Connect with us

Aktuale

Arkitekti Korab Kraja pjesë e “Archikomb”

Published

on

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, që do të organizoj konferencën kombëtare të Arkitekturës “archiKomb”, ka njoftuar se pjesë e Konferencës Kombëtare do të jete arkitekti ulqinak, Korab Kraja.

Korab Kraja u lind më 16 prill 1993. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Ulqin. Ndërsa, shkollimin e lartë në Prishtinë, në Fakultetin e Arkitekturës, pranë Universitetit të Prishtinës, ku merr titullin Master i Shkencave Teknike të Arkitekturës.

Ka marrë pjesë në ligjërata, punëtori dhe trajnime të ndryshme profesionale, ku mund të veçohen pjesëmarrja në trajnimin “Analiza e vlerës së përfitimit për arkitektët dhe inxhinierët e ndërtimit”, të organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Veror në Prishtinë 2017; “Konferenca Ndërkombëtare për Arkitekturë dhe Urbanizëm”, të organizuar nga Insitituti Amerikan i Arkitektëve; Kampi i 45-të Regjional i Restaurimit për “Konservim të objekteve muzeale dhe interpretim”, të organizuar nga CHwB Albania; “Restaurimi dhe mirëmbajtja e parqeve dhe kopshteve historike” pranë UNESCO-s, të organizuar nga European Heritage Volunteers dhe Klassik Stiftung Weimar; “Konservimi i mozaikut romak”, të organizuar nga European Heritage Volunteers dhe Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore; pjesëmarrja në aktivitetin e përbashkët nga CHwB Kosova dhe ILUCIDARE mbi hulumtimin dhe studimin e kullave dhe të trashëgimisë kulturore të tyre; pjesëmarrës në konferencën “Shqiptarët në Malin e Zi gjatë tri dekadave të fundit (1990-2020)”, të organizuar nga Art Club (Ulqin), ku trajton temën “Arkitektura përballë llojshmërisë shfrytëzuese”; pjesëmarrës në konferencën “Playground: Guralec, moving rocks”, të organizuar nga ILUCIDARE dhe CHwB Kosova, ku trajton temën “Trashëgimia ndërtimore e krahinës së Plavës dhe Gucisë”, mentor i kampit të “Evidentimit të dëmeve në zonat kulturore të Letnicës dhe Puset e Nikës”, të organizuar nga YARL; koordinator i grupeve gjatë rilevimit të shkollës së vjetër në Junik, të organizuar nga CHwB Kosova, në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës (UP).

Po ashtu, pjesë e kësaj konferencë është edhe Enis Jakupi  Doktor i shkencave teknike (2012), Magjistër i shkencave teknike nga lëmi i ndërtimtarisë (2009), Inxhinier i diplomuar i arkitekturës (2003), ështëpedagog universitar i Konstruksioneve Arkitektonike dhe Teorisë së Konstruksioneve në Universitetin e Tetovës, Fakulteti i Shkencave të Aplikative, programet studimore Arkitekturë dhe Ndërtimtari.

Jakupi ka marrë pjesë në ndërtimin, projektimin, mbikëqyrjen dhe realizimin e mbi 200 objekteve me dedikime të ndryshme (banim individual dhe kolektiv, qendra tregtare dhe afariste, objekte fetare. Ka botuar mbi 50 punime dhe artikuj shkencor nëpër revista prestigjioze shkencore dhe konferenca ndërkombëtare. Enis Jakupi ka qenë editor dhe kontribues në zhurnale/revista shkencore, borde shkencore dhe koordinator konferencash, anëtar i shumë asociacioneve dhe shoqatave në vend dhe rajon.

Enis Jakupi është fitues i çmimit “Goce Dellçev” për vitin 2017, me librin universitar KONSTRUKSIONET ARKITEKTONIKE 1, si një mirënjohje shoqërore për arritje shkencore të rëndësishme dhe në interes të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Archikomb organizohet më 30 Maj në Teatrin AAB Prishtinë dhe 31 Maj 2023, në Prizren./Media Ndërtimi

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending