Connect with us

Infrastrukturë

Nga kioskat te ndërtesat, në Tiranë u shembën 135 objekte

Published

on

Qeveria në shtatorin e 2022, ndërmori një aksion ku përmes një VKM-je, do sekuestroheshin për llogari të shtetit apo blerjen e kateve pa leje të ndërtuara nëpër pallate.

Por si ka vijuar kjo në kryeqytet ku boom-i i ndërtimeve vijon me ritme të shpejta?

Referuar të dhënave të Open Data Tirana, vetëm në 2023, shtatë objekte u janë nënshtruar kontrolleve për pezullim punimesh, shkruan SCAN.

Një objekt në Njësinë Administrative numër 3, si dhe 6 objekte në njësitë administrative 5 dhe 9.

Po në të njëjtat të dhëna, raportohet se në vitin që lamë pas janë gjithsej 135 objekte të prishura në qarkun e Tiranës, duke nisur nga kioskat e deri te ndërtesat e lokalet.

Ndërsa përsa i përket urdhrave të bllokimit, janë 114 të tillë. Arsyet e urdhrave të bllokimit vijnë si pasojë e mospagesës së taksave vendore, mos regjistrimit si subjekt tatimor, si dhe për lirim hapësirash. Për ndërtimet pa leje janë vendosur gjithsej 9 gjoba në qarkun e Tiranës./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prezantohet plani për tregun e ri në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar para përfaqësuesve të Tregut në kryeqytet, gjithë planin e detajuar të hapësirave të tregut ku ata do të shesin produktet e tyre, e që është një ambient shumë më i përshtatshëm, super modern për vetë shitësit dhe blerësit.

“Treg i ri, modern me kushte shumë më të përshtatshme për tregtarët e blerësit. Së shpejti fillojmë me punimet në realizimin e projektit.”, deklaroi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ministria e Bujqësisë do të investoj 300 mijë euro në ndërtimin e Kanaleve të Ujitjes në Komunën e Suharekës

Published

on

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj deklaroi se 300.000 euro do të jetë shuma me të cilën do të investoj Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për Komunën e Suharekës

“Ndërtimi i Kanaleve të Ujitjes në Komunën e Suharekës” – është projekti i cili do të investohet, dhe për këtë nënshkruam me Ministrin Faton Peci memorandumin e mirëkuptimit për të cilin jam falënderues dhe mirënjohës.”, deklaroi kryetari Muharremaj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fatura milionëshe për “Arkitektin e Kryeqytetit”, reagon Përparim Rama

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, publikoi një faturë të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit në vlerë prej 1,048,950.00, si e paguar nga Komuna e Prishtinës.

Sipas Ramës, kjo faturë e përgjithësuar është plasuar në publik e pakompletuar.

Sepse, siç thotë ai, ajo faturë e përgjithësuar i ka edhe katër fatura mbështetëse ku është detajuar secili cent i shpenzuar për shërbimet e ofruara sipas kontratës së nënshkruar me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit.

“Të gjitha këto fatura i ka pasur në dispozicion Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por ai qëllimisht nuk i ka postuar për të krijuar opinion të rrejshëm të keqmenaxhimit të parasë publike dhe për t’a shndërruar një shërbim profesional në temë për përfitime politike në mënyrë dinake” – ka shkruar Rama duke bashkangjitur edhe fatura tjera në rrjetin social “Facebook” më 10.05.2024.

Dëshirojmë të sqarojmë për opinionin publik se ajo faturë e përgjithësuar i ka edhe katër fatura mbështetëse ku është detajizuar secili cent i shpenzuar për shërbimet e ofruara sipas kontratës së nënshkruar me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit. Të gjitha këto fatura i ka pasur në dispozicion Shefi i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por ai qëllimisht nuk i ka postuar për të krijuar opinion të rrejshëm të keqmenaxhimit të parasë publike dhe për t’a shndërruar një shërbim profesional në temë për përfitime politike në mënyrë dinake.

Për qëllime të transparencës së plotë, po e bashkangjesim faturën e përgjithësuar bashkë me faturat mbështetëse.

E lusim publikisht Shefin e Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të mos keqinformojë publikun dhe të mos ndërtojë opinion të rrejshëm për qëllime politike.

Në fund, e informojmë publikun se Shefi i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare me datën 02 maj 2024. Organet e Kryeqytetit i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës me datën 08 maj 2024, brenda afatit ligjor të paraparë, dhe i kanë dërguar të gjithë dokumentacionin e kërkuar.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending