Connect with us

Aktuale

Dosja e Prokurorisë: U detyruan të futen në fajde për projekte ndërtimi!

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit për 14 të dyshuarit e arrestuar për fajde.

Të dyshuarit që janë dërguar në paraburgim nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “Fajdës” si dhe “Shmange nga tatimi” janë Besnik Salihu, Fadil Salihu, Egzon Salihu, Ardi Saraqi, Shefik Rexhepi, Lindrit Haradinaj, Ramiz Ademi, Mujë Ademi, Kadri Gerbeshi, Ajvaz Muzaqi, Bashkim Osmani, Bahri Abazi, Nexhmi Abazi dhe Shukri Haxhiu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dy biznesmenët e njohur të dyshuar për fajde

Në mesin e të pandehurve në këtë rast janë Shefik Rexhepi, pronar i ndërmarrjes tregtare “Euro-Ab”, si dhe Bashkim Osmani, pronar i ndërmarrjes prodhuese “Dona Liberion”, të cilët po dyshohen për veprën penale të fajdes.

Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, ekziston dyshimi i bazuar se në fund të vitit 2021, të pandehurit Shefik Rexhepi, si pronar i ndërmarrjes tregtare “Euro-Ab”, si dhe Bashkim Osmani, si pronar i ndërmarrjes prodhuese “Dona Liberion”, në bashkëkryerje me të pandehurin Gëzim Sinani, kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit A.H.

Në kërkesë thuhet se i dëmtuari A.H, duhej të paguante një obligim financiar për një objekt ndërtimor, mirëpo për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, si dhe pamundësisë që të marrë kredi në bankat komerciale, është detyruar të kërkoj para nga Gëzim Sinani.

Në kërkesë thuhet se ky i fundit, paratë i kishte siguruar nga të pandehurit, ku nga i pandehuri Shefik shumën prej 400 e 30 mijë euro, kurse nga i pandehuri Bashkim shumën prej 500 e 50 mijë euro, të cilat ia ka dhënë të dëmtuarit, duke kontraktuar një shumë të parave prej 98 mijë euro, të cilën duhet ta paguante në çdo muaj si fajde.

Kështu, i dëmtuari për njëmbëdhjetë muaj kishte pësuar dëm në shumën prej 1 milion e 100 mijë euro në emër të fajdes, mirëpo pagesat e kësteve tjera mujore ishin ndërprerë për shkak të arrestimit të të pandehurve Gëzim dhe Salih Sinani, kurse borxhi kryesor ka mbetur në shumë prej 900 e 20 mijë euro.

Me këtë do të kenë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Në pikën e dytë të kërkesës për caktimin e paraburgimit, për të pandehurin Bashkim Osmani, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në fund të vitit 2021, i pandehuri Osmani si pronar i ndërmarrjes prodhuese “Dona Liberion”, e në bashkëkryerje me të pandehurin Gëzim Sinani, kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit Naim Berisha.

I dëmtuari, sipas kërkesës, si pronar i ndërmarrjes tregtare “Berisha Commerce”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19 si dhe pamundësisë që të marrë kredi në bankat komerciale, për një projekt ndërtimi, është detyruar të kërkoj para nga Gëzim Sinani.

Ky i fundit, paratë i kishte marrë nga i pandehuri Bashkim në shumë prej 200 mijë euro, të cilat ia ka dhënë të dëmtuarit, duke kontraktuar një shumë të parave prej 12 mijë në muaj si fajde, prej të cilave 8 mijë i ka marrë i pandehuri Bashkim, kurse 4 mijë i pandehuri Gëzim.

Tutje, në kërkesën për caktimin e paraburgimit, për të pandehurin Bashkim Osmani, thuhet se i dëmtuari Naim Berisha, në pamundësi që t’i paguaj shumat e parave në emër të fajdeve, është detyruar t’i marrë edhe 200 mijë euro me kushte të njëjta, kështu që borxhi i të dëmtuarit kishte arritur shumën prej 1 milion 96 mijë euro.

Kështu, i dëmtuari është detyruar të marrë një kredi në “Ish Bank”, në shumë prej 700 mijë euro, të cilat ia ka dhënë të pandehurit Gëzim dhe një banesë në vlerë prej 70 mijë, duke pësuar një dëm pasuror në shumë rreth 300 e 30 mijë, kurse pjesa tjetër ka mbetur e pa paguar.

Me këtë rast ata dyshohen të kenë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Fajdeja”, nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

I dëmtuari detyrohet të blejë veturën 75 mijë euro dhe të njëjtën t’ia shesë për 46 mijë euro të pandehurit për fajde.

Në arsyetimin e Prokurorisë së Ferizajt thuhet se  më datën 20 tetor 2022, është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve Besnik Salihu etj., për shkak të dyshimit të bazuar se do të kenë kryer veprat penale Fajdeja nga nenin 331 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së, dhe veprën penale Shmangia nga tatimi nga neni 307 par.1 lidhur me par.3 të KPRK-së.

Po ashtu thuhet se Prokuroria ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve kundër të pandehurve Ajvaz Muzaqi, Egzon Salihu, Mujë Ademi etj..

Tutje thuhet se hetimi është zgjeruar në bazë të kallëzimit plotësues të DHKR-së në Prishtinë me nr 2022-DKR-43 të datës 12.12.2022.

Në arsyetimin e Prokurorisë së Ferizajt thuhet se  më datën 20 tetor 2022, është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve Besnik Salihu etj., për shkak të dyshimit të bazuar se do të kenë kryer veprat penale Fajdeja nga nenin 331 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së, dhe veprën penale Shmangia nga tatimi nga neni 307 par.1 lidhur me par.3 të KPRK-së.

Po ashtu thuhet se Prokuroria ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve kundër të pandehurve Ajvaz Muzaqi, Egzon Salihu, Mujë Ademi etj..

Tutje thuhet se hetimi është zgjeruar në bazë të kallëzimit plotësues të DHKR-së në Prishtinë me nr 2022-DKR-43 të datës 12.12.2022.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending