Connect with us

Infrastrukturë

Durrësi, qyteti që dha më së shumti leje ndërtimore në tre mujorin e parë të 2023

Published

on

Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e parë të vitit 2023, tregojnë se, numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rritje krahasuar me një vit më parë, por edhe me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e katërt të vitit 2022, me 8.1% dhe 3.4%.

Në tremujorin e parë të këtij viti janë miratuar gjithsej 429 leje ndërtimi, ndërkohë në të njejtën periudhë të një viti më parë miratoheshin 397 leje ndërtimi. Të dhënat hisorike tregojnë se lejet e ndërtimit përgjatë tremujorti të parë të vitit janë rikthyer në një trend rritës. Kjo shifër është më e larta që nga tremujori i tretë i vitit 2021, periudhë e cila regjistronte 442 leje ndërtimi.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2023, është 415,842 metra katror nga 1,031,088 metra katror miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një ulje prej 59.7%. Ndërkohë, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 21 miliardë lekë, nga 39 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një ulje prej 46.3%, raporton SCAN tv.

Numri i lejeve dominohet nga ndërtimet rezidenciale, kryesisht nga ndërtesa me një kat ose me dy kate. Nga të dhënat shohim se nga 429 leje gjithsej, 341 janë dhënë për ndërtime rezidente dhe 88 janë dhënë për ndërtesa jo rezidente. Mes lejeve për ndërtesa jo rezidente, numrin më të madh e regjistrojnë ndërtesat tregtare, me 32 të tilla.

INSTAT, përmes publikimit, raporton se qarku me numrin më të madh të lejeve për tremujorin e parë të vitit 2023, është qarku i Durrësit, me 191 leje, pasuar nga qarku i Tiranës me 79 leje dhe qarku i Korçës me 38 leje. Durrësi është qarku i cili shënon edhe rritjen më të lartë vjetore, me plot 127.4%.

Ndërkohë, të dhënat tregojnë se në qarkun e Tiranës numri i lejeve të ndërtimit ka rënë me 29.5%. Sipas shifrave vetëm katër qarqe kanë regjistruar rritje të numrit të lejeve, të cilat kanë kontribuar edhe në rritjen e përgjithshme. Përveç Durrësit me rritje paraqiten edhe Korça ne 90%, Elbasani me 29.2% dhe Shkodra me 7.7%.

“Scan Intel” gjithashtu ka analizuar ndryshimin e lejeve të ndërtimit sipas qarqeve krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Shifrat tregojnë se rritjen më të madhe e ka pësuar qarku i Gjirokastrës me 200%, pasuar nga qarku i Shkodrës me 180% dhe qarku i Lezhës me 57%. Ndërkohë që rënie të lejeve të ndërtimit kanë pësuar qarqet e Vlorës, Dibrës, Fierit, Beratit dhe Tiranës./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending