Connect with us

Investim

Hyundai investon 18 miliardë dollarë në segmentin e veturave elektrike

Published

on

Hyundai Motor Group, që përbëhet nga markat Hyundai, Kia dhe Genesis, planifikon që deri në vitin 2030 të bëjë një investim prej 18.6 miliardë dollarëve në mënyrë që të bëhet një nga top 3 prodhuesit botëror të veturave elektrike.

Ky njoftim u bë në ceremoninë e hapjes së themelit të fabrikës së re të Kia-s në Korenë e Jugut. Fabrika prodhimin në masë do ta fillojë në vitin 2025, dhe fillimisht do të prodhojë deri në 150 mijë vetura për vit.

Investimi do të rrisë prodhimin dhe eksportin, dhe do të dërgojë kompaninë drejt linjës prej 31 modeleve të veturave elektrike deri në vitin 2030, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Grupi njoftoi se planifikon që deri në vitin 2030 do të rrisë prodhimin lokal të veturave elektrike në Korenë e Jugut deri në 1.51 milionë njësi në vit, ndërsa prodhimin global do ta rrisë deri në 3.64 milionë njësi.

Ky investim nga Hyundai gjithashtu do të shkojë drejt zhvillimit të platformës eM EV, debutimi i së cilës është planifikuar të bëhet në vitin 2025. Ajo do të jetë baza e të gjitha veturave elektrike – nga të voglat, tek “sedanët” dhe SUV-të.

Platforma e re do të ofrojë një distancë deri në 50 për qind më të lartë ndaj veturave e-GMP – e që përkthehet në një distancë prej deri në 750 kilometra për modelet e mesme si Ioniq 5 dhe Kona, dhe deri në 900 kilometra për “sedanët” më të mëdhenj./Media Ndërtimi.

Investim

Porti danez do të investojë 980 milionë euro në zgjerimin e gjelbër

Published

on

Porti i Esbjerg nënshkruan marrëveshje për zgjerimin e sektorit të fermave me erë dhe objekteve të kapjes dhe magazinimit të karbonit

Autoritetet në Portin e Esbjerg në Danimarkë – që thuhet se është porti më i madh për aktivitetet e erës në det të hapur në botë – kanë siguruar një marrëveshje financimi që mund të shpenzojë deri në 7 miliardë DKK (940 milionë euro) për zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së portit për të mbështetur tranzicioni i gjelbër i vendit.

Porti dhe kompania kryesore e fondit të pensioneve në vend, PensionDanmark, nënshkruan së fundmi marrëveshjen e bashkëpunimit. Ai synon të përshpejtojë instalimin e objekteve që mund të strehojnë kompanitë në sektorin në rritje të energjisë së erës, në përgatitje për “bumin e madh të erës” në Detin e Veriut.

Sipas autoriteteve në Portin e Esbjerg, duhet të krijohen më shumë ferma me erë në Detin e Veriut për të përmbushur objektivat e Danimarkës për të prodhuar 134 gigavat energji deri në vitin 2030 dhe 300 gigavat deri në vitin 2050./Media Ndërtimi

Continue Reading

Investim

U paralajmërua se do të investojë në Kosovë, Ministria hesht për kompaninë gjermane

Published

on

Mbi gjashtë muaj kanë kaluar nga koha kur u paralajmërua se kompania gjermane “LIDL” do të investojë në Kosovë. Por, deri tash duke se s’është bërë asgjë në këtë drejtim. Nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë kanë refuzuar të përgjigjen, sikur që veprojnë zakonisht.

Në fillim të qershorit të vitit të kaluar, Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja Rozeta Hajdari, kishin pritur në takim një delegacion të kompanisë LIDL, që ka një prej zingjirëve më të mëdhenj të dyqaneve ushqimore në botë.

Hajdari kishte thënë se mori zotimin e kësaj kompanie se do të investojë në Kosovë, derisa bashkë me Kurtin delegacionit ia kishin prezantuar tri lokacione strategjike për ndërtimin e qendës logjistike kësaj kompanie.

Madje, Ministrja kishte thënë edhe se përfaqësuesit e LIDL kishin konkluduar se Kosova është vendi me systemin më të mirë tatimor në botë.

“Me delegacionin e kompanisë LIDL u përshendetëm me zotimin e tyre që do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë, gjersa konkluduan se Kosova ka shumë potenciale konkurruese për investime dhe ndër të tjera, është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë. Ne mbetemi të përkushtuar dhe në dispozicionin e investitorëve LIDL, për t’ju lehtësuar hapat e tyre për të bërit biznes në Kosovë, për më shumë vende pune për të rinjtë tanë dhe për rritje të cilësisë dhe standardeve të një sërë ushqimesh dhe produktesh të freskëta me cilësi të lartë në vendin tonë dhe në botë”, kishte shkruar Hajdari në Facebook.

Por, prej atëherë, kjo kompani s’është përmendur më. Se a do të investojë vërtetë në Kosovë, as kjo s’dihet.

Gazeta Express ka dërguar pyetje te Ministria që udhëhiqet nga Hajdari, për të marrë informacione se a ka ndonjë të re në këtë drejtim si dhe për përfitimet që do t’i kishte Kosova në rast të investimit, por pavarësisht pritjes disa javore, s’ka marrë përgjigje.

Se kjo kompani do të investonte në Kosovë e kishte thënë edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Madje, Rukiqi kishte thënë se përveç që prodhimet kosovare do të shiten në rrjetin e LIDL në Kosovë, do të eksportoheshin përmes rrjeteve të kësaj kompanie edhe në vendet tjera.

“Perfaqesuesit e kompanise LIDL, mbeten te impresionuar me suksesin e Kosoves, ne rindertim dhe shtetndertim, me modernizimin e sektorit privat dhe cilesine e prodhimeve “Made in Kosova””, kishte shkruar Rukiqi.

Ndryshe, Kompania “LIDL” është zinxhir i dyqaneve ushqimore në 32 shtete dhe ka traditë 40 vjeçare në Evropë.

Kjo kompani me bazë në Gjermani ka gjithsej 11 mijë e 550 dyqane në Evropë, Amerikë dhe Azi që punësojnë mbi 341 mijë punëtorë.
“LIDL” është themeluar në vitin 1973./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Investim

Mercedes-Benz do të investojë 1.3 miliard dollarë për fabrikë të re në Poloni

Published

on

Ministria e Zhvillimit dhe Teknologjisë së Polonisë njoftoi se kompania gjermane Mercedes-Benz do të bëjë një investim prej 1.3 miliard dollarë në Poloni.

Në njoftimin e bërë nga ministria thuhet se me investimin në fjalë do të mundësohet punësim për mbi 2.500 persona.

Më tej thuhet se kompania do të hapë fabrikë me një investim prej 1.3 miliard dollarë për prodhimin e minibusëve elektrikë, transmeton Indeksonline.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, në deklaratën për gazetarët pas takimit të zyrtarëve të Mercedes-Benz, tha se kompanitë e mëdha i besojnë vendit.

Sipas tij, investimi i njoftuar nga Mercedes-Benz është shumë i rëndësishëm për Poloninë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending