Connect with us

Infrastrukturë

Lansohen masat për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje

Published

on

Ministria e Ekonomisë të mërkurën ka lansuar subvencionimin për pajisje efiçiente për ngrohje në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme financuar nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti, tha se janë investuar 35 milionë euro në këtë sektorë dhe kjo falë mbështetjes së BE-së. Duke arsyetuar çmimet e energjisë, ai tha se për këtë ka ndikuar lufta në Ukrainë. Sipas tij, lansimi i kësaj thirrje tregon përkushtimin e miqve për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Këtë vit për herë të parë është duke investuar një shifër rekord prej 35 milionë euro në programet e eficiencës së energjisë për sektorin rezidencial dhe bizneset, që njëherësh është shuma më e madhe ndonjëherë e investuar në Kosovë. Ky investim është mundësuar falë mbështetjes nga Komisioni Evropian në kuadër të pakos emergjente për energji prej 75 milionë euro. Në kuadër të zbatimit të programit kombëtar duke filluar nga pranvera e këtij viti, kemi filluar me një seri masash. E kemi nisur programin për efiçiencë të energjisë në ndërtëse të banimit social, në vlerë prej 10 milionë euro. Nga i cili përfitojnë 13 komuna për renovimin dhe përshtatjen për eficiencë të 28 ndërtesave për banim social”, tha Kurti.

“Sektori i energjisë është sektori më i rëndësishëm për ekonominë e një vendi dhe faktorin kryesor bizneset e kanë çmimin e energjisë. Lansimi i kësaj mase tregon përkushtimin e miqve tanë për zhvillimin ekonomik të Kosovës”.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ndërmarrësit vendës janë kontribuuesit kryesor të zhvillimit ekonomik, prandaj u ka bërë thirrje që të aplikojnë për subvencione.

“Masa për subvencionim të ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme do të jetë e hapur që nga sot dhe përfshin subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, për pompa termike, për kondicionerë apo klima efiçiente. Për të parën në vlerë deri në dy mijë euro, për të dytën në vlerë deri në një mijë euro. Kaldaja me biomasë, si dru, pelet në vlerë deri në dy mijë euro, si dhe studa individuale me biomasë në vlerë deri në 500 euro. Përfitimet e investimeve në efiçiencë të energjisë përkthehen drejtpërdrejt në kursime, në kostot e bizneseve”, u shpreh ajo.Ndërsa Alessandro Bianciardi nga Zyra e Bashkimit Evropian, tha se deri në shtator kanë aplikuar 20 mijë familje për subvencionim në sektorin e energjisë, raporton EO.

“Gjatë vitit 2023, qytetarët kanë parë një përkrahje të madhe sa i përket subvencionimit të energjisë, ku deri në shtator, sa i përket konsumatorëve kanë aplikuar 20 mijë familje”./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending