Connect with us

Trashëgimia Kulturore

Personat me aftësi të kufizuara duan qasjes gjithëpërfshirëse në trashëgimi kulturore

Published

on

Në kuadër të projektit “Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne”, u mbajt seminari rreth krijimit të qasjes gjithëpërfshirëse për persona me aftësi të kufizuara në trashëgimi kulturore.

Qëllimi i seminarit ishte që t’u jipet mundësi personave me aftësi të kufizuara të shprehin nevojat dhe domosdoshmërinë në përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave strategjike të institucioneve në fushën e trashëgimisë kulturore.

Ky projekt financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zbatohet nga #CHwBKosova në bashkëpunim me HANDIKOS./Media Ndërtimi.

Trashëgimia Kulturore

Artefakte nga Kosova do të prezantohen në SHBA🇽🇰🇺🇸

Published

on

Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera të Evropës Juglindore do të jenë pjesë e ekspozitës “First Kings Of Europe”, që organizohet nga një prej muzeve më të mëdhenj në SHBA, Field Museum of Natural History, në Chicago.

Katër artefakte nga Muzeu Kombëtar i Kosovës do të prezantohen në ekspozitën që do të hapet më 31 mars në SHBA, dhe do të vazhdoj edhe në Kanadë.

“First Kings of Europe” bënë bashkë punën dhe tregimet e 26 muzeve dhe 11 vendeve të Evropës Juglindore.

Ekspozita ka si temë kryesore periudhën e formimit të elitave sociale dhe politike gjatë prehistorisë së vonë në Ballkan, nga komunitetet bujqësore egalitare të periudhës së Neolitit, tek elitat e konsoliduara të fundit të periudhës së Hekurit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Aliu: Në ditën kur nisi restaurimi i ish Gjimnazit, asnjë masë siguruese nuk u ndërmor nga i kontraktuari i MKRS-së

Published

on

Kryetari i Komunës së Ferizajt ka vizituar të premten objektin e ish Gjimnazit të vjetër në Ferizaj, i cili ditë më parë u përfshi nga zjarri.

“Ditën që zjarri kaploi këtë objekt, isha në vizitë zyrtare në Turqi me Asociacionin e Komunave të Kosovës, por që në orët e hershme të mëngjesit, pranova raportet nga ekipet tona emergjente për situatën në terren e reagimin e shpejtë të Brigadës së Zjarrfikësve dhe kompetentëve komunal që dolën menjëherë në vendngjarje.”, deklaroi Aliu.

Objekti i ish Gjimnazit të vjetër, sipas kryetarit Aliu, përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore, nën mbrojtje e të promovuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Nismat e projekteve për mbrojtjen e restaurimin e këtij objekti, kanë pronësinë e Komunës, janë projekte që për vite kemi kërkuar nga Ministria e Kulturës, ashtu siç i takon ligjërisht, të ndërmerr veprime për restaurimin e objektit.

Madje, Komuna e Ferizajt, edhe në nismat rajonale, si ajo e bashkëpunimit ndërkufitar më 2021, financuar nga BE, kemi propozuar këtë objekt për restaurim, por që MKRS kishte aprovuar lejen për renovimin e këtij objekti sipas kërkesës së Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, që e pamundësoi ecjen tutje të këtij projekti në fazat e aplikimit për grantet nga BE.”, shtoi ai.

“Në ditën kur nisi restaurimi i këtij objekti, asnjë masë siguruese nuk u ndërmor nga i kontraktuari i Ministrisë së Kulturës për këto punime, ashtu siç parashohin rregullat në çdo vendpunishte.

Përtej shout mediatik, roleve të nxituara akuzatore e të protagonizmit politik sikurse të ishin ata vet organet e hetuesisë e drejtësisë, politika e qytetarët duhet të presin përfundimet e hetimeve zyrtare nga organet e specializuara. Është e dhembshme, të përdoret për pak vëmendje mediatike e protagonizëm politik, kjo fatkeqësi zjarri në këtë objekt, kryerësit e së cilës, insistojmë se duhet të nxirren sa më parë para drejtësisë.

Gjimnazi i vjetër i Ferizajt, përfaqëson histori, dije, kujtime, emocione, krenari e lot gëzimi për breza të tërë të ferizajasve. Mbrojtja e promovimi i saj, nuk është kauzë personale por kolektive-institucionale, andaj ferizajasve, ky objekt, do t’i kthehet, i restauruar e për ta trashëguar ndër breza, si vlerë dalluese të qytetit tonë.”, tha kryetari i Ferizajt Agim Aliu./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Muzeologët kundër futjes së Muzeut Kombëtar në projektligjin për artin dhe kulturën

Published

on

Pjesëtarë të stafit shkencor dhe profesional të Muzeut Kombëtar të Kosovës po kundërshtojë futjen e Muzeut Kombëtar të Kosovës (MKK) në Projektligjin për artin dhe kulturën.

Sipas tyre, futja e MKK-së në kuadër të një ligji të ardhshëm për art dhe kulturë do ta zhvlerësojë këtë institucion nga trashëgimia e pasur kulturore duke e shndërruar thjesht kulturore. Ata kërkojë nga MKRS që të shqyrtojë bërjen e një ligji për muzetë.

Ky grup i punëtorëve të MKKR përmes një letre dërguar ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zyrtarëve tjerë të MKRS-ë kërkojnë që MKK të mos përfshihet në ligjin për art dhe kulturë, por, siç shprehen ata, atu ku e ka vendin në kuadër të trashëgimisë kulturore, shkruan Kallxo.com.

MKRS ka draftuar Projektligji për artin dhe kulturën, i cili ka kaluara fazën e diskutimit publiko dhe pritet që ai të dërgohet për miratime dhe në Kuvendin e Kosovës. Ky draftligj, pas miratimit në Kuvendin e Kosovës do të eliminojë disa prej ligjeve që rregullojnë fushatë të ndryshme kulturore, përveç ligjit për Kinematografinë dhe ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Çështja e muzeve zë vend në Ligjin aktual për Trashëgiminë Kulturore, në mënyrë sipërfaqësore. Por, një trajtim më të gjerë muzeve, themelimit dhe funksionimit, i është dhënë në projektligjin për artin dhe kulturën.

“Ministria përkatëse për kulturën mund të themelojë institucione publike qendrore nga fusha e muzeologjisë, ndërsa komunat mund të themelojnë institucione publike lokale nga fusha e muzeologjisë. Muze mund të themelojnë edhe personat juridikë dhe fizikë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kriteret për themelimin, funksionimin, kategorizimin dhe organizimin e muzeve, si dhe hulumtimin, inventarizimin, ruajtjen dhe prezantimin e trashëgimisë së luajtshme dhe shpirtërore, përcaktohen me akt nënligjor të miratuar nga Ministri përkatës për kulturën”- thuhet në pikën 1, 2, 3 të nenit 24 të Projektligjit për art dhe kulturë.

MKK së bashku me institucionet tjera kulturore qendrore e lokale është i përfshirë në, nenin 4 i Projektligji për artin dhe kulturën.

Pikërisht, përfshirja e MKK-së ka shtyrë stafin shkencor dhe profesional të MKK për të reaguar duke i kërkuar MKRS që muzeun ta largojë nga projektligji për art dhe kulturë. Sipas tyre, futja e MKK-së në ligjin e ardhshëm për art dhe kulturë, e minimizon dhe zhvesh MKK-në nga aduti shkencor duke i bërë të pavlefshme gradat shkencore dhe profesionale të punëtorëve të këtij institucioni.

Për më së dy javë Projektligji për art dhe kulturë ishe në diskutim publik në platformën qeveritare- konsultimet./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending