Edicioni i dytë i Forumit SHARE në Prishtinë, do të mbahet nga ora 9:30, më 10 mars 2023, në Klan Arena.
SHARE Prishtina 2023 do të bashkojë folës të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë, novatorë në arkitekturë dhe teknologji të ndërtimit dhe do të ofrojë qasje në informacion dhe mundësi të reja për bashkëpunim.
“Edicioni i dytë i konferencës vjen me shume risi, si në aspektin përmbajtesor, ashtu edhe në atë programor. Do të jetë një Konferencë gjithëditore për arkitekturën, urbanizmin dhe inovacionet. Kësaj radhe do t’i permbajë në vete edhe dy debate/panele profesionale, ku do të diskutohët për “Mënyrën e mirë të jetesës dhe punës përmes arkitekturës”.
Poashtu, prezentuesit e konferences që janë vendor, rajonal dhe ndërkombetare, janë përzgjedhur me kujdes, në mënyrë që të prekin, diskutojnë dhe mbulojnë tematika prej atyre të politikave urbane, ndarjes së përvojave menaxheriale të tyre nga eksperienca e udhëheqjës së urbanizmit të qyteteve me renome në Itali, tek pjesa e ofrimit të zgjidhjeve të problemeve arkitektonike dhe të bërit arkitekturë në zonat e dalura nga konfliktet, post-luftës; për tu përmbyllur edhe me aspektin akademik të profesionit, përmes asaj se si dë të ndikojnë hulumtimet, shpikjet dhe inovacionet në përmiresimin e kulalitetit të arkitekturës dhe nivelit të përjetimit të saj – me eksperienca nga Akademia e Londrës.”, deklaroi për Ndërtimi.info, Bledion Braliu, nënkryetar i Asociacionit të Arkitekteve të Kosovës
si dhe anëtar i Bordit Organizativ SHARE PRISHTINA 2023.
Programi do të fokusohet në temën kyçe “Arkitektura e të jetuarit dhe e punës”.
Folësit e ftuar do të paraqesin detaje teknike të projekteve të tyre në shkallë të gjerë me njohuri frymëzuese për audiencën.
“Kete vit SHARE PRISHTINA 2023, me krenari e them se eshte bere piketakim I arkiteteve shume te famshem, qe prezentojne shkolla te ndryshme te arkitektures nga Lindja e deri ne Perendim.
Mysafir Special në këtë ngjarje janë: IAN RITCHIE nga Akademia e Londres, Bhernard Khoury nga Lebanoni, Gokhan Avcioglu nga Stambolli, Diogo Burnay nga Portugalia, Simonetta Cenci nga Italia.
Secili nga këta arkitektë, janë të shpërblyer ndërkombëtarisht me cmime prestigjioze në fushat e arkitekturës që iprezentojne.
“Synimi parësor i kësaj Konference Ndërkombëtare është që t’i bëj bashkë arkitektët dhe profesionistët e fushës që të ndajnë dhe shkëmbejnë mes tyre kontaktet, pervojat, bashkëpunimin etj lidhur me fushat e arkitekturës, urbanizmit dhe ndërtimit. Por sigurisht se me e rendesishmë është edhe mundesia unike e dëgjimit të përvojave dhe prezentimeve të kaq shumë arkitektëve ndërkombëtar, rajonal e vendor, në një vend, në një auditorium, dhe aq më tepër në vendin tonë, me kosto minimale, krahasuar me vlerën dhe rëndësinë qe ka ky event dhe këta persona, që normalisht do të ishte shume e vështirë të percilleshin në vendet e tyre të origjinës.
Bledion Baraliu
Cdo ngjarje e një kalibri dhe niveli të tillë cfarë është Konferenca SHARE Prishtina 2023, kontribuon në mënyrë të jashtëzakonshme në ndërlidhjen, avansimin dhe rregullimin e profesionit të arkitektit dhe të gjitha fushave tjera përcjellese në Kosovë. Poashtu, mundësia që të thithen drejtpërsëdrejti përvojat e prezentuesve të konferencës, por edhe vënia e kontakteve apo edhe mundesia që të njejtit ta njohin Kosoven si vend, të njoftohen me arkitekturën, urbanizmin dhe situatën arkitektonike në vend, apo që të njëjtit të kthehen në format tjetër që të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës, është një vlerë e shtuar e Konferencës.”, tha Baraliu./Media Ndërtimi.