Connect with us

Aktuale

Kundërshtohet ndërtimi i Lagjes së Re e cila ka marrë leje nga Komuna e Ferizajt

Published

on

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET njoftonë se nga data 17.05.2023 deri në realizimin e kërkesave dhe shqetësimeve, do të bëhet ngritja e tendave duke u zhvilluar protesta nga qytetarët e shqetësuar përpara Komunës së Ferizajt, Prokurorisë Themelore të Ferizajt dhe Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

“Ju shkruajmë me këtë lajmërim për të ngritur një çështje të rëndësishme dhe të shqetësueshme për komunitetin tonë në lidhje me ngritjen e tendave para Komunës së Ferizajt, Prokurorisë Themelore të Ferizajt dhe Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Shqetësimi ynë themelor përshkallëzohet për shkak të Komunës së Ferizajt që vazhdon të lëshoj leje ndërtimi me kundërshtim flagrant të ligjit të planifikimit hapësinor, duke i shkelur në mënyrë totale ankesat dhe sugjerimet e banorëve në lidhje me lejen e ndërtimit të një ndërtese në rrugën Gëzim Sahiti.

Kjo sjellje e padëshiruar e Komunës ka pasoja negative në zhvillimin urban të qytetit tonë dhe shkel drejtat tona ligjore me një përbuzje të tmerrshme.”, shkruan në komunikatën e AVONET, e cila shkruan se “Edhe më shqetësuese është indiferenca e pamëshirshme e Prokurorisë dhe Policisë për të mbrojtur ligjshmërinë.

Alarmet e banorëve për shkeljen e ligjit nga Komuna e Ferizajt janë injoruar dhe nuk janë ndërmarrë masa të nevojshme për të zgjidhur këtë çështje të marramendshme.

Kjo mos përgjigje institucionale na rrit frikën se rendi ligjor dhe interesat tona ligjore janë vendosur në harresë të plotë. Në dritën e shqetësimeve të mprehta, ju njoftojmë se do të zhvillohet një protestë në datën 05.06.2023.”, shkruan tutje në njoftim.

Pjesëmarrësit do të dalin në sheshin e Ferizajt për të shprehur në mënyrë të hidhur zhgënjimin dhe kundërshtimin ndaj vazhdimit të këtyre ndërtimeve arrogante që i tronditin thellë komunitetin tonë.

“Ju lutemi t’i jepni vëmendje serioze këtij lajmërimi dhe të tregoheni të angazhuar në përpalljen e kësaj çështjeje me një përgjegjësi të menjëhershme dhe të vendosur.

Ne nuk mund të injorojmë më tej shqetësimet tona, dhe kërkojmë me vendosmëri respektimin e ligjit, përgjegjësinë institucionale dhe mbrojtjen e të drejtave tona si qytetarë të kësaj komune.

Është e mprehur që institucionet tona të merren me këtë çështje me përgjegjësi të plotë dhe në përputhje me interesat dhe nevojat e komunitetit.

AVONET dhe banorët ju kanë informuar pa pushim se Komuna e Ferizajt po vepron në kundërshtim të skajshëm me ligjin e planifikimit hapësinor, ashtu siç është interpretuar edhe nga MMPI.

Ju jeni vetëdijesuar se Komuna e Ferizajt ka pasur PZHK që nga viti 2017 dhe sipas ligjit të planifikimit hapësinor, Komuna duhet të kishte hartuar hartat zonale, 9 muaj pas përpilimit të PZHK-së. Jeni të vetëdijshëm se për të vazhduar me procesin e marrjes së lejes ndërtimore duhet të respektohen kushtet ndërtimore, kushtet ndërtimore nuk mund të jepen me PZHK, por duhet të lëshohen me PRRU ose hartat zonale.

Komuna e Ferizajt jep kushte ndërtimore nëpërmjet PZHK dhe ligjit të ndërtimit, një gjë që është krejtësisht kundërthënëse me ligjin e planifikimit hapësinor dhe paraqet një akt të tmerrshëm kundër ligjor.”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending