Connect with us

Infrastrukturë

Dritaret vendosen para kulmit! ‘Skandal’ ndërtimi i shkollës në Vranidoll dhe QMF-së në Veternik

Published

on

Iniciativa për Progres INPO ka publikuar raportin: Monitorimi i procesit të prokurimit dhe menaxhimit të kontratave në 20 komuna.

Në këtë raport është prezantuar cilësia e punimeve për ndërtimin e shkollës Nënë Tereza në Vranidoll (fshat afër Prishtinës) dhe ndërtimin i QMF-së në lagjen Veternik.

“Në Komunën e Prishtinës vizita në terren është realizuar më 16.12.2022 dhe atë për kontratën: “Ndërtimi i shkollës Nënë Tereza në Vranidoll” dhe kontratën: “Ndërtimi i QMF-së në Veternik”. Sa i përket shkollës në Vranidoll kjo kontratë është ndërprerë më 30.09.2022 pas kërkesës së parashtruar nga OE më 16.05.2022, e gjithë kjo për shkak të pamundësisë për përmbushjen e kontratës mbi bazën e ngritjes së çmimeve të tregut.”, shkruan në këtë raport.

Ajo që shihet në terren është se tek salla e sporteve në kuadër të shkollës janë vendosur dritaret pa u vendosur fare kulmi i objektit dhe kjo është pranuar nga menaxherja e kontratës, si dhe janë ekzekutuar pagesat.

INPO konsideron se kjo formë e pranimit të punëve është e papranueshme dhe mund të ketë shërbyer vetëm për ta maksimizuar fitimin e OE-së i cili potencialisht mund të ketë pasur fitim në vendosjen e dritareve dhe jo në mbulimin e kulmit të sallës. Gjithashtu, disa nga dritaret e shkollës janë dëmtuar nga persona të pandërgjegjshëm.

Nga fotografitë vërehet qartë se si janë vendosur dritaret pa u vendosur kulmi paraprakisht dhe kjo përveç që përbën një shkelje në kuadër të menaxhimit të kontratës, në të njëjtën kohë Komuna e Prishtinës dëmtohet dy herë.

E para se ka paguar këto dritare përkundër që nuk janë vendosur pa u plotësuar kushtet dhe së dyti nga ajo se këto dritare do të dëmtohen duke qëndruar të pambuluara dhe potencialisht komuna do të detyrohet t’i zëvendësoj të njëjtat.

Gjithashtu, siç shihet edhe në fotografinë 40 si pasojë e ndërprerjes së punëve dhe qasjes së personave të paautorizuar në objekt, janë demoluar përkatësisht janë thyer xhamat në disa dritare të shkollës. Përndryshe, më 05.12.2022 AK ka iniciuar tender të ri për vazhdimin e punëve me vlerë të parashikuar 350,000 euro.

Tek kontrata: “Ndërtimi i QMF-së në Veternik”, gjatë vizitës në terren konstatohet se punët ende janë duke vazhduar përkundër që kanë kaluar më shumës se 250 ditë kur kontrata është dashur të përfundoj. Në QMF vërehen punë të papërfunduara dhe cilësi e dobët e punëve.

Në fotografi shihet se si rrethojat e objektit nuk janë punuar në mënyrë cilësore, përkatësisht është vendosur vetëm një bulon për mbajtjen e shtyllës së rrethojës, gjithashtu shihet se si punët janë lënë në gjysmë në kuadër të izolimit të jashtëm gjë e cila mund ta dëmtoj në tërësi izolimin.

INPO ka parasysh që kontrata është në implementim e sipër, mirëpo lënia e punëve të papërfunduara në këtë mënyrë thënë më së buti është jo profesionalizëm dhe jo menaxhim i duhur. Përkundër që sipas kontratës kanë qenë të parapara të vendosen 16 trupa të jashtëm ndriçues në oborrin e QMF-së, në terren evidentohen vetëm 7 trupa ndriçues.

Për shkak të mungesës së raporteve të menaxherit ku në mënyrë të qartë evidentohen se cilat pika të paramasës janë përmbushur e cilat jo, INPO nuk ka mundur të evidentoj se a janë ekzekutuar pagesat vetëm për 7 trupa ndriçues apo më shumë.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending