Connect with us

Turizëm

Kroaci: Ana negative e bumit të turizmit

Published

on

Kroacia është një destinacion turistik mjaft i kërkuar. Industria e turizmit e këtij vendi të Evropës Juglindore pritet që këtë vit t’i tejkalojë shifrat e vitit rekord, 2019, vitit të fundit para koronës. Kështu njofton Ministria kroate e Turizmit. Arsyeja kryesore për këtë bum është se Kroacia që nga fillimi i vitit është anëtare e zonës Shengen dhe për shumicën e turistëve nuk ka më kontrolle në kufi. Përveç kësaj monedha e mëparshme kuna është zëvendësuar me euron. Dhe kjo lehtëson udhëtimin.

“Krahasuar me vitet e mëparshme dhe me periudhën para pandemisë, në gjysmën e parë të 2023 ka patur rritje të lëvizjes së turistëve”, thotë një zëdhënës i Ministrisë. Vitet e fundit turizmi ka sjellë deri në 20 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Kroacisë, duke u bërë një faktor ekonomik vendimtar, sidomos në rajonet bregdetare.

Euro lehtëson udhëtimet

Anëtarësimi në Eurozonë nga ana tjetër ka rritur transparencën e tregut, raporti çmim-ofertë është bërë më i qartë për pushuesit, thotë një zëdhënës i Ministrisë. Po ashtu pasiguritë, që lidheshin me luhatjet e kursit të këmbimit, janë zhdukur. Kjo ua lëhtëson turistëve që të planifikojnë udhëtimin dhe buxhetin. “Hyrja në zonën Shengen dhe në Eurozonë do të sjellë përfitime të rëndësishme për turizmin kroat”, bën të ditur Ministria. “Vetëm duke marrë parasysh se rreth 80 për qind e pushuesve, që akomodohen në hotele në Kroaci, vijnë nga zona Shengen dhe gati 60 për qind nga Eurozona.”

Po që situata e re sjell me vete edhe probleme të reja, këtë e pohojnë edhe në Zagreb. Kështu kohët e fundit ka pasur shpesh ankesa për rritjen e madhe të çmimeve. “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë”, shprehet një zëdhënës i Ministrisë. “Por fajtor nuk është aq ndryshimi i monedhës sa inflacioni global. Analizat kanë treguar se çmimet janë rritur edhe në destinacione të tjera të Mesdheut, të cilat prej një kohe të gjatë janë pjesë e Eurozonës. Për fat të keq ka pasur edhe raste, kur futja e euros është përdorur si pretekst për rritjen e çmimeve. Të tilla “praktika të padrejta” monitorohen nga autoritetet përkatëse, thotë zëdhënësi, duke tërhequr vemendjen se në Kroaci, për shembull, mund të gjenden ende çmimet më të ulëta të benzinës në BE.

Kritika nga ambientalistët

Por megjithatë është e qartë se rritja e popullaritetit të vendit me 1880 kilometra vijë bregdetare, me më shumë se 600 ishuj dhe me pika të nxehta turistike si Dubrovniku ka edhe një anë tjetër të medaljes. Pasojat negative të turizmit masiv janë të pashmangshme. Si në Istria, në veri të vendit, në rajonin me numrin më të madh të pushuesve. Ky zhvillim kritikohet për shembull nga ambientalistët e Zelena Istra (Istria e Gjelbër).

Duket se edhe në kryeqytet e kanë kuptuar se ky objektiv nuk mund të arrihet pa ndërhyrë fort. Qeveria planifikon tani një ligj për turizmin, që do të kontrollojë zhvillimin në bazë të të dhënave objektive, bën të ditur Ministria. Krahas masave të tjera është parashikuar edhe një taksë pushimi. Të ardhurat nga kjo taksë duhet të shkojnë në dobi të mjedisit. Taksa, që nuk planifikohet të vendoset para vitit 2025, do të vlejë vetëm për zonat, që vuajnë nga efektet negative të bumit të pushuesve. “Padyshim, që nuk është turizmi masiv, ai që duam”, thuhet nga ministria. Megjithatë në Zagreb janë të lumtur për rritjen e numri të vizitorëve.

Turizëm

Mirror: Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar me plazhet më të bukura në Evropë

Published

on

Një vend dikur i ndaluar për turistët britanikë, tani i shndërruar në një nga pikat kryesore të udhëtimeve dhe i vlerësuar nga pushuesit falë plazheve të tij magjepsëse dhe çmimeve të lira, shkruan Benedict Tetzlaff-Deas në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”.

Pas disa dekadash nën regjimin komunist, Shqipëria hapi dyert e saj për turistët në fund të shekullit të XXI, dhe që atëherë ndërtesat gri të epokës komuniste janë zëvendësuar me peizazhet shumëngjyrëshe të qytetit dhe një kulturë elegante kafenesh.

Për më tepër, plazhet e vendit janë vlerësuar si disa nga më të mirat në të gjithë Evropën. Ksamili – një fshat bregdetar në Rivierën Shqiptare – është krahasuar me Maldivet nga përdoruesit e TikTok-ut dhe influencuesit e udhëtimeve.

Plazhet me rërë të bardhë, deti i qetë dhe kasollet e kashtës në plazhe sigurisht që kanë një ngjashmëri të madhe me ishullin tropikal, dhe gjithashtu janë shumë më të përballueshme.

Continue Reading

Turizëm

Euronews: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Published

on

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më pak të njohura larg turmave, shkruan Rebecca Ann Hughes në një artikull të botuar në “Euronews Travel”.

Ndoshta nuk do të mund të shihni monumentet ikonike apo të hani në restorante madhështore, por do të gjeni hapësirë, paqe, çmime më të ulëta dhe shumë surpriza.

Më poshtë vijojnë vendet më të mira për t’u shpëtuar turmave të turistëve. Përdoruesit e “Reddit” kanë sugjeruar katër destinacionet e përballueshme në Evropë për të vizituar në 2024 që përfshijnë:

Shqipëri – Lugina e Thethit

Ishujt grekë – Ikaria

Angli – North Devon

Republika Çeke – Brno

Shqipëri: Bëni një shëtitje në Luginën e Thethit

Vija bregdetare e Shqipërisë ka fituar popullaritet si një nga destinacionet më të lira krahasuar me Kroacinë. Vargmalet e saj në veri mbeten relativisht nën radar. Në të ashtuquajturat “Bjeshkët e Nemuna” ndodhen shtigje të shumta që të çojnë nëpër formacione shkëmbore të larta, pyje të mbushura me bimësi dhe fshatra të largëta.

Lugina e Thethit ofron peizazhe mahnitëse, lumenj blu kristal dhe male të mahnitshme. Ushqimi është i mrekullueshëm, vendasit janë mikpritës dhe ka pak turistë. Ju rekomandojmë ta vizitoni destinacionin e veçantë përpara se ai të bëhet super popullor./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Rritet numri i vizitorëve të huaj në Kosovë, këto janë vendet nga vijnë

Published

on

Numri i turistëve të huaj të cilët vizitojnë Kosovës është rritur nga viti në vit.  Sipas të dhënave të  Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në mars të këtij viti kishte më shumë vizitorë të huaj se sa një vit më parë.

Sipas ASK-së, numri i vizitorëve të huaj në mars të këtij viti është 24 mijë e 037 vizitorë, e që është një rritje prej 21.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Ndërsa numri më i madh i tyre është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

“Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Mars 2023) ka rritje te vizitoreve për 21.7%. Në total 24 037 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Gjermania Zvicra, Turqia etj”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq në Mars 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 39 374, prej tyre 38.9%, ishin vendorë dhe 44.1%  ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Mars të vitit 2023  (sa ishin 36 322 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 8.4%.

Ndërkaq numri i net-qëndrimeve ishte 77 601, prej tyre 61.0% nga vendorët dhe 55.8% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e ka regjioni i Pejës me 4  818, vizitor dhe më 18 411, net-qëndrimi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending