Connect with us

Infrastrukturë

Tenderi për rrugën e Shipolit, Bujar Shabani ‘tërhiqet’, i mundësohet djalit fitimi i tenderit 100 mijë euro mbi ofertën më të lirë

Published

on

Komuna e Mitrovicës ka shpallur fitues të tenderit për ndërtimin e rrugës në Shipol grupin e operatoëve ekonomik “Kosova Asfalt Sh.P.K., El Bau Sh.P.K., Avag Group Sh.P.K. dhe Alfa.i”.

Oferta e këtij grupi të operatorëve ekonomik që fituan tenderin është 777,508 euro, e që është 77,508 mbi çmimin e parashikuar të kontratës, pasi që me rastin e shpalljes së tenderit çmimi i dhënies së tij ishte parashikuar nga komuna të jetë 700 mijë euro.

Veriu.info ka hulumtuar se cilat kompani kanë ofertuar në tender dhe me çfarë çmimesh kanë ofertuar, ku ka gjetur se me çmimin më të lirë kishte ofertuar grupi i operatorëve ‘Bujar Shabani B.I. dhe N.N.Sh. World Medium’, të cilët kishin ofertuar me 678,225 euro apo thënë ndryshe rreth 22 mijë euro nën çmimin e parashikuar nga komuna.

Në dokumentin e autoritetit kontraktues (komuna e Mitrovicës) të siguruar nga Veriu.info, i cili i njofton operatorët ekonomik për fituesin dhe jepen arsyetimet dy grupeve të operatorëve pse janë elinimuar, tregohet arsyeja e eliminimit të ofertuesit më të lirë, që faktikimisht është rreth 100 mijë euro më i lirë se fituesi i tenderit, që në këtë rast komuna do të paguaj mbi 99 mijë euro më shumë fituesit se sa do t’i paguante ofertuesit më të lirë.

“Me keqardhje ju njoftojmë se tenderi i paraqitur nga ana juaj nuk që i suksesshëm, ngase tenderi juaj O.E.Grup i Operatorëve Ekonomik Bujar Shabani B.I., N.N.SH. World Medium ka gabime aritmetikore dhe oferta në TOTAL zvogëlohet për 1,500 euro që nuk është mbi 2% edhe pas kërkesës se a PAJTOHET ose JO OE nuk kthen përgjigje as negative e as pozitive dhe në shkresën e dorëzuar nëse O.E. nuk kthen përgjigje brenda afatit oferta do të ju refuzohet dhe në rastin konkret oferta e O.E. REFUZOHET.”, thuhet në arsyetimin e komunës së Mitrovicës të nënshkruar nga Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit.

Pra, Grupi i Operatorëve i udhehequr nga ‘Bujar Shabani B.I.’ ka ofertuar si më i liri, por ka pasur në ofertë disa gabime aritmetikore që janë brenda limitit ligjor nën 2%, e që me kthim të përgjigjes ka mundur t’i korrigjoj, por që sipas arsyetimit të zyrtarit të prokurimit të komunës së Mitrovicës, ky Grup i Operatorëve nuk ka kthyer përgjigje as Negative e as Pozitive, kështu që teknikisht është eliminuar.

Por këtu shtrohet pyetja pse një kompani që ka ofertuar me çmim më të lirë nuk kthen përgjigje për përmirësim të gabimeve aritmetikore e rrjedhimisht ta fitoj tenderin në vlerë prej me 678,225 euro, ashtu siç kishte ofertuar dhe kush ka përfituar nga kjo mospërgjigje?

Nga hulumtimi i bërë gazeta Veriu.info ka gjetur se nga kjo mospërgjigje, ka përfituar djali i ofertuesit më të lirë, Bujar Shabani, i cili kishte ofertën e dytë më të lirë. Nga regjistri i bizneseve në ARBK kemi gjetur se pronar i kompanisë “Kosova Asfalt Sh.P.K”, që është lider i grupit të operatorëve fitues, është Valdrin Shabani. Pra, me krijimin e kushteve për eliminim nga “Bujar Shabani B.I.” duke mos iu përgjigjur në shkresa zyrës së prokurimit, fitues është shpallur ofertuesi i dytë më i lirë, ku pronar i kompanisë lidere (Kosova Asfalt Sh.P.K) të grupit të OE, është Valdrini, djali i pronarit të kompanisë lidere (Bujar Shabani B.I.) të grupit të OE që kishin ofertuar më çmim rreth 100 mijë euro më të lirë.

Pra, kompania që ka ofertuar me çmimin më të lartë për ndërtimin e rrugës së Shipolit në Mitrovicë është “Asfalt Corp Sh.P.K.” me pronar Vigan Qorollin, i cili ishte përfaqësues i kompani Bageri të Bujar Shabanit në vitin 2019, por që e-maili i Vigan Qorollit dhe numri i njëjtë i telefonit figuron si të kompania e tij, njashtu edhe të kompania Bageri -1 Sh.P.K., ku kjo e fundit vitin e kaluar ka themeluar një kompani të përbashkët me Bujar Shabanin dhe Valdrin Shabanin (Kosova Asfalt)./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Hapet Panairi Ndërkombëtar – EXPOKOS

Published

on

Porta e Ballkanit hapet me edicionin e 23-të të Panairit Ndërkombëtar EXPOKOS nga sot me 15 dhe nesër 16 maj 2024 në Sallën 1 tetori në Prishtinë. Ky panair mbulon sektorit e Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë, Mbrojtjes e Sigurisë.

Për 23 vite me radhë EXPOKOS ka shërbyer si urë lidhëse ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare, që ka mundësuar krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteteve të reja duke ju mundësuar kompanive vendore të zgjerojnë tregun e tyre ndërkombëtarë. Fokusi i këtij edicioni vazhdon të mbetët tek promovimi i kompanive vendore duke shfrytëzuar kredibilitetin dhe reputacionin që panairi gëzon në tregjet evropiane dhe më gjerë.

Si vlerë e shtuar e panairit kësaj radhe, janë prezantimet e ndryshme që do të mbahen në kuadër të aktiviteteve paralele nga institucione dhe shoqata që vazhdimisht kontribuojnë në ekonominë e vendit. Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare do të mbajë një prezantim mbi të bërit biznes me Gjermaninë, ku do të shtjellohen mes tjerash temat se si te gjinden partnerët në Gjermani dhe si të eksportohet atje, marrëdhëniet ekonomike Gjermano-Kosovare dhe si të bëhet biznes me gjermanët. Në të njëjtën formë do të vazhdojë Oda Sllovene e Bizneseve ku do të mbulojë këto tema për shtetin e Sllovenisë.

Krahas këtyre dy odave, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës do ti shtjellojnë mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të vet, bizneseve nga odat tjera si dhe pjesëmarrësit në Panairin EXPOKOS.

Pjesëmarrja kompanive vendore të ndryshme që kryesisht janë prodhues dhe atyre ndërkombëtare, që mbulojnë sektorë të ndryshëm duke përfshirë sektorin e energjisë, sektor ky i rëndësisë se veçantë për vendin, e bën panairin EXPOKOS ngjarjen më të rëndësishme në vend për zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi, thuhet në komunikatën për media e CEO shpk – Congress and Event Organization./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Zvicra do të ndajë 16.4 miliardë franga për infrastrukturën hekurudhore

Published

on

Këshilli Federal dëshiron të sigurojë një kornizë pagese prej 16.4 miliardë frangash për vitet 2025 deri në 2028 për funksionimin dhe rinovimin e rrjetit hekurudhor ekzistues, sistemeve hekurudhore dhe stacioneve, përcjell albinfo.ch.

Kjo është rreth dy miliardë më shumë se në periudhën aktuale. Këshilli Federal fillimisht donte të shpenzonte 1.3 miliardë franga më pak.

Në përgjithësi, paratë janë të destinuara për funksionimin dhe rinovimin e rrjetit ekzistues hekurudhor, sistemeve hekurudhore dhe stacioneve. Shpenzimet financohen tërësisht nga fondi federal i infrastrukturës hekurudhore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gurthyesit po gërryejnë dhe braktisin bjeshkët e Kosovës

Published

on

Të paktën një për qind e territorit të Kosovës llogaritet të jetë e degraduar nga industria e nxjerrjes së gurëve.

Kjo industri shumë fitimprurëse, sipas raporteve zyrtare, i ka kushtuar mjedisit, sidomos pasi shumica e guroreve nuk janë rehabilituar pas përfundimit të aktiviteteve.

https://www.evropaelire.org/a/industria-gerryen-braktis-bjeshket/32938491.html

Continue Reading

Trending