor të ujërave, tubat e drenazhit, shaftet teknike sistemin e ndriçimit, ventilimit”, tha Halimi.

“Për realizimin e kësaj vepre janë të angazhuar 300 punëtorë dhe 100 makineri. Po punohet me ritme të larta që në Qershor tuneli të jetë i aksesueshëm për turistët”, tha Halimi.

Të dy tunelet, si ai kryesor dhe ai i emergjencës kanë gjatësi totale prej 6 kilometrash, ku deri më tani është kryer 98% e gërmimeve, 96% e veshjes me beton dhe në fund të muajit do të hapë rrugën asfaltimit të tunelit të Llogarasë. Investimi për këtë vepër infrastrukturore ka kapur vlerën e 140 milionë Euro.

Ky tunel do të funksionojë në dy drejtime, dhe bashkë me aeroportin e Vlorës synojnë t’i japin tjetër frymëmarrje ekonomisë së zonës dhe lehtësojnë aksesin e udhëtarëve ndaj bukurive të jugut./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH

Published

on

Hekurudha Vorë Hani i Hotit do të jetë elektrike dhe trenat në të do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 kilometër në orë.

Vepra infrastrukturore e gjatë 120 kilometër parashikohet të përfundojë në 2030-n duke bërë të mundur që nëpërmjet saj të lëvizin 2.3 milionë udhëtarë e 900 mijë tonë mallra çdo vit.

Detajet janë publikuar në marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimit të çuar në Kuvend për miratim nga qeveria.

“Është e vetmja linjë ndërkombëtare që vendi ka le të themi për transportin e pasagjerëve dhe mallrave, që para viteve ’90.

Lidh Shqipërinë me Malin e Zi përmes stacionit të Tuzit për të vijuar pastaj në Podgoricë dhe lidhjen me kryeqytete e tjera së asaj pjese të Rajonit siç është Beogradi, Zagrebi, Lubjana e deri në Budapest”, tha Erjola Muka, Zhvillimi i Infrastrukturës dhe Territorit, MIE.

Marrëveshja e kredisë me BERZH, që pritet të miratohet në Kuvend kap një vlerë prej 98.75 milionë euro. Në total, linja hekurudhore pritet të kushtojë 356 milionë euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending