Connect with us

Infrastrukturë

12 milionë euro do të kushtojë ndërtimi i 1 km të autostradës Tetovë-Gostivar  

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe konsorciumi “Bechtel&Enka” të mërkurën kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D, në vlerë prej 1.3 miliard eurosh.

Pjesë e Korridorit 8 që duhet ndërtuar, është autostrada Tetovë-Gostivar – Kërçovë- Bokujçani -Strugë – Qafëthanë, përderisa Korridori 10-D, do të lidhë Prilepin me Manastirin.

Me këtë rast zëvendëskryeministri Artan Grubi ka thënë se ndërtimi i një kilometri rrugë do të kushtojë 12 milionë euro. Ai shtoi se ky çmim është më i ulët se mesatarja e çmimit të autostradave të ndërtuara në rajon, ku çmimi për kilometër autostradë shkon deri në 19 milionë euro.

“Bëhet fjalë për ndërtimin e 110 kilometrave autostradë. Nga korridori në Tetovë deri në Gostivar do të kemi tri korsi në anën e majtë dhe të djathtë. Në pjesën nga Gostivari, në Kërçovë, do të lidhet me autostradën që po ndërtojnë kinezët. Pas Trebenishtes do të ndërtohet një autostradë tjetër. Nga ana e Shqipërisë tashmë po ndërtohet, ndaj ky projekt do të na lidhë me Tiranën, Durrësin dhe Portin e Thatë në Durrës”, ka sqaruar Grubi.

Kompania që do të ndërtojë Korridorin 8 dhe të 10-D ka kontratë sy më sy

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut vendosën që Korridorin 8 dhe 10 ta ndërtojnë përmes parimit “çelësi në dorë”, përkatësisht në vend të tenderimit të negociohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kompaninë, e cila do të ndërtojë autostradën, përkatësisht do të marrë për sipër të hartojë studimin e fizibilitetit dhe më pas të realizojë projektin në tërësi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbrojtur qëndrimin se përmes këtij modeli do të arrihet që ndërtimi i autostradës të realizohet më shpejt dhe pa pengesa, raporton Radio Evropa e Lirë.

Për këtë arsye, Qeveria propozoi miratimin e një ligji, i cili mundëson nënshkrimin e marrëveshjeve sy më sy me konsorciumin “Bechtel&Enka” për ndërtimin e këtyre dy korridoreve.

Ligji qe kontestuar nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, por pavarësisht kësaj, ligji u miratua nga shumica parlamentare në korrik të vitit 2021.

Më vonë Gjykata Kushtetuese, në dhjetor të vitit 2021, ka hedhur poshtë kërkesën e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit , me arsyetimin se ky ligj nuk kërcënon sundimin e drejtësisë dhe nuk paraqet rrezik për korrupsion.

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vetëm një nen të këtij ligji që kishte të bëjë me mundësinë që punëtorët të punojnë 60 orë brenda javës, ndërkohë që në bazë ligjeve të vendit për marrëdhënie pune punëtorët punojnë vetëm 40 orë brenda javës./Media Ndërtimi.

“Bechtel&Enka” do të ndërtojë për 1.3 miliard euro Korridorin 8 dhe 10-D në Maqedoninë e Veriut

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending