Connect with us

Infrastrukturë

Ndahen 10 milionë euro për tre kontrata për përmirësimin urban në Sarandë dhe Gjirokastër

Published

on

Tre kontrata janë dhënë së fundmi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për përmirësimin urban në dy qytete të rëndësishme si destinacione turistike Saranda dhe Gjirokastra.

Pjesë e projektit të Bankës Botërore mbi Zhvillimit të Integruar Urban dhe Turizmit në zonën e jugut këto procedura kanë secila qëllim të veçantë dhe afate të ndryshme zbatimi.

Kështu kontrata e parë ka në objekt “Punime civile për Zhvillimin e Integruar Urban të Sarandës, Paketa 2″. Vlera e kësaj kontrate është 573 milionë lekë apo rreth 4.9 milionë euro fituar nga kompania 4 AM sh.p.k.

Kontrata e dytë ka në objekt të saj “Plani i Lëvizshmërisë dhe Projektimi i Detajuar i Investimeve të Projektit të Përmirësimit të Integruar Urban të Gjirokastrës, Paketa 1”.

Vlera me të cilën është fituar kjo kontratë është 315 milionë lekë dhe fituese është sërish kompania 4 AM sh.p.k.

Kontrata e tretë ka të njëjtën objekt si kontrata e dytë veçse në këtë rast është paketa e dytë e investimeve të parashikuara dhe ka një vlerë 306 milionë lekë fituar ng FUSHA sh.p.k.

Dy kontratat për Gjirokastrën kanë një vlerë kumulative prej 5.3 milionë euro.

Adati i zbatimit të dy kontratave të Gjirokastrës është parashikuar për një afat 18 mujor ndërkohë që për Sarandën zbatimi duhet të bëhet për një afat 14 mujor.

Të tre projektet janë pjesë e paketës që Qeveria e Shqipërisë ka marrë si financim nga Banka Botërore kundrejt kostos së Projektit “Integrimi Urban dhe Zhvillimi i Turizmit”.

Projekti nisi zbatimin në vitin 2017 me një financim 68 milionë USD dhe përfshinte 3 qarqe (Vlorë, Berat, Gjirokastër); 4 bashki (Sarandë, Gjirokastër, Berat, Përmet) dhe korridori turistik që kalon në këtë rajon.

Ky projekt ishte parashikuar fillimisht deri në vitin 2022 por më pas u rishikua dhe iu shtua një financim i ri duke parashikuar tashmë mbylljen në 31 korrik 2025. Në total finaicmi pas rishikimit të projektit arriti në 105 milionë USD.

Tre komponentët e projektit

Projekti ka në total tre komponentë. Komponenti 1. Punimet civile të rrugës me kalldrëm të këmbësorëve dhe rrugës së aksesit të mjeteve në Kalanë e Beratit, shëtitores së Sarandës dhe shkallëve të Përmetit.

Ka përfunduar përmirësimi i integruar urban dhe ndriçimi i rrugëve dhe rruga me kalldrëm e Pazarit të Gjirokastrës dhe Sistemi i Muzeve; punimet civile të përmirësimit të integruar urban në Berat dhe rehabilitimi i Kalasë së Gjirokastrës po zbatohen; konsulenca e projektimit për përmirësimin e integruar urban në Sarandë dhe Gjirokastër po zbatohet.

Komponenti 2. Kanë filluar punimet për përmirësimin e zonave turistike të Benjës dhe Zvërnecit dhe të pikave panoramike përgjatë korridorit turistik.

Konsulenca projektimi për zonat turistike të Kalasë së Gjirokastrës si dhe Kalasë së Borshit, Kalasë së Kaninës dhe Shpellës së Spillesë janë duke u zbatuar.

Komponenti 3. Konsulenca për Strategjinë e Kërkimit dhe Zhvillimit të Tregut ka përfunduar. Shërbimet e konsulencës për Partneritetin e Menaxhimit të Destinacionit , Zhvillimin i Tregut, hartimi i Sistemit të Statistikave të Turizmit dhe Paketa e Zhvillimit të Produkteve Turistike janë në zbatim. Konsulenca për paketën 2 të zhvillimit të produkteve turistike është aktualisht në prokurim”/Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit

Published

on

Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan Antonio Pilato në një artikull të botuar në revistën italiane “Solo Finanza”.

Vera po afron dhe për ata që nuk kanë planifikuar ende asgjë, ne rekomandojmë të zgjidhni dhe eksploroni Shqipërinë. Pa shpenzuar shumë para ju mund të pushoni në breg të detit dhe të shijoni çdo lloj rehatie.

Kjo është një mundësi ‘e bujshme’ e zbuluar nga portali i njohur (pirateinviaggio.it) i cili ditët e fundit ka ndarë me ndjekësit e tij destinacionet më të mira për vitin 2024, që nuk duhen humbur.

Shqipëria, një nga destinacionet në trend – edhe verën e kaluar – ofron për udhëtarët diell, det të kristaltë, plazhe që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kosto dukshëm më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, transmeton ATSh.

Saranda, një qytet i bukur bregdetar ofron hotele (me tre yje) ku mund të akomodoheni si “zotërinj të vërtetë”. Akomodohuni në hotelin “Vila Era Beach” për vetëm 20 euro nata. Hoteli është praktikisht në plazh dhe gjithashtu në paketë përfshihet vakti i mëngjesit. Vendndodhja mbetet padyshim ‘një pikë e fortë’, por edhe dhomat kanë hijeshinë e tyre. Ato janë të mëdha, komode dhe ideale si për çifte ashtu edhe për grupe turistësh. Disa nga hotelet, gjithashtu kanë një kopsht ose një tarracë të vogël.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Tashmë turistët italianë dhe jo vetëm kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit falë çmimeve të saj të përballueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending