Connect with us

Infrastrukturë

Inspektorati i Kryeqytetit: Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj ndërtimi pa leje në Lakrishtë

Published

on

Inspektorati i Kryeqytetit përmes këtij njoftimi dëshiron të njoftojë gjithë opinionin publik dhe njëherit të demantojë shpifjet e atyre që shpifja e mashtrimi i është bërë pjesë e pandashme e identitetit politik.

Përmes rrjeteve sociale janë shpërndarë qëllimisht informata të pasakta me qëllim të dezinformimit dhe manipulimit të qytetarëve të Kryeqytetit kinse në Kryeqytet ka ndodhur një ndërtim (ndërtim i disa kateve) pa leje e që ndërlidhen me një objekt në lagjen “Lakërishtë”.

Objekti në fjalë që është akoma në ndërtim e sipër nga kompania “Olti Trasing” sh.p.k në cilësinë e investitorit, para një kohe ka pasur një ndalim të punimeve nga ana e Inspektoratit për shkak të disa paqartësive që kemi hasur në dokumentet e ndërtimit (leje dhe projekt) por që ndërkohë është bërë harmonizimi nga ana e kompanisë dhe është aprovuar ndryshimi nga organet kompetente të Kryeqytetit.

Pra lejet e ndërtimit me nr.05-035-71040 dhe nr.05-035-232898, janë plotësuar e ndryshuar sipas aktvendimit 05 nr. 351/05 – 37066/23 dt.20.12.2023 për caktimin e taksës administrative për ndryshimin e lejeve ndërtimit paraprake gjegjësisht rritjen e etazhiteti, me ç’rast pala ka paguar taksën administrative si dhe taksën infrastrukturore sipas marrëveshjes me Komunën e Prishtinës dhe rrjedhimisht është pajisur me lejen ndërtimore.

Prandaj, Inspektorati i Kryeqytetit njofton gjithë opinionin publik se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj ndërtimi pa leje e as tejkalim të lejes por vetëm janë eliminuar disa paqartësi të cilat kanë ekzistuar e për të cilat edhe shpërndarësi i dezinformatës së sotme është njoftuar brenda pak orëve muaj më parë.

Inspektorati i Kryeqytetit dënon format e tilla të tentim mashtrimit të qytetarëve të Kryeqytetit veçanërisht kur këto ndodhin nga ata që janë zgjedhur t’i përfaqësojnë ata.

Në fund, për kureshtarët, ne jemi krejt të hapur të ofrojmë sqarime edhe më të detajuara për rastin në fjalë por edhe për gjithë punën tonë, por jemi edhe krejtësisht të gatshëm të ballafaqohemi në çdo moment e rrethanë me shpifësit dhe mashtruesit e dëshmuar në skenën tonë poilitike e publike.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending