Connect with us

Infrastrukturë

Qiratë e shtëpive ne Tirane mbi 350 eurove në muaj, shtrenjtohet periferia!

Published

on

Ky është normaliteti i ri në tregun e pasurive të paluajtshme, ku çmimet e qirave edhe në periferi të Tiranës, kanë kapërcyer në 300 euro.

Banka e Shqipërisë thotë se ky trend rritës nuk pritet të ndalet.

70% e agjencive imobilare pjesë e një anketimi të bërë nga banka qendrore thonë se çmimet do të jenë të qëndrueshme, 26% pohojnë se do të rriten dhe vetëm 4% presin ulje.

“Çmimet e apartamenteve që vazhdojnë të rriten normalisht vjen si pasojë e kërkesave që ka. Tirana dhe bregdeti kanë shumë kërkesa për blerje. Kostot po rriten çdo ditë, vuajnë realisht shumë mungesën e fuqisë punëtore ndërtuesit.

Ato po paguajnë më shumë për fuqinë punëtore dhe është normale që do të përkthehet në çmim”, thotë eksperti.

Superitja rreth qendrës së Tiranës me 29%, po orienton tregun në zonat periferike, ku dhe atje çmimet janë të larta, shkruan Shqiptarja.com

“Është normale që të rriten çmimet në periferi, pasi kush e ka të pamundur të blejë në qendër sigurisht do ti drejtohet periferisë. Për këtë arsye ka një rritje të madhe kohët e fundit”, tha Demirxhiu.

Ajo çfarë ka bërë diferencën në 6 muajt e parë të këtij viti, ka të bëjë edhe me blerjet e larta nga atë huajt. Banka e Shqipërisë thotë se 14% e pronave të shitura janë blerë nga të huajt.

“Apartamentet i blejnë të gjithë. Blejnë shqiptarët nga gjithë vendi, blejnë shumë të huajit, për investime, e shikojnë si një treg me potencial. Ndoshta për ne çmimet janë të larta por për një gjerman, polak apo italian është një treg i favorshëm”, tha Demirxhiu.

Në rang vendi çmimet e apartamenteve janë rritur me 11.6%, dhe si pasojë e këtij shtrenjtimi 40% e pronave janë blerë me kredi bankare./

Infrastrukturë

Një rrugë e re në Prishtinë, nga “1 Tetori” tek “Isa Kastrati”, vlera afro një gjysmë milioni euro

Published

on

Së shpejti nis ndërtimi i rrugës që lidh rrugën “1 Tetori” me atë “Isa Kastrati”.

Komuna e Prishtinës tashmë ka bërë edhe përzgjedhjen e kompanive në vlerë prej afro një gjysmë milioni euro, raporton Indeksonline.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në prokurimin online E-prokurimi , për këtë projekt janë shpallur fitues “Grupi i Operatorëve Ekonomikë Gashi 3 ING SH.P.K. Gashi ING SH.P.K.”, me çmimin prej 487,977.63 eurosh.

Për këtë projekt kanë aplikuar katër grupe ekonomike. Në bazë të kësaj dosjeje operatorët ekonomikë që kanë marrë pjesë kanë ofruar ofertë më të lirë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë të Klinës

Published

on

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.

Vlera e projektit të planifikuar është 212 000 euro, ku 50 000 euro do të paguhen nga buxheti i komunës, ndërsa pjesa tjetër nga ministria.

“Kam paraqitur kërkesat edhe për investime të tjera për të cilat ka nevojë Komuna e Klinës, si asfaltimi i transitit në Klinë, rehabilitimi i rrugëve rajonale që janë në përgjegjësi të ministrisë si rruga “17 Shkurti” në Caravik dhe rrugë të tjera. Investimet në rregullimin e infrastrukturës rrugore janë një ndër kërkesat më të mëdha të qytetarëve e ndër prioritetet tona si qeverisje komunale.”, deklaroi kryetari Elezaj.

“Me qëllim që të krijojmë kushte më të mira infrastrukturore, ne në vazhdimësi kemi investuar, si me buxhetin e komunës ashtu edhe me bashkëpunime të ndryshme” – ka thënë Elezaj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Diskutohet metodat për ndërtimin e digës së Pollatës në Podujevë   

Published

on

Në teatrin e qytetit “Avdush Hasani”, është mbajtur dëgjim publik me qytetarë për ndërtimin e Digës së Pollatës e cila është në fazën finale të hartimit të projektit.

Draft projektin e Digës e prezantoi kompania e kontraktuar e cila ka hartuar projektin, e ku të pranishëm ishin edhe drejtori i Urbanizimit, Leutrim Krasniqi, drejtoresha e Bujqësisë, Lirie Hoti, zyrtarë kompetentë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, zyrtarë komunalë dhe banorë nga fshati Pollatë, Zhiti, Murgull, Brecë dhe Sllatinë.

Gjatë prezantimit të draftit u diskutua për metodat e ndërtimit i digës së Pollates sipas moduleve dhe skenarëve të ndryshëm, impiantin e trajtimit të ujit, studimin e Fizibilitetit (FS) dhe vlerësimin e ndikimit Social Mjedisor (ESIA), si dhe çështje të tjera të ngritura nga qytetarët pjesëmarrës në debat.

Në fund të dëgjimit ekspertët e projektit falënderuan qytetarët për pjesëmarrjen, sygjerimet dhe komentet e tyre për një projekt kaq të rëndësishëm, gjithashtu theksuan që për proceset tjera rreth projektit dhe takimeve me qytetarë do të njoftohen më kohë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending