Connect with us

Auto

Rritja e çmimit të baterive për veturat elektrike, Ford largon 3200 punëtorë dhe paralajmëron ulje të investimeve në Evropë

Published

on

Ford Motor synon të shkurtojë deri në 3.200 vende pune në Europë dhe të zhvendosë disa prej aktiviteteve të zhvillimit të produkteve në SHBA, deklaroi të hënën, sindikata gjermane IG Metall, duke u zotuar të ndërmarrë veprime, nëse shkurtimet do të vijojnë, gjë që do të nxisë ndërprerjen e aktivitetit të shtëpisë automobilistike në të gjithë kontinentin.

Rritja e kostove të materialeve për bateritë e makinave elektrike dhe ngadalësimi i parashikuar i ekonomisë amerikane dhe europiane po ushtron presion te shtëpitë automobilistike, që të shkurtojnë shpenzimet.

Sipas analistëve, lufta e çmimeve të makinave elektrike, e nisur nga Tesla në fillim të muajit, po e rrit këtë presion.

Kompania synon të shkurtojë deri në 2.500 vende pune në zhvillimin e produkteve dhe deri në 700 në rolet administrative, ku fabrikat në Gjermani do të jenë më të prekurat, deklaroi IG Metall.

Punonjësit e fabrikës në Këln të shtëpisë automobilistike amerikane, e cila punëson rreth 14 mijë persona – nga të cilët 3.800 në një qendër zhvillimi në zonën e Merkenich, u informuan për planin gjatë mbledhjes së këshillit të fabrikës të hënën.

Zëdhënësi i Ford në Gjermani refuzoi të komentojë, duke iu referuar një deklarate të premten, ku thuhet se kalimi te prodhimi i makinave elektrike kërkon ndryshime strukturore dhe nuk do të thoshte më shumë derisa planet të finalizohen.

Një zëdhënës në selinë qendrore të shtëpisë automobilistike në Miçigan deklaroi se diskutimet me këshillin e fabrikave gjermane do të vijojnë dhe se kompania duhet të jetë “më konkurruese” në kalimin drejt makinave elektrike. Ai nuk pranoi të komentojë mbi planet speficike të punësimit.

Vitin e kaluar, Ford njoftoi investimin 2 miliardë dollarë për të zgjeruar prodhimin në fabrikën e Këlnit dhe realizimin e një modeli tërësisht elektrik për tregun në masë. Fabrika prodhon aktualisht Ford Fiesta, motorë dhe transmisione.

Shtëpia automobilistike, e cila punëson rreth 45 mijë persona në Europë, po projekton shtatë modele të reja elektrike në rajon, një fabrikë për montimin e baterive në Gjermani dhe një “joint venture” (sipërmarrje të përbashkët) për prodhimin e qelizave me nikel në Turqi, si pjesë e një nxitje të madhe të makinave elektrike në kontinent.

Kompania ka nënshkruar një marrëveshje me Volkwagen për prodhimin e 1.2 milionë automjeteve në platformën elektrike MEB të shtëpisë automobilistike gjermane në harkun e gjashtë viteve.

Përfaqësuesit e Ford dhe Volkswagen deklaruan se kjo marrëveshje mbetet në fuqi, edhe pse zëdhënësi i Ford në Shtetet e Bashkuara shtoi se roli i Volkswagen në gjeneratën e ardhshme të makinave elektrike europiane të Ford mbetet për t’u përcaktuar./Media Ndërtimi

Auto

Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz

Published

on

Renault prezantoi një SUV të ri të quajtur Symbioz. Është një SUV familjar me përmasa të mesme që synon kryesisht tregun e Nissan Qashqai.

Në Renault thonë se Symbioz synon të vazhdojë linjën e gjatë të “veturave për jetën” e Renault që daton që nga Renault 16 nga viti 1965, transmeton Telegrafi.

Renault Symbioz është projektuar për të mbushur boshllëkun midis SUV-së kompakte Captur dhe Austral-it më të madh, në gamën e modeleve me benzinë dhe hibride të markës franceze, duke e çuar numrin e veturave që Renault ka në tregun e veturave shumë konkurruese të segmentit C në pesë.

Symbioz ulet në një version të zgjeruar të platformës CMF-B të përdorur nga SUV i vogël Renault Captur dhe supermini Clio. Secili model ka një motor të plotë hibrid – i njëjti konfigurim hibrid E-Tech 145 që gjendet edhe tek ‘vëllezërit e motrat’ e tij./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!

Published

on

Para se ta bleni veturën e parë elektrike, shumë mendoni. Nuk ka asgjë të çuditshme për këtë – është një kalim kohe e shtrenjtë dhe nuk jemi gjithmonë të sigurt nëse do të shpërblehet fare.

Për këtë arsye, automjetet e këtij lloji nuk janë aq të njohura sa supozohej disa vite më parë kur filloi prodhimi i tyre. Prandaj lindin pyetjet, sa humbasin në fakt automjetet elektrike në vlerë? Dhe pse nuk janë as të kërkuara si të përdorura?!

Pse popullariteti i automobilave elektrik nuk është i kënaqshëm? Arsyeja për këtë, ndër të tjera, është mungesa e subvencionimit apo lehtësimi për blerje të tilla në disa vende, mbulimi i dobët me infrastrukturën e karikimit dhe jetëgjatësia e pakënaqshme e baterisë.

Situata është analizuar nga portali iseecars.com, duke marrë parasysh të dhënat nga tregu amerikan. Rezulton se vlera e përgjithshme e makinave ka rënë gjatë vitit të kaluar, por hendeku midis automjeteve me djegie të brendshme dhe veturave elektrike është i madh.

Ndërsa mesatarja ra me 3.6 për qind për të parën, mesatarja për të dytën ra me 31.8 për qind. Pra, në shkurt 2023, automjeti elektrik mesatar i përdorur kushtonte 45,321 dollarë në Amerikë, dhe në shkurt 2024, kushtonte 30,904 dollarë.

Rënia është dramatike, ndaj lind pyetja se sa kuptim ka të blesh një veturë elektrike nëse do ta shesësh relativisht shpejt.

Kuptimi ekonomik i blerjes së një makine elektrike është, padyshim, në shfrytëzim më të gjatë, kosto më të ulëta mirëmbajtjeje dhe (ndoshta) kosto më të ulëta të energjisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Published

on

Tesla ka prezantuar zyrtarisht modelin e përmirësuar Model 3 Performance, i cili përdor aftësitë më të fundit të prodhimit dhe inxhinierisë.

Kompania pretendon se rezultati është “vetura e përsosur e përditshme me performancë të lartë”

Model 3 Performance u bë me njësi të re të energjisë që siguron një përmirësim prej 22 për qind në fuqinë e vazhdueshme, si dhe një rritje prej 32 për qind në fuqinë maksimale.

Falë këtyre ndryshimeve, sistemi me katër rrota, i përbërë nga dy motorë elektrikë, jep 517 kuaj-fuqi, i cili lejon veturën të përshpejtojë nga 0 në 100 kilometra në orë për 2.9 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 262 km/h. Mund të përshkojë 476 kilometra me një mbushje të vetëm të baterisë.

Përveç fuqisë së përmirësuar motorike, Tesla gjithashtu tregon për një “shasi më të aftë të orientuar drejt performancës”, por jo shumë detaje janë zbuluar.

Tesla Model 3 Performance tashmë mund të porositet, me dërgesat që fillojnë në maj ose qershor. Çmimi bazë është 52,990 dollarë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending