Connect with us

Infrastrukturë

Shpallet tenderi 22 milionësh për përfundimin e punimeve në objektin e ri të Emergjencës

Published

on

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka shpallur tenderin prej më shumë se 22 milionë euro për përfundimin e punimeve në ndërtimin e objektit të ri të Emergjencës brenda hapësirës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) .

Në dosjen e këtij tenderi thuhet se Operatoret Ekonomik (OE) që dëshirojnë të marrin pjesë ne ketë proces të Prokurimit duhet te ofroj dëshmi se qarkullimi vjetor i OE, gjatë 3 viteve të fundit, pra 2021, 2022 dhe 2023 ka qenë në vlerë, se bashku ne te tri vitet, prej jo më pak se 30 milionë euro, raporton Front Online.

Po ashtu, më tutje në dosje të tenderit thuhet se Operatori Ekonomik duhet të dëshmoj se ka kapital financiar për realizimin e kontratës, mjete të gatshme në bankë ose mbështetje financiare nga banka, qasje të pakushtëzuar në kredi për realizimin e kontratës në vlerë prej së paku 4 milionë euro, ku 60 % e këtyre mjeteve duhet të plotësohen nga lideri grupit, nëse në garë hyjnë konsorcium dy e më shumë kompani.

Përveç qarkullimit financiar dhe parave të gatshme në bankë Operatori Ekonomik që synon të marrë pjesë në ketë proces Prokurimi duhet të dëshmoj se është i certifikuar me këto standarde profesionale: ISO 9001 – certifikatë për sistemin e menaxhimit të cilësisë, ISO 14001 – certifikatë për sistemin e menaxhimit të mjedisit,  ISO 45001 – certifikatë për sistemin e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë, ISO 3834-2 – certifikatë e cilësisë për saldimin e materialeve metalike, Ne rast të konsorciumit, kërkohet për të gjithë anëtaret e grupit.

Më tutje në dosjen e tenderit të siguruar nga Front Online thuhet se Operatori Ekonomik duhet të dëshmoj se ka realizuar me sukses projekte te ngjashme ndërtim ose renovim i objekteve te larta, në vlerë të përgjithshme jo me pak se 25 Milion Euro, gjatë periudhës se shkuar tre vjeçare deri në njoftimin për Kontratë.

“Ne rast te konsorciumit, së paku 60% e punëve te përfunduara kërkohet për liderin e grupit. Së paku njëri projekt te jetë spitalor me vlerë të madhe (kërkohet për liderin ne rast te grupit), ku të jenë kryer punime lidhur me X-ray, Gaz medicional, ventilim, klimatizim, dyer X-ray Automatike, etj. Nuk pranohen objektet individuale, ambulanta, projekte rrugore, ura, ujësjellës, kanalizime, e te ngjashme” thuhet më tutje në dosje të tenderit./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending