Connect with us

Infrastrukturë

Në Podujevë, metri katror i banesave arrin në 900 euro

Published

on

Shembulli më konkret se në Kosovë po ndërtohet dhe banesat edhe më tutje kanë treg solid dhe me çmime gjithnjë në rritje, është Podujeva, një qendër komunale me rreth 100 mijë banorë, por deri në 3-4 vjetët e fundit e pa shquar për nga vrulli i ndërtimeve të banesave.

Në Podujevë, në dy komplekse, ndërtimi të banesave të filluara në shtator të 2023-tës, në një zonë që vlerësohet si shumë atraktive dhe që shtrihet përgjatë lumit Llap në ish-prona të Blakqorëve dhe shumë pranë qendrës së qytetit, një metër katror i një banese kushton 900 euro, shkruan Buletini Ekonomik.

Dhe, sado që ky çmim është ndjeshëm më i lartë se sa çmimet e banesave në fillim të 2023-tës dhe gjatë tërë vitit 2022 (në Podujevë më 2022 çmimi mesatar i një metri katror ka kushtuar 600 deri në 650 euro, e shumë-shumë edhe 700 euro), blerësit e shumtë, praktikisht kanë ngarendur për t’i blerë ato që në nismën e ndërtimit.

Megjithë çmimet e ngritura dukshëm të materialeve të ndërtimit (hekurit, tullave, plastikës etj) në vitet e fundit, dhe megjithë uljen e përkohshme dhe në raste të vrullit të ndërtimeve, në Kosovë po ndërtohet akoma shumë, sidomos komplekse banesore.

Në Podujevë, tani po ndërtohet shumë, madje vrullshëm, por edhe çmimet e banesave janë po ashtu të ngritura hovshëm. Nga shtatori i vitit që shkoi, në këtë qendër komunale kanë nisë të ndërtohen dy komplekse banesash nga kompanitë ndërtimore “Malësia” dhe “Flori” në një zonë, që vlerësohet si shumë atraktive dhe joshëse dhe që shtrihet përgjatë lumit Llap në ish-prona të Blakqorëve dhe që gjenden shumë pranë qendrës së qytetit.

Sipas një ndërtimtari të këtyre banesave, që e do anonimitetin, interesimi për to është shumë i madh, dhe shumica e tyre janë kontraktuar nga blerësit që në fillim të nisjes së ndërtimit të tyre. Një metër katrori një banese në këto komplekse kushton 900 euro, dhe sado që ky çmim është ndjeshëm më i lartë se sa çmimimet e banesave në fillim të 2023-tës dhe gjatë tërë vitit 2022 (në Podujevë më 2022 çmimi mesatar i një metri katror ka kushtuar 600 deri në 650 euro, e shumë-shumë edhe 700 euro), blerësit e shumtë, praktikisht kanë ngarendur për t’i blerë ato.

Për koston e banesave në qendër dhe në afërsi të saj, në Prishtinë, dihet, se ku ku kanë arritur çmimet e banesave. Këto ditë, ato kanë shkuar edhe në 3,500-4,000 euro metri katror në qendër dhe në lagjet e vjetra prishtinase siç është Ulpiana, Dardania, ku metrin katror të një banese vështirë që mund ta gjesh nën 2,500 edhe 3,000 euro.

Çmimet janë të ngjashme edhe në Prizren, ndërsa pak më të ulëta janë në qytetet tjera, si: Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan dhe Pejë. Për krahasim, një metër katror i një banese në Fushë Kosovë kishte arritur në 650 euro e më shumë në mars të vitit 2022, nga 500 sa ka qenë vitin paraprak. Çmimi atje tani, në raste ka arritur edhe në 700 dhe 800 euro metri katror./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending