Connect with us

Infrastrukturë

Një vit pas shpalljes Park Kombëtar, lumi Vjosa mbetet i rrezikuar

Published

on

Një vit pasi u shpall Park Kombëtar, Vjosa rrezikohet nga dy ndërhyrje me ndikim madhor në ekosistem. Mbrojtja e premtuar duket se  funksionon vetëm në letra.

Në një shpallje ceremoniale, ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro deklaroi asokohe se parku do të përfshijë të gjithë rrjedhën kryesore të Vjosës, bashkë me tre degëzimet e tjera: Bënçën, Shushicën dhe Drinon.

Sot, një vit më vonë, banorët e fshatrave përgjatë luginës së lumit Shushicë po protestojnë kundër marrjen së ujit të këtij lumi, i cili kërcënohet nga ndërtimi i ujësjellësit të Himarës.

Marrja e ujit për këto fshatra do të thotë shpopullim, ata e përdorin atë për vaditje të tokave, por edhe për bagëtitë.

Banorët kanë mbajtur disa protesta, ku kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të punimeve, që kanë përparuar me rritme të shpejta, në një kohë kur plani i menaxhimit të Vjosës Park Kombëtar nuk është miratuar ende.

Ekspertët kanë ngritur alarmin për kërcënimin e Vjosës nga ky projekt duke theksuar se “pa Shushicë nuk ka Vjosë”.

Por ujësjellësi i Himarës nuk është i vetmi projekt që kërcënon Parkun Kombëtar të Vjosës. Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë është një tjetër rrezik që i kanoset Vjosës prej kohësh.

Sot në përvjetorin e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, organizata “EcoAlbania” ka bërë thirrje për ndalimin e projekteve.

“Integriteti i parkut mbetet i kërcënuar nga punimet e vazhdueshme për devijimin e ujit të Shushicës për të ushqyer turizmin masiv bregdetar dhe nga ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mes të deltës së mbrojtur të Vjosës”, – thuhet në reagimin e “EcoAlbania”. Ata i bëjnë thirrje qeverisë të mbajë premtimet për ruajtjen e Parkut Kombëtar.

Edhe organizata ndërkombëtare “Riverwatch”, e angazhuar në mbrojtjen e Vjosës, i është bashkuar thirrjes për ndalimin e këtyre projekteve.

Si po “sulmohet” Parku Kombëtar Vjosa?

Uji i burimit të Lëpushës do të futet në një rrjet tubash prej 20 kilometër, për të furnizuar zonat turistike në bregdet. Pas Drinosit, Shushica është degëzimi i dytë kryesor i lumit Vjosa, i fundit lum i egër në Evropë.

Shpallja u duk sikur e shpëtoi Vjosën nga hidrocentralet, vetëm për ta përballur me një kërcënim të ri, tharjen e burimeve nga ujësjellësi i Himarës.

Shqipëria numëron 12 parqe kombëtare, 23 parqe natyrore, 516 monumente, 5 Zona të Mbrojtura me Interes Ndërkombëtar, 5 Peizazhe të mbrojtura dhe 1 rezervat të biosferës, të cilat me ndryshimet e fundit në ligjin për “Zonat e Mbrojtura” kërcënohen nga ndërtimet./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prezantohet plani për tregun e ri në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar para përfaqësuesve të Tregut në kryeqytet, gjithë planin e detajuar të hapësirave të tregut ku ata do të shesin produktet e tyre, e që është një ambient shumë më i përshtatshëm, super modern për vetë shitësit dhe blerësit.

“Treg i ri, modern me kushte shumë më të përshtatshme për tregtarët e blerësit. Së shpejti fillojmë me punimet në realizimin e projektit.”, deklaroi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ministria e Bujqësisë do të investoj 300 mijë euro në ndërtimin e Kanaleve të Ujitjes në Komunën e Suharekës

Published

on

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj deklaroi se 300.000 euro do të jetë shuma me të cilën do të investoj Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për Komunën e Suharekës

“Ndërtimi i Kanaleve të Ujitjes në Komunën e Suharekës” – është projekti i cili do të investohet, dhe për këtë nënshkruam me Ministrin Faton Peci memorandumin e mirëkuptimit për të cilin jam falënderues dhe mirënjohës.”, deklaroi kryetari Muharremaj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fatura milionëshe për “Arkitektin e Kryeqytetit”, reagon Përparim Rama

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, publikoi një faturë të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit në vlerë prej 1,048,950.00, si e paguar nga Komuna e Prishtinës.

Sipas Ramës, kjo faturë e përgjithësuar është plasuar në publik e pakompletuar.

Sepse, siç thotë ai, ajo faturë e përgjithësuar i ka edhe katër fatura mbështetëse ku është detajuar secili cent i shpenzuar për shërbimet e ofruara sipas kontratës së nënshkruar me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit.

“Të gjitha këto fatura i ka pasur në dispozicion Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por ai qëllimisht nuk i ka postuar për të krijuar opinion të rrejshëm të keqmenaxhimit të parasë publike dhe për t’a shndërruar një shërbim profesional në temë për përfitime politike në mënyrë dinake” – ka shkruar Rama duke bashkangjitur edhe fatura tjera në rrjetin social “Facebook” më 10.05.2024.

Dëshirojmë të sqarojmë për opinionin publik se ajo faturë e përgjithësuar i ka edhe katër fatura mbështetëse ku është detajizuar secili cent i shpenzuar për shërbimet e ofruara sipas kontratës së nënshkruar me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit. Të gjitha këto fatura i ka pasur në dispozicion Shefi i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por ai qëllimisht nuk i ka postuar për të krijuar opinion të rrejshëm të keqmenaxhimit të parasë publike dhe për t’a shndërruar një shërbim profesional në temë për përfitime politike në mënyrë dinake.

Për qëllime të transparencës së plotë, po e bashkangjesim faturën e përgjithësuar bashkë me faturat mbështetëse.

E lusim publikisht Shefin e Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të mos keqinformojë publikun dhe të mos ndërtojë opinion të rrejshëm për qëllime politike.

Në fund, e informojmë publikun se Shefi i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare me datën 02 maj 2024. Organet e Kryeqytetit i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës me datën 08 maj 2024, brenda afatit ligjor të paraparë, dhe i kanë dërguar të gjithë dokumentacionin e kërkuar.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending