Connect with us

Trashëgimia Kulturore

Pas një viti restaurimi, Muzeu Etnografik i Gjakovës hapet për vizitorët

Published

on

Pas një viti të punëve restauruese dhe intervenimeve emergjente në objekt. Muzeu është i hapur për vizitor!

Muzeu Etnografik i Gjakovës ka mbi 1700 objekte të kulturës materiale.

Ndërtesa ka dy etazhe dhe dy çardak. Përdhese shfrytëzohet për ekspozita tematike, ndërsa në këtë pjesë janë të ekspozuara edhe eksponate të zejeve të kultivuara në qytet e rrethinë.

Regjioni i Gjakovës, në të kaluarën ka qenë përgjithësisht vend bujqësor e blegtoral, me përjashtim të qytetit i cili me tepër është marrë me zejtari. Dhe në këtë mënyrë Muzeu mbledh objekte dhe vegla pune të këtyre kulturave dhe njëherësh bëhet edhe studimi i themelt i tyre.
Në kulturën materiale ka rëndësi të madhe mbledhja dhe studimi i veshjeve popullore, tapet e tyre, variantet e banesës popullore me orenditë e aksesoret e tyre.

Në ambientet e muzeut ruhet një eksponat i rrallë i rrobave karakteristike të punuara me dorë nga esnafet e terzive të Gjakovës për një familje beglere të derës së Kryezive, të cilat për shkak të vlerës së madhe ruhen në kasafortën e muzeut për shkaqe sigurie dhe te cilat herë pas here dalin në ekspozita që organizon muzeu. Në pjesën e poshtme të muzeut po ashtu ka eksponate të tjera të vlefshme si pitosi i kohës ilire, një eksponat me vlera të veçanta.

Vizitorët këtë muze me vlera të çmueshme të kulturës sonë maeteriale mund ta gjejnë në Rr. Nëna Terezë në “Shtëpinë Tradicionale Qytetare”. Përndryshe ky muze tërheq edhe mjaft turistë të jashtëm , si dhe nxënës shkollash të ndryshme nga kjo rrethinë./Media Ndërtimi.

Trashëgimia Kulturore

Arkeologët kroat e gjejnë një përkrenare ilire, është më shumë se 2500 vjet e vjetër

Published

on

Katër vjet pas zbulimit fantastik të një helmete ilire 2500 vjeçare nga Zakotoreci i Peljesacit, arkeologët mëngjesin e djeshëm, pothuajse në të njëjtin vend, gjetën një tjetër edhe më të vjetër!

Lajmi u kumtua nga Marta Kalebota, arkeologia kroate nga Muzeu i Qytetit të Korculës dhe anëtare e ekipit arkeologjik që gërmon me zell në Zakotorac.

I njëjti ekip që gjeti helmetën e parë në vitin 2020 gjeti edhe një të dytë, pak më të vjetër, por detajet do të përcaktohen nga analiza e detajuar, shkruan slobodna dalmacija.

“Hrvoje mori një gur dhe filloi të bërtasë se kishte gjetur një përkrenare tjetër! Ndjenja është, të paktën, fenomenale, ndihem shumë e emocionuar, një shpikje e pabesueshme dhe për herë të dytë”, pohoi ajo.

Përkrenarja e dytë u gjet dhjetë metra larg vendit ku u gjet e para.

Ato janë pak më ndryshe, ndryshon nga faqet dhe fytyra, gjë që na bën të përfundojmë se ajo e gjetur sot daton në shekullin V-VI, që do të thotë se është pak më e vjetër se e para, por ende duhet të përcaktoni detajet, pohoi arkeologia e re Kalebota.

Pos saj, ekipi përbëhet nga dr.sc. prof. Hrvoje Potrebic nga Departamenti i Arkeologjisë në Fakultetin Filozofik në Zagreb, i cili e gjeti helmetën, si dhe nga Domagoj Perkiq nga Muzetë e Dubrovnikut që udhëheq ekipin dhe financon gërmimet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Publikohet hulumtimi për gjendjen e Institucioneve Muzeale të Qytetit të Mitrovicës

Published

on

Në kuadër të nismës për dokumentimin e institucioneve muzeale të Kosovës, EC ka vijuar me hulumtimin e institucioneve muzeale të Komunës së Mitrovicës. Realizimi i këtyre hulumtimeve ka për qëllim identifikimin e problemeve aktuale dhe potencialeve që këto objekte aktualisht bartin, me synim të krjimit të një pasqyre të qartë lidhur me gjendjen e tyre aktuale.

Ky hulumtim shpalos gjendjen ekzistuese të tri muzeve që akutalisht operojnë në kuadër të Komunës së Mitrovicës, përkatësisht Muzeut të Qytetit, Muzeut Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve “Trepça” si dhe Kompleksit të Kullave “Isë Boletini”. Të gjeturat nga ky hulumtim mëtojnë të shërbjenë vetë institucionet udhëheqëse drejt parashtrimit të kërkesave dhe ideimit të projekteve për intervenime në të ardhmen me qëllim të përmirësimit të infrastukturës fizike, sigurimit të qasshmërisë për personat me aftësi të kufizuara, përmirësimit të mënyrës së ekzpozimit të eksponateve si dhe përmirësimit të aspektit programativ të operimit vjetor të muzeve.

Hulumtimi “Institucionet Muzeale të Qytetit të Mitrovicës” vie pas publikimit të suksesshëm të hulumtimit “Institucionet Muzeale të Qytetit të Prizrenit”, ndërsa EC do të vijojë më trajtimin e muzeve të qyteteve të tjera të Kosovës.

Hulumtimin e plotë mund ta lexoni në linkun: https://www.ecmandryshe.org/…/muzete_e_mitrovices_2702.pdf

Ky hulumtim është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore gjithëpërfshirëse” që përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Nxënësit e Prizrenit njoftohen me zejet e vjetra dhe trashëgiminë arkeologjike

Published

on

Qindra nxënës të shkollave të Komunës së Prizrenit kanë marrë pjesë në vizitat tek zejet e vjetra aktive si dhe në Muzeun Arkeologjik të rajonit të Prizrenit të organizuara nga EC Ma Ndryshe.

Vizitat grupore të nxënësve kanë shërbyer për ndërgjegjësimin dhe edukimin e brezave të rinj lidhur me artizanatet e trashëguara brez pas brezi, sikurse edhe për t’u njohur më për së afërmi me vlerat e trashëgimisë arkeologjike të rajonit të Prizrenit.

Gjatë këtyre vizitave nxënësit kanë pasur mundësinë që të zbulojnë fshehtësitë e punës së mjeshtërve të dalluar të zejes së filigranit, të plisit dhe të farkëtarisë, duke përfituar njohuri edhe për historikun e këtyre zanateve, dhe rëndësinë e ruajtjes së kësaj tradite në këto anë.

Ndërsa nikoqirët e Muzeut Arkeologjik të rajonit të Prizrenit duke prezantuar para nxënësve artefaktet e ekspozuara kanë dhënë edhe informata shtesë mbi kohën e gjetjes si dhe funksionin që ato kanë kryer, sikurse edhe rëndësinë e dokumentimit e ruajtjes së tyre.

Këto vizita janë realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore gjithëpërfshirëse” që përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Continue Reading

Trending