Connect with us

Infrastrukturë

Kryetari Hyseni denoncon dallaveret me shpronësimet e tokave për ndërtimin e QKMF-së në Gjilan

Published

on

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka denoncuar 3  raste të keqpërdorimit dhe keq menaxhimit të pasurisë publike. Në një konferencë për media ai tha se këto ‘dallavere’ do të adresohen në organet përgjegjëse të drejtësisë.

“Rasti i parë ka të bëjë me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së është edhe nisma e keqpërdorimeve brenda këtij institucioni. Përveç fazës së ndërtimit, lidhjes së kontratave edhe kundërligjshëm edhe me përmbajtje që dëmtojnë buxhetin e komunës edhe ashtu të varfër, keqpërdorime janë bërë edhe në fazën e blerjes së inventarit dhe furnizimit të objektit të ri.”, deklaroi Hyseni.

Sipas një Raporti të Auditimit të Brendshëm, ku është bërë regjistrimi i inventarit, sipas Hysenit ka një diferencë mes faturave të paraqitura dhe gjendjes faktike.

“Më pas, për të verifikuar një konstatim të tillë, kam formuar një komision të tretë, i cili ka bërë regjistrimin dhe evidentimin e inventarit, për të nxjerrë një rezultat të tretë, të pavarur dhe përfundimtar, me qëllim që të krijohet një pasqyrë e qartë. Kjo për shkak se, Raporti i Auditimit të Brendshëm dhe ai i komisionit për regjistrimin e inventarit nga QKMF nuk janë përputhur. Ndërkohë që, Raporti i Auditimit të Brendshëm dhe i komisionit të tretë të formuar nga unë si Kryetar i Komunës, janë pothuajse 100% në përputhje, ashtu që është konstatuar një diferencë e madhe në mes të inventarit të faturuar dhe gjendjes faktike në QKMF sipas verifikimit të inventarit të komisionit të tretë.

Po ashtu, ka edhe fatura fiktive në vlerë prej dhjetëra mijëra eurove, pagesën e të cilave e kemi ndaluar. E njëjta, figuron ende si obligim nga institucioni shëndetësor QKMF dhe duhet verifikim i saj.

Rasti i dytë: Është shkelje e keqpërdorim në vlera milionëshe. Kemi të bëjmë me shpronësimin e tokave nga komuna e Gjilanit dhe organi shpronësues, që në këtë rast është Kryetari i Komunës. Nga 26 milionë euro që është vlera totale e borxheve të trashëguara, vetëm në shpronësim, i kemi gjithsej 11 milionë euro. Ndërkohë që kjo vlerë, çdo ditë është në rritje sepse kemi raste që po paraqiten tek ne edhe tani.”, tha kryetari i Gjilanit.

“Në rastin e parë të shpronësimit, kemi të bëjmë me shpronësimin e gjithsej 27 ari e 66 metrash.

Sipas vlerësimit në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, vlera e tokës në po këtë zonë është 120 euro për metër katrorë. Ndërkohë që, shpronësimi i këtyre tokave, nga komuna e Gjilanit është realizuar në vlerën prej 330 dhe 325 euro (bëhet fjalë për dy parcela të ndara që janë në kufinjë kadastral me njëra tjetrën).

Kontratat e shitblerjes së tokave, në po këtë zonë, me të njëjtin koeficient të ndërtimit, në po të njëjtat vite, janë nga 120 deri në 190 euro për metër katror.

Vlera totale e shpronësimit, për 27 ari e 66 metër, komunës se Gjilanit i kanë kushtuar plot 902,910 euro.

Kjo është një nga shumë lëndët e shpronësimit, por që për fat të mirë, ende nuk ka kaluar afati ligjor për pagesë, ndërsa jemi në fazën finale, kur lënda mund të dërgohet dhe të ekzekutohet edhe përmes përmbaruesit privat.

Në rastin e dytë të shpronësimit, kemi të bëjmë me shpronësimin e gjithsej 30 ari e 57 metër.

Sipas vlerësimit në ueb faqen zyrtare te Ministrisë së Financave, vlera e tokës në po këtë zonë është 200 euro për metër katror. Ndërkohë që, shpronësimi i këtyre tokave, nga komuna e Gjilanit është realizuar në vlerën prej 520 euro për metër katror.

Vlera totale e shpronësimit, për 30 ari e 57 metër, komunës së Gjilanit i kanë kushtuar plot 1,589,640 euro.

Këtë shumë, ne si komunë dhe qeverisje e re, jemi detyruar qe ta paguajmë si rezultat i ndjekjes së procedurave ligjore nga përmbaruesi privat. Vlera që jemi detyruar ta paguajmë për shpenzimet përmbarimore është 22,709.90 euro.

Edhe pse në vite e periudha të ndryshme, në dy rastet e lartpërmendura të shpronësimit, ekspertët për vlerësim të tokave për shpronësim ishin të njëjtit. Kjo mund të verifikohet lehtë përmes numrit identifikues të licencave të ekspertëve të shpronësimeve, në Raportet Përfundimtare të vlerësimit të tokave.

Në 11 muajt e parë të qeverisjes, pra në vitin 2022, ne si udhëheqje e re e komunës së Gjilanit, kemi paguar obligime të trashëguara nga ish qeverisja, në vlerë prej 6,676,566.19 euro. Nga e gjithë kjo shumë e paguar për borxhet, në vlerë prej afro 1 milionë euro kemi paguar vetëm shpenzimet përcjellëse për borxhet e trashëguara.

Më lejoni që tani, të paraqes edhe shkeljen e fundit, dhe më të rënden për nga vlera.

Në vitet 2017, 2019, 2020 dhe 2021 vlera totale e vendimeve për shpronësim është 11,838,296.50 euro, ndërsa planifikimi nga qeverisja e asaj kohe, për shpronësim, ka qenë vetëm 3,998,673.57 euro. Pra, diferenca mes vendimeve për shpronësim dhe planifikimit buxhetor për shpronësim është 7,238,472.08 euro.

Vitet    Planifikimi           Shpronësimi        Ndryshimi

2017    500,000.00 €       6,062,151.00 €     5,562,151.00 €

2019    900,000.00 €       2,968,977.00 €     2,068,977.00 €

2020    1,177,250.42 €    784,594.50 €        392,655.92 €

2021    1,421,423.15 €    2,022,574.00 €     601,150.85 €

Totali   3,998,673.57 €    11,838,296.50 €    7,238,472.0 €

Kodi penal i Republikës së Kosovës, në nenin 414 parasheh veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Ndërsa, ligji për shpronësim të pronës së paluajtshme, një nga kriteret për shpronësim e parasheh edhe planifikimin për shpronësimin ose zotimin se do të planifikohen mjetet në të ardhmen. Në këtë rast, asnjë nga këto dy kritere mes kritereve të tjera nuk janë evidente.

Pra, konstatojmë se në ketë rast, kemi të bëjmë me keqpërdorim të detyrës zyrtare nga autoriteti iniciues i shpronësimit. Autoritet për inicim të shpronësimit në nivel lokal është Kryetari i Komunës. I njëjti, me paramendim, ka dëmtuar buxhetin e komunës se Gjilanit në vlera milionëshe dhe ka shkaktuar edhe shpenzime të tjera shtesë po ashtu në vlera milionëshe. Ndërsa, edhe pas 1 viti qeverisje të ndershme e të përgjegjshme, me gjithë borxhet e paguara, jemi larg qe të dalim nga kriza buxhetore e shkaktuar nga qeverisja e kaluar, e papërgjegjshme, e padrejtë, e padenjë dhe pa planifikim të mirëfilltë.”, deklaroi kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh

Published

on

Ndërtimi i kullës 35 katëshe ‘Hotel Rozafa Tower’ në Shkodër mblodhi në protestë dhjetra qytetarë dhe aktivistë.

Kulla është një investim privat që do të ndërtohet përbri pallatit ekzistues Rozafa, nga “Uldedaj Group”, i zbatuar nga një studio spanjolle.

“Të vendosur përpara një fakti të kryer në një kohë kur për projekte kaq të mëdha duhen dëgjesa publike; të shqetësuar për dëmin urban dhe arkitekturor që kjo kullë paralajmëron ti kanosë Shkodrës; të indinjuar nga mosrespektimi nga ana e institucioneve i të drejtës sonë për qytetin dhe hapësirës që jetojmë vendosëm të marshojmë sot bashkë me ju kundër betonizimit të qytetit për të thënë: Jo kullave!“ – u shpreh aktivisti Amel Pervizi.

Sipas qytetarëve, zhvillimi i qytetit nuk vjen përmes kullave, ndërsa ky investim bie në kundërshtim me planin e përgjithshëm vendor të qytetit.

„Projekti i ri ka jo më pak se 43 mijë metër ndërtim të ri. Intensiteti I ndërtimit nga 4 që është i lejuar në planin e përgjithshëm vendor, shkon në 8.2, pra dyfishohet. Numri I lejuar i kateve nga 7 kate të lejuara shkon në 35, pra pesëfishohet. Lartësia në metra nga 29.8 metra e lejuar shkon deri në 100 metra lartësi. Parametër i cili trefishohet. Sa I përket distancave, kjo godinë me këtë lartësi duhet të mbajë jo më pak se 36 metër distancë nga kufiri i saj i pronës. Gjë që nuk mund ta realizojë dot”,-u shpreh urbanisti Imeldi Sokoli.

Ata theksuan se Shkodra ka nevojë për hapësira dhe investime publike dhe jo shëmbëlltyrë e “kryeqytetit rilindas”.

“Sot ne jemi të thirrur për ti dalë zot qytetit tonë, bukurisë së qytetit tonë, kulturës së qytetit tonë, historisë dhe trashëgimisë kulturore. Në 11 vite, kjo qeveri nuk solli asnjë investim për Shkodrën. Shkodra ka nevoja të mëdha, Shkodra ka objekte, monumente kulture që po bien brenda. Shkodra nuk ka nevojë për kulla, Shkodra ka nevojë për zhvillim dhe nëse flitet për inovacion, inovacioni nuk është një kullë e ndërtuar dhe e sjellë këtu jashtë të gjitha kritereve dhe jashtë të gjitha ligjeve. Ne nuk duam dhe nuk pranojmë betonizimin e Shkodrës“, -u shpreh Eliona Shkreli, anëtare e këshillit bashkiak Shkodër.

Mes thirrjeve „Stop betonizimit“ dhe “Kullat janë pastrim parash” qytetarët marshuan nga busti i Luigj Gurakuqit drejt godinës së bashkisë Shkodër, ku kërkuan realizimin e dëgjesave publike dhe konsultimeve me grupet e interesit.

“Një nga kompanitë, pjesë e Rozafa Group që do të investojë për kullë, sinjalizohet me shkresë për mos shlyerje të detyrimeve tatimore me vlerën 970 mijë euro. Nëse mbledhim fitime te deklaruara të këtij grupimi nuk arrijnë të shlyejnë as taksën e ndërtimit prej 8% ndaj bashkisë Shkodër, nëse ky investim prej 30 milionë eurosh realizohet. Si thoni ju a është me të vërtetë kjo kompani pas këtij ndërtimi? Zhvillimi duhet bërë duke ndjekur planin urbanistik të qytetit, duke bërë transparencë dhe duke u konsultuar”, – u shpreh Amel Pervizi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme

Published

on

Çmimet janë rritur me 172% në qytetet më të mëdha të Rusisë gjatë tre viteve të fundit.

Hipotekat dikur ishin të papranueshme në Rusi. Dekada të propagandës sovjetike, e cila e denoncoi kredinë si një barrë të padurueshme, patën efekt.

Edhe pas përfundimit të komunizmit, rusët ende i referoheshin hipotekave si “skllavëri borxhi”, duke preferuar të kursenin derisa të mund të blinin shtëpitë e tyre. Vladimir Putin, presidenti i vendit, ka kaluar dy dekada duke u përpjekur të bindë qytetarët e tij, që të kenë një tjetër pikëpamje.

Në vitin 2003, gjatë mandatit të tij të parë, ai shpjegoi se hipotekat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e “problemit akut të strehimit”, me të cilin përballen rusët. Lutja e tij ra në vesh të shurdhër.

Ai tani duket se ka më shumë sukses. Gjatë viteve të fundit, numri i rusëve që marrin hipoteka është rritur, për shkak të një programi bujar të subvencioneve shtetërore për blerësit e apartamenteve të reja. Por, shpërndarja e subvencioneve të shtetit ka nxitur një treg shumë ‘të nxehtë’ të pronave, duke i rritur çmimet e banesave.

Në vitin 2020, kur Rusia u mbërthye nga Covid-19, zyrtarët rritën ndihmat për ata, që blinin prona të sapondërtuara në një përpjekje për të forcuar ekonominë. Në fillim, bankat u ofruan aplikantëve për hipotekë një normë preferenciale prej rreth 6%, afërsisht dy pikë përqindje nën normën e tregut, dhe shteti paguante diferencën.

Zbritje të ngjashme, të cilat më parë ishin në dispozicion vetëm për familjet, iu ofruan më pas punëtorëve dhe njerëzve, që zhvendoseshin në vende duke përfshirë Arktikun, Siberinë dhe Ukrainën e pushtuar.

Megjithatë, vëllimet e hipotekave nuk filluan të rriteshin vërtet, derisa ekonomia e Rusisë shkoi në gjendje lufte. Bankat lëshuan kredi hipotekore me vlerë 7.7 trilion rubla (88 miliardë dollarë, ose 4% e PBB-së) vitin e kaluar, nga një total prej 4.3 trilionësh në vitin 2020. Shumica u mbështetën nga subvencione.

Kjo pasqyron faktin se rusët nuk kanë mundësi investimi: sanksionet rëndojnë mbi bursën dhe kontrollet e monedhës e bëjnë të vështirë lëvizjen e parave jashtë vendit. Inflacioni, i cili u ngrit përsëri në mesin e vitit 2023, ka luajtur gjithashtu një rol.

Kur Banka Qendrore e Rusisë (CBR) filloi të rriste normat e interesit, interesi për skemën u rrit. Ndërsa CBR ngriti normën e saj bazë në 16%, qeveria e mbajti normën e saj preferenciale të ulët, duke e rritur atë në vetëm 8%. Në qershor kishte një hendek prej më shumë se dhjetë pikë përqindjeje midis normës së qeverisë dhe normës së tregut për një hipotekë.

Në fillim të këtij muaji ajo i dha fund skemës së saj më të njohur, e cila ishte për blerësit e ndërtesave të reja. Numri i hipotekave të reja mund të bjerë me rreth 50% në gjysmën e dytë të vitit.

Industria e ndërtimit të Rusisë do të vuajë si rezultat. Kështu do të bëjnë bankat, të cilat kanë gëzuar fitime rekord të nxitura nga rritja e shpejtë e portofolit të hipotekave. Për momentin, megjithatë, tregu i banesave duket se do të arrijë të shmangë një kolaps.

Vasily Astrov i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thotë se “ngadalësimi dhe ndoshta stanjacioni” ka më shumë gjasa sesa një rënie e madhe e çmimeve.

Ekonomia e luftës e Rusisë, e cila ka parë rritje të shpejtë të pagave këtë vit, mund të jetë ende në gjendje të mbajë një treg të fortë pronash, edhe kundrejt normave më të larta dhe mbështetjes së pakësuar të shtetit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri

Published

on

Fabrika e përpunimit të bakrit në Fushë Arrëz iu dha me koncesion për 30 vite një kompanie turke. Ishte viti 2001 kur shteti shqiptar firmosi marrëveshjen koncesionare. Shumë shpejt në lojë hynë edhe partnerët kinezë. Periudha e artë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën u ndërpre rreth viteve 80-të, për t’u rivendosur sërish me ardhjen e demokracisë.

Përmes një operacioni financiar të zhvilluar në Turqi, ata morën nën zotërim pjesën më të madhe të rezervave shqiptare të bakrit, të cilat kaluan në pronësi të gjigantit botëror të minierave, kompanisë kineze “Jiangxi Koper”, shkruan citizens.al.

Ata blenë 48% të aksioneve të kompanisë “BerAlb” e cila zotëronte për 30 vite koncesionin e bakrit në vendin tonë, duke përfituar të drejtën për të administruar dhe shfrytëzuar minierën e bakrit Munellë, minierën e bakrit Lak-Rosh, minierën e bakrit Karmë, fabrikën e pasurimit të bakrit Fushë-Arrëz dhe të Mjedës si dhe impiantin e fraksionimit të skorieve të bakrit në Shëngjin.

Me një kapital fillestar prej vetëm 30 mijë USD ose 47 Milionë lekë, kjo kompani e ka zgjeruar kapitalin e saj çdo vit, ndërsa aktualisht deklaron një kapital prej 7.7 miliardë lekësh.

Pavarësisht rritjes së kapitalit, kompania deklaron se del vazhdimisht me humbje.

Megjithëse deklaron bilance negative, në vitin 2017 kompania nënshkroi një tjetër marrëveshje me shtetin shqiptar duke e shtyrë koncesionin edhe me 10 vite . Pra koncesioni i bakrit dhënë Turqisë dhe Kinës do të jetë në fuqi deri në vitin 2043. Ekspertët sugjerojnë se zgjatja e afatit duhet të ishte ballafaquar me performancën ekonomike, rritjen e niveli të mirëqënies së zonës si dhe ruajtjen e mjedisit./Meda Ndërtimi

Continue Reading

Trending