Me ndryshimet aktuale që po bëhen në politikën për klimën po jepen miliarda për përballimin e nxehtësisë vdekjeprurëse. Ndërkohë një rrjet botëror ekspertësh për klimën po merren me këtë problem në qytetet e tyre.
Rreth 2 miliardë njerëz do të jetojnë në fund të këtij shekulli në kushte temperaturash të larta dhe të rrezikshme, nëse politikat për klimën vazhdojnë me trajektoret aktuale, thotë një studim i ri publikuar në revistën Nature Sustainability. Shifra do të përbëjë 23 përqind të popullsisë që mendohet të ketë bota në atë kohë.
Nëse klima ngrohet më shumë se sa mendohet, një skenar i mundshëm ky mes politikave aktuale, atëherë jo 2 por 3,3 miliardë njerëz do të përballen në fund të shekullit me temperatura ekstreme.
Studimi i kryer nga shkencëtarë të Universitetit të Exeter-it në Britaninë e Madhe dhe Universitetit Nanjing në Kinë, thotë se 60 milionë njerëz jetojnë qysh tani në nivele të rrezikshme temperaturash, që karakterizohen nga mesatarja 29 gradë celsius (84,2 gradë Fahrenheit) ose më shumë.
Shtetet e Bashkuara, ku sipas studimeve të mëparshme 12 mijë vetë vdesin në vit nga nxehtësia, kanë emëruar tre ekspertë që do të merren me të nxehtin në Phoenix, në Majami dhe në Los Angeles.
Qyteti kalifornian i Los Angelesit, i cili është vlerësuar si shumë i ndjeshëm ndaj katastrofave natyrore përfshirë edhe valët e nxehtësisë, nisi kohët e fundit një fushatë për të krijuar më shumë “resilience hubs”, kabina për të marrë veten duke gjetur hije dhe freski, sidomos në qytetet e vlerësuara si me rrezik të lartë. Aty ekziston ndërkohë një rrjet qendrash freskimi ngritur kryesisht në biblioteka, kur njerëzit mund të shkojnë për t’i shpëtuar të nxehtit.
Aty po punohet po ashtu për krijimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm për valët e nxehtësisë.
Phoenix, një qytet në qendër të shkretëtirës Sonoran, është duke punuar me disa adaptime, përfshirë ndërtimin e trotuareve freskuese që lyhen me një material ngjitës që reflekton diellin. Materiali ngjitës i bën rrugët disa gradë më të freskëta dhe e mban ajrin natën të freskët.
Qyteti i Majamit në Florida ka bërë plane për fushata mbjelljeje pemësh urbane dhe ka shpenzuar miliona dollarë për krijimin e njësive të ajrit të kondicionuar për banorët që jetojnë në ndërtesa publike, ndërkohë që ka dhënë ndihma sociale familjeve me të ardhura të pakta, për t’i ndihmuar të paguajnë faturat e energjisë.
Por Huidobro e Santiagos thotë, se ajri i kondicionuar është në përgjithësi zgjidhja e fundit për të bërë adaptimin, për shkak të pasojave që ka për klimën. Santiago kërkon të mbjellë “33 xhepa pyjorë”, që mund të përdoren për strehim gjatë krizave të klimës, sidomos pranë shkollave dhe qendrave të shëndetit. Ato janë alternative ndaj qendrave freskuese me ajër të kondicionuar dhe janë zhvilluar në SHBA dhe Europë. “Gjatë valëve të nxehta njerëzit mund të shkojnë brenda këtyre qendrave freskuese me bazë natyrore dhe të gjejnë aty hije, të pushojnë dhe pijnë ujë,” thotë Huidobro./Media Ndërtimi