Connect with us

Infrastrukturë

Prezantohen projektet për pistën e parë të garave të shpejtësisë në Shqipëri, Auto Moto Park Albania

Published

on

Janë prezantuar projektet për Auto Moto Park Albania, e cila do të jetë pista e parë në Shqipëri për garat e shpejtësisë  dhe do të vendoset në Elbasan.

Gjatë një ceremonie të mbajtur me këtë rast ku kompanitë kanë argumentuar projektet e tyre. Përpara nisjes së prezantimit në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se projekti në fjalë pritet të ketë ndikim në turizëm ndërkohë që fut Shqipërinë në një hartë të re ku nuk është pjesë aktualisht.

“Kjo është një epokë e re për Shqipërinë për ta vënë atë në një tjetër hartë ku ajo mungon tërësisht dhe për ti hapur një tjetër derë prej ku një tjetër kategori vizitoresh do të mund të hyjnë për të fuqizuar më tutje ekonominë tonë dhe imazhin. Ky projekt i hap rrugë dhe një tjetër fronti të punësimit cilësor të të rinjve. Jo vende pune të çfarëdoshëm por vende pune të mirëpaguara, teknologji e lartë, mundësi të reja dhe horizonte të reja për gjeneratën e re” tha Rama. Kryeministri përsëriti edhe një herë se mundësia për të zhvilluar një garë të Formula 1 në Shqipëri nuk është e pamundur.

Nga ana tjetër zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se jo rastësisht sot flitet për një projekt të kësaj natyre pasi është produkt i një sërë masave dhe ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur në sektorin automotiv në vend. Kjo e gjitha sipas saj ka nisur në vitin 2018 kur u bë riorganizimi i plotë i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Publik por edhe investimeve intensive në infrastrukturë rrugë, aeroporte dhe marina.

“Ka ardhur koha sot për këtë pasi Shqipëria  ka investuar në infrastrukturë që është një nga kolonat më të rëndësishme të lidhura me turizmin. Duhet të plotësohet paketa përveç marinave, aeroporteve, rrugëve. Nuk mjaftojnë vetëm bukuritë natyrore që kemi por duhet të kemi edhe element të shtuar që i shërbejnë turizmit për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion që mos vizitohet vetëm për plazhet dhe shtigjet. Kjo nuk është thjesht një pistë 3.8 kilometra por një kompleks ku do të zhvillohen aktivitete nga më të ndryshmet, ku qytetarët e Shqipërisë rajonit dhe Europës do të shohin muzeun retro që do të jetë  aty. Do të ketë një holl të madh eventesh. Do të ketë edhe pjesë që do t’i shërbejnë edukimit për sigurinë rrugore kaq të rëndësishme për ne. Kemi nisur punën me ministren Kushi për një kurrikul për shkollat fillore” tha Balluku.

Kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe tha se Auto Moto Park Albania është ngjarja më e madhe e komunitetit automotiv dhe sportiv në vend. Sipas tij në botë kjo industri qarkullon të ardhura në nivele të jashtëzakonshme ku vetëm në vitin 2021 në rang global ishin 160 miliardë dollarë teksa gjeneron edhe punësim.

“Në këtë kontekst Auto Moto Park Albania nuk është vetëm një pistë ku do zhvillohen gara shpejtësie por edhe si gjenerator ekonomik, motor i fuqishëm për  turizmin, dhe tregun automotive. Kompanitë që prezantojnë sot projektet kanë ndërtuar në total 120 cirkuite ku pjesa më e madhe e tyre e certifikuar për gradën A pra Formula 1” tha Gonxhe. Monitor/Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Bujqit e Pestovës bllokojnë punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, duan rrethrrotullim

Published

on

Banorët e fshatit Pestovë kanë dalë me traktora në rrugë dhe kanë bllokuar punimet dhe qarkullimin.

Ata po protestojnë për një rreth që, sipas tyre, është larguar nga projekti.

Banorët i kanë thënë se në vitin 2019 në projekt ka qenë rrethi, i cili tani u largua.

https://www.facebook.com/pr0.z3/videos/309357202260594/

Continue Reading

Infrastrukturë

Rinovimi i Teatrit Kombëtar, projekti ende në fazat e hershme

Published

on

Ushtrimet e shfaqjet, aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, tash e dy vjet, po i realizojnë në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë.

Për shfrytëzimin e kësaj hapësire, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, paguan rreth 180 mijë euro në vit.

“Në hapësirat e Pallatit të Rinisë kemi edhe Teatrin e Kosovës, shuma është diku rreth 14 – 15 mijë euro, me të gjitha shërbimet që ofrohen”, tha Mrikë Gashi, kryeshefe ekzekutive e Pallatit të Rinisë, raporton ATV.

Kalimi në sallën e njohur si Salla e kuqe, nuk i ka pëlqyer qysh nga fillimi drejtorit të Teatrit, Kushtrim Sheremeti.

Ky thotë se është dashur të intervenohet disa herë në të, për shkak të kushteve të vështira.

“E kemi nisë këtë punë që mos me ndal teatrin… Ka qenë shumë sfiduese, por ja kemi dal që nga marsi e kemi pas edhe një rinovim. Edhe tash e kemi një rinovim e kemi çu tavanin ma lartë dhe i kemi ndërruar ulëset. Kemi krijuar kushte por nuk është optimalja por minimalja”, tha drejtori i Teatrit Kombëtar.

Aktorët do të vazhdojnë t’i mbajnë këtu aktivitetet edhe për një kohë, meqë ende nuk kanë nisur punimet për restaurimin e Teatrit.

Madje nuk dihet as kur do të fillojnë, meqë Ministria e Kulturës është në faza të hershme të projektit.

“Në lidhje me projektin e restaurimit dhe konservimin të Teatrit Kombëtar të Kosovës ju informojmë se tashmë është hartuar projekti zbatues për restaurim dhe konservim.

MKRS-ja këtë javë planifikon të hap procedurë e prokurimit për zbatimin e projektit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Vendimin për kalimin e përkohshëm në hapësirat e pallatit të rinisë, MKRS-ja, e kishte marrë në korrik të 2022-ës.

Këto hapësira shfrytëzohen për ushtrime edhe nga Trupa e Baletit dhe Operës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Uzbekistani njofton ndërtimin e qendrave të të dhënave të financuara nga Arabia Saudite

Published

on

Në një përpjekje për të forcuar sektorin e tij të IT (teknologjisë së informacionit), Uzbekistani do të ndërtojë dy qendra të dhënash ‘të gjelbra’ në kryeqytetin e tij, Tashkent, dhe një tjetër në rajonin e Bukhara, duke përfshirë një të ndërtuar në zonën e ‘Tashkentit të Ri’ – një distrikt i ri urban. që është planifikuar të strehojë 500,000 njerëz dhe të shtrijë 200 km2.

Arti i strategjisë së vendit “Uzbekistan – 2030”, ndërtimi është një bashkëpunim me DATAVOLT me bazë në Arabinë Saudite, një kompani teknologjike që është e specializuar në zhvillimin dhe funksionimin e qendrave të të dhënave.

Skema është planifikuar në tri faza, ku e para ka një kapacitet prej 10 MW.

Faza e parë e ndërtimit pritet të kushtojë 150 milionë dollarë, me DATAVOLT që planifikon të ndajë deri në 5 miliardë dollarë në projekte me bazë në Uzbekistan deri në vitin 2030.

Faza e dytë do të përfshijë ndërtimin e një impianti 250 MW në Tashkentin e Ri.

Faza e tretë synon të zgjerojë kapacitetin deri në 250 MW në Bukhara, që ndodhet rreth 600 km në jugperëndim të Tashkentit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending