Connect with us

Infrastrukturë

Edhe një vepër tjetër humane në Suharekë, gati të përurohet Qendra Rekreative “Duje”

Published

on

Edhe një vepër tjetër humane nga njerëzit e mirë të Suharekës.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj beri të ditur se në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve është gati të përurohet hapja e objektit të Qendrës Rekreative për persona me Sindromin Down dhe Autizëm  “Duje” e financuar nga Fondacioni “Valon Vataj”.

Objekti i Qendra Rekreative “Duje” do të përurohet në ceremoninë e organizuar të enjten më 1 qershor 2023, në ora 11:00, në Suharekë./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës

Published

on

Në muajin maj do të hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës. Kryeministri Rama tha se ky aeroport do t’i shërbejë të gjithë zonës së jugut, ndërsa korriku hapet edhe segmenti Thumanë-Kashar.

“Në korrik në gusht në vijim s’do kalojnë më andej nga kaloni vazhdimisht. Do kenë të hapur segmentin Thumanë-Kashar me standarde të tjera si pjesë e korridorit blu. Në maj hapim garën për aeroportin e Gjirokastrës, që do i shpërbejë të gjithë zonës së jugut”, tha Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh

Published

on

Zona e posaçme ekonomike e Arabisë Saudite Neom ka siguruar financim me vlerë 10 miliardë SAR (2.7 miliardë dollarë amerikanë) ndërsa ecën përpara me zhvillimin e megaprojekteve si Line dhe Trojena.

Neom tha se lehtësia e kredisë rrotulluese (RCF) do të mbështesë kërkesat afatshkurtra të financimit për projektet e mëdha të ndërtimit ndërsa zhvillimi përparon. Marrëveshja pason një strukturë Murabaha.

Ai pason nga financimi i borxhit prej 3 miliardë SAR (800 milionë dollarë amerikanë) i rregulluar vitin e kaluar për të financuar pjesërisht zhvillimin e destinacionit të ishullit luksoz Sindalah që do të hapet këtë vit.

“Ndërsa NEOM vazhdon të rritet, kjo strukturë e re kredie, e mbështetur nga institucionet kryesore financiare të Arabisë Saudite, është një përshtatje e natyrshme brenda strategjisë sonë më të gjerë për financim. Ne vazhdojmë të eksplorojmë një sërë burimesh financimi ndërsa ofrojmë asete të infrastrukturës transformuese duke mbështetur programin më të gjerë Vision 2030.”, tha Nadhmi Al-Nasr, CEO i NEOM./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar

Published

on

Mbi 74 milionë euro do të investohen në mbi 100 hektarë tokë në Kramovik-Guri i Kuq të Rahovecit për ndërtimin e Parkut Solar, ku do të vendosen mijëra panele diellore për prodhimin e energjisë së ripërtërishme.

Këtë projekt do ta realizojë konsorciumi kosovaro-zviceran dhe do ta kthejë Rahovecin në një ndër qendrat e prodhimit të rrymës elektrike në mënyrë ekologjike.

Mbi 100 hektarë tokë bujqësore dhe malore në mes të fshatit Kramovik dhe Guri i Kuq në Rahovec, i është dhënë në shfrytëzim Ministrisë së e Ekonomisë për ndërtimin e Parkut Solar. Ky projekt pritet të fillojë së shpejti të zbatohet nga operatori ekonomik një konsorciumi kosovaro-zviceran. Banorët e Kramovikut e mirëpresin këtë investim dhe presin që sa më parë të fillojë.

“Ky projekt është i mirëseardhur, këto toka djerrina më shkurt do të jenë në interes nacional të vendit, por edhe në interes të fshatit dhe banorëve të Kramovikut. Besoj se do të shfaqet edhe ndonjë punësim për ata që kanë interes dhe ka për të qenë projekt madhor dhe i mirë”, theksoi Binak Berisha, përfaqësues i fshatit Kramovik.

Edhe në fshatin Guri i Kuq shpresat për punësim janë shtuar. “Parku do të shtrihet në 117 hektarë, do të përfshijë shtatë parcela të fshatit Guri i Kuq, ndërsa pjesa tjetër i takon fshatit Kramovik. Në jemi të kënaqur që këtë projekt e ka fituar një operator që vjen nga komuna jonë. Jemi të kënaqur që është shqiptare dhe ka arritur që të investojë kaq shumë e ta bëjë këtë ‘Park solar’, ndërsa do të kemi përfitime më shumë sesa të jetë kompani e huaj”, theksoi Drilon Mustafa banor i fshatit Guri i Kuq.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, thotë se toka është pronë komunale, institucionet janë të lira për shfrytëzimin e saj pasi nuk do të këtë probleme me shpronësimin, ndërsa operatori është nga kjo komunë.

“Vlera e investimit që parashihet të ndodhë në ato parcela, në atë sipërfaqe është diku mbi 74 milionë euro, sigurisht që do të angazhohen kompanitë vendore, ato kompani vendore kanë punëtorë që do të marrin rroga, pra do të hapet një vend i madh i punës”, tha Latifi.

Studimin e fizibilitetit për këtëprojekt madhor e ka bërë USAID-i, ku ka rezultuar se kjo pjesë e komunës së Rahovecit ka pothuajse 265 ditë në vit ndriçim të mjaftueshëm diellor për prodhimin e energjisë së ripërtërishme në rrugë ekologjike, pa e dëmtuar natyrën dhe pa e ndotur ambientin.

Sipas parashikimit, në këtë fshat do të ndërtohen mbi 258 mijë panele diellore dhe puna do të nisë pas përfundimit të afatit ligjor të fituesit të tenderit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending