Connect with us

Infrastrukturë

Të blesh shtëpi/banesë në Austri është luks apo nevojë?

Published

on

Rritja e interesave bankare ka bërë që dy vitet e fundit të ndihet një lloj “krize” në lëmin e ndërtimit në Austri. Kjo ka prekur edhe shumë biznese të shqiptarëve në Austri, duke qenë se shumica prej tyre janë kryesisht të lidhura me sektorin e ndërtimtarisë. Albinfo.at ka realizuar një temë rreth faktorëve që sollën këtë “krizë” si dhe, a është koha aktuale e përshtatshme për të investuar në patundshmëri?

Kushdo që në vitin 2021 ka marrë një kredi 30-vjeçare për të blerë një pronë në Austri duhej të paguante çdo muaj rreth 30 për qind të të ardhurave neto të familjes. Sot, në vitin 2023, kjo përqindje është tashmë 46 për qind. Normat e interesit janë rritur, por në të njëjtën kohë tani është shumë më e vështirë për shumë qytetarë në Austri të marrin një kredi. Këto të dhëna kanë dalë së fundmi nga “Statistik Austria”, shkruan Albinfo.ch.

Rritja e interesave bankare ka bërë që dy vitet e fundit të ndihet një lloj krize në  lëmin e ndërtimit në Austri. Kjo ka prekur edhe shumë biznese të shqiptarëve në Austri, duke qenë se shumica prej tyre janë kryesisht e lidhur me sektorin e ndërtimtarisë.

Argtim Hani, biznesmen i suksesshëm në Vjenë i cili merret tash e 25 vjet me veprimtarinë e patundshmërive thekson për albinfo.at se, ky vit ka qenë ndër vitet më të vështira në sektorin e patundshmërive. “Unë e kam përjetuar edhe krizën e vitit 2008, por nuk ka qenë në përmasa në këtë formë. Kjo tani na ka befasuar të gjithëve! Nëse flasim për shtetin austriak, kriza të tilla mund të jenë më përqindje shumë të vogël, por duke qenë që jemi pjesë e Bashkimit Evropian, sigurisht që na përfshin edhe ne“, ka thënë ai.

Eksperti i pasurive të patundshmërive, Argtim Hani shpjegon se, cilët mund të jenë faktorët që sipas tij ka ndikuar në këtë „krizë“ në sektorin e patundshmërisë.

„Prej që merrem me patundshmëri, gjithmonë ka pasur ngritje të çmimeve me një përqindje të caktuar. Kur filloi pandemia, 3-4 muaj u bllokua ky sektor sepse me gjasë njerëzit filluan të kenë një lloj paniku dhe ishin skeptikë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Por, kur shteti austriak iu dha mundësinë, çmimet u rritën me një shpejtësi më të madhe në krahasim me vitet e kaluara. Kjo rritje, ishte edhe fillimi i çorientimit të tregut. Kah mesi i vitit 2022 filloi rritja e interesit bankar me një rritje të shpejtë nga rreth 2 për qind sa ishte, shkoi në rreth 7-8 për qind. Përveç kësaj, erdhën edhe disa ligje të tjera të cilat vështirësuan mundësinë e blerësit të fundit. Kur krijohen vështirësi për blerësin e fundit, automatikisht krijohet problem edhe për investitorët. Megjithatë, pavarësisht rritjes së interesave bankare, në zonën 1 dhe 2 të Vjenës çmimet akoma kanë mbetur të qëndrueshme“, shpjegon biznesmeni Argtim Hani.

Sipas zotit Hani, një faktor tjetër për prishjen e ekuilibrave të patundshmërisë është edhe se, duke u rritur me hapa të shpejtë kjo lloj veprimtarie, filluan të merren me patundshmëri edhe shumë njerëz të cilët nuk e njihnin mirë këtë veprimtari pa i llogaritur mirë rreziqet që mund të ndodhin nëpër botë dhe që mund të sjellin kriza të ndryshme.

Si mund të dilet nga kjo “krizë”?

Ndërkohë Kaltrina Durmishi, ekonomiste dhe bankiere në departamentin e procesimit të investimeve me letra me vlerë në “Erste Bank” në Vjenë, thekson për albinfo.at se, rritja e normës bazë të interesit e ka burimin nga Banka Qendrore Evropiane. “Rritja ishte e nevojshme për të luftuar inflacionin, i cili doli jashtë kontrollit. Rrethanat politike dhe sociale në botë ndikuan tek rritja e inflacionit (padyshim pandemia dhe luftërat nëpër botë ishin arsyet kryesore), pasi Banka Qendrore e kishte mbajtur normën bazë të interesit për shumë kohë jashtëzakonisht të ulët. Nuk ngeli asnjë instrument i mundshëm tjetër në dispozicion përveç rritjes se normës bazë. Arsyeja e dytë është vështirësimi i kushteve nga bankat. Për të financuar patundshmëri duhet klienti të ketë të paktën 20 për qind të shumës, si dhe kësti i kreditit nuk duhet të jetë më i lartë se 40 për qind e të ardhurave të një familje”, thotë ajo.

Për të dalë nga kjo “krizë” sipas Katrina Durmishit duhet të rregullohen disa faktorë: “Fillimisht, inflacioni duhet të kthehet në nivele normale, dhe kjo është duke shkuar në drejtimin e duhur. Faktori i dytë, të ardhurat duhet të rriten (gjë që në Austri bëhet pothuajse automatikisht me rritjet vjetore të kontratave kolektive). Pastaj duhet të ulet prapë norma bazë në nivele të përballueshme për kushtet që i ofron Austria”, shpjegon ajo.

A duhet të investojmë në pasuri të patundshme?

Një biznesmen tjetër që merret prej vitesh me sektorin e ndërtimit është Armend Mehmeti, njëri nga pronarët e kompanisë “Hekuri GmbH”. Kompania e tij përveç tjerash,  njihet edhe për ndërtimin e shtëpive të shumë shqiptarëve në Vjenë dhe rrethinë. Ai thotë se, shumica e shqiptarëve ndërtimin e shtëpive e bëjnë me para të kursyera ndër vite. “Shqiptarët janë punëtorë të zellshëm dhe ndërtimet për familjen e tyre pothuajse gjithë investimit i bëjnë nga kursimet e tyre vetanake dhe nuk njihen për investime me kredite bankare”.

Armendi sqaron se, të investosh në patundshmëri është edhe luks por edhe nevojë. “Unë mendoj se janë të dyja. Ne jemi dëshmitarë që vlera e pronës në Austri e sidomos në Vjenë po rritet nga viti në vit. Pavarësisht krizës, Vjena është dukshëm më mirë se sa qytetet tjera të mëdha të shteteve për rreth. Kjo lë të nënkuptohet se pavarësisht interesit të lartë bankar, mendoj që pas disa vjetësh, ai që investon do ta kuptojë që ka bërë investimin e duhur”, thotë biznesmeni Mehmeti./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending