Connect with us

Infrastrukturë

KEDS-i detyron bizneset t’i blejnë trafot, më pas ua merr ato për t’i bërë pronë të vete

Published

on

Prej privatizimit të Distribucionit të Energjisë në vitin 2012-të, bizneset kosovare vazhdojnë t’i paguajnë shuma të majme kompanisë turke KEDS për kyçje në rrjetin elektrik.

Varësisht prej kapacitetit, bizneset kanë paguar deri në 50 mijë euro vetëm për tu kyçur në rrjet.

Bizneset vetëm për marrjen e pëlqimit e vendosjes së trafos duhet të paguajnë deri në 5000 mijë euro.

Kompanitë biznesore janë të detyruara të paguajnë edhe për trafon, ani pse sipas rregulloreve në fuqi kjo është përgjegjësi e KEDS-it.

Disa biznese për Ndërtimi.info kanë treguar përvojën e tyre, të cilat janë ankuar për shuma të mëdha të mjeteve që po iu kërkon KEDS-i me rastin e kyçjes së tyre në rrjet, si dhe pagesat shtesë për trafo.

Për t’u kyçur në rrjetin elektrik, bizneset janë të detyruara t’i paguajnë taksat për kapacitet dhe taksat e kyçjes.

Shumë pronar që kanë dashur të mbeten anonim tregojnë dëshmi se për më shumë se 5000 euro janë të detyruar të paguajnë për t’u kyçur në rrjetin elektrik.

Përpos kësaj ata është dashur ta paguajë edhe tarifën e trafos në vlerë të mbi 40 mijë eurove, e cila më pas bëhet pronë e distributorit të energjisë elektrike për Kosovë.

Bizneset paguajnë edhe për kabllot si dhe instalimin.

ZRRE e konfirmon se KEDS-i i detyroi kundërligjshëm bizneset t’i blejnë trafot

Zyra e Regullatorit të Energjisë (ZRRE) e ka konfirmuar përmes një raporti të monitorimit të cilin e ka siguruar Buletini Ekonomik, pas kërkesës për qasje në dokumente publike.

“Ndërsa për aplikuesit për kyçje që nuk janë për objekte banesore, KEDS në Pëlqimet Elektroenergjetike në disa raste ka kërkuar edhe pagesën e grupit matës ose edhe vendosjen e grup matësit nga vet aplikuesi, e që kjo është në kundërshtim me nenin 54 të Ligjit për Energjinë Elektrike, në të cilën theksohet se: “Pajisjet matëse për matjen e energjisë elektrike janë pronë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, siç përcaktohet në Ligjin për Energjinë”, thuhet në raportin “Ofrimi i Shërbimeve për Konsumatorë nga KEDS dhe KESCO për periudhën Janar-Dhjetor 2018”.

Në një rast, njëri nga bizneset ka paguar 7500 euro vetëm për tu kyçur në rrjetin elektrik.

Ndertimi.info ka dërguar pyetje në adresë të zëdhënësit për media në KEDS, Viktor Buzhala, por nuk ka marrë përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRRE), që në të njëjtën kohë është edhe rregullatori kryesor për KEDS-in, ka lejuar KEDS-in që të operojë me këto çmime për kyçjen në energji elektrike të bizneseve që nga viti 2012, pra të punojë me një çmimore, e cila në 2005 ishte e miratuar për KEK-un./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending