Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të përfitojnë nga një plan i ri rritjeje prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor.
Plani do t’i sjellë rajonit disa nga përfitimet e anëtarësimit në BE përpara pranimit, do të nxisë rritjen ekonomike dhe do të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike aq të nevojshme.
Plani i rritjes duhet të përshpejtojë ndjeshëm procesin e zgjerimit dhe rritjen ekonomike të rajonit.
Plani i ri i rritjes bazohet në katër shtylla:
Rritja e integrimit ekonomik të rajonit në tregun e përbashkët të BE-së
Nxitja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal
Përshpejtimi i reformave themelore
Rritja e ndihmës financiare për të mbështetur reformat
Partnerët e Ballkanit Perëndimor do të duhet të kryejnë reforma kyçe për të marrë fondet e alokuara. Ata do të ftohen të përgatisin një axhendë reformash bazuar në rekomandimet ekzistuese nga raportet e zgjerimit si dhe në programet e reformës ekonomike.
Këto agjenda do të vlerësohen dhe miratohen nga Komisioni.
Zgjerimi mbetet një politikë kyçe e Bashkimit Evropian.
Anëtarësimi i plotë në BE për Ballkanin Perëndimor është në interesin politik, të sigurisë dhe ekonomik të Unionit dhe do t’u përgjigjet aspiratave të njerëzve në rajon./Media Ndërtimi