Connect with us

Infrastrukturë

Turqi: Një vit pas katastrofës – mbjetesa në qytete fantazmë

Published

on

Turqia kujton sot më shumë se 50.000 viktimat e katastrofës së tërmetit një vit më parë. Rindërtimi ecën ngadalë, sot ende shumë vetë jetojnë në strehimore provizore. Kush mundet është larguar nga rajoni.

Më 6 shkurt 2023 juglindja e Turqisë dhe Sirisë veriore u trondit nga një tërmet i fuqishëm. Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 50.000 vetë ndërruan jetë nga tërmeti, më shumë se 125.000 u plagosën. Qyteti Hatay në kufirin me Sirinë u prek më shumë nga tërmeti. Aty ku janë hequr rrënojat dhe mbeturinat nuk ka mbetur asgjë më. Shumë lagje të Hatay janë kthyer në lagje fantazmë.

Jeta provizore bëhet e përhershme

Pas tërmetit shumë banorë u larguan, ata që kanë qëndruar jetojnë në masë të madhe në kontenierë, që ishin menduar të ishin strehimore provizore. Rreth 200 prej tyre u ngritën me shpejtësi në zonën përreth Hatayt. Më shumë se 187.000 vetë kanë gjetur aty strehë. Sot pakënaqësia është e madhe. Banorët ankohen se ka shumë pak vend në kontenierë. Në shumë prej tyre banojnë familje të tëra. Serap Selcuk ndan një kontenier me dy fëmijët dhe pesë persona të tjerë. Ajo thotë, se kanë kërkuar një kontenier të dytë, por nuk kanë marrë ende përgjigje. “Kushtet e jetesës janë të vështira”, thotë mësuesja për DW. “Fëmijët dhe unë kemi vështirësi të mëdhe të gjejmë veten këtu”. Edhe Meryem Kataras banon në strehimore provizore. “Jeta këtu është e vështirë, po ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën”, thotë Mereym, nënë me tre fëmijë. Shpesh mungon uji dhe rryma elektrike.

Vetëm 25 apartamente gati

Se sa ngadalë ecën rindërtimi kuptohet tek ndërtimi i apartamenteve të reja në Hatay. Plani ishte të ndërtoheshin 45.000 apartamente të reja. Por vetëm 2600 prej tyre janë para përfundimit. Gati për të hyrë janë vetëm 25 apartamente, sipas të dhënave zyrtare. Meryem Kataras thotë, se numri i ndërtimeve të reja nuk mjafton. Ndërtimet janë zhvendosur në një pjesë të largët të qytetit, ato janë ende pa përfunduar dhe rrugët nuk janë gati. “Më duket e pamundur t’u ndihmohet të gjithë të prekurve këtu”, thotë Karatas, që para tërmetit kishte shtëpinë e saj.

Shumë banorë duan të qëndrojnë në Hatay, si Mustafa Bayir. “Unë nuk ika nga qyteti im pas tërmetit. Por shteti ia ka lënë Hatayn fatit”, thotë ai. Mustafai jeton me familjen tetëanëtarëshe në një kontenier të vogël. “Kishim një apartament 179 metra katrorë. Tani duhet të jetojmë në 21 metra katrorë” rrëfen 70 vjeçari Abudlsamet Pulat. Megjithatë ai i është mirënjohës shtetit.”Nuk vdiqëm urie, apo nga etja, kishim të paktën një strehë mbi kokë.”

Shumë vetë nuk kthehen

Edhe në zonën industriale të Hatayt u shkatërruan 95% e ndërtimeve. Ethem Icer bukëpjekës ka rihapur dyqanin në një ndërtesë gati të shkatërruar. Numri i klientëve kanë rënë shumë që pas tërmetit, thotë ai. Në vend të 4000 bukëve që shiste dikur, sot ai shet vetëm 1000. Nga shtatë punëtorë i ka mbetur vetëm një. Ethemi është i zemëruar me shtetin se dyqanxhinj të vegjël si ai nuk marrin ndihma. “Shteti na ka harruar”, thotë mekaniku Levent Icency për DW. “Shumë vetë duan të punojnë sërish, por nuk mbështeten sa duhet nga shteti. Më parë kishim këtu mjeshtra shumë të mirë. Por ata janë larguar tani dhe nuk kthehen më. Kjo është humbje e madhe.” Edhe taksisti Ekrem Özturk është i fundit nga 15 shoferët e sipërmarrjes së tij. “Shumë thonë se këtu gjërat janë normalizuar”, thotë Ekremi. “Por kjo nuk është e vërtetë. Nganjëherë dëshiroj që të kisha vdekur nga tërmeti. Nuk do më duhej të shihja të gjithë gjendje kështu sot.”

 

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending