Connect with us

Trashëgimia

Gërmimet në Selanik nxjerrin në pah ndërtimet antike në Greqinë e lashtë

Published

on

Attiko Metro SA ka publikuar disa pamje mbreslënëse nga disa gërmime në Greqi.

Ato nxjerrin në pah antikitetin e Greqisë së Lashtë.

Gërmimet janë kryer në Selanik gjatë krijimit të Metrosë së Selanikut.

Traseja e linjave të Metrosë, e cila përshkon qendrën e qytetit, ndjek aksin e rrugës kryesore të strukturës urbane të qytetit antik e cila ishte e veshur me kolona dhe arkada dhe kishte një sipërfaqe rrugore 16 metra të gjerë.

Fillonte nga Porta e Artë (Porta Aurea) në sheshin e sotëm Vardariou dhe përfundonte në Portën Kassandriotiya , pra në Sheshin e sotëm të Shatërvani.

Në zonën e këtyre dy portave qendrore të qytetit të vjetër  jashtë të cilit u zhvilluan pjesët më të pasura të varrezave të tij punimet e ndërtimit të stacioneve të Metrosë nxjerrin në dritë antikitete të rëndësishme, që i përkasin periudhave të ndryshme kohore.

Antikitete të rëndësishme, dhe në të vërtetë përfaqësuese të shumë periudhave të jetës së qytetit, po “gërmohen” për herë të parë pas shekujsh për të përfunduar ndërtimin e dy stacioneve të tjera të metrosë që ndodhen brenda kufijve të qendrës historike të qytetit.

Këto janë “Venizelou” dhe “Ag. Sofias” , të cilat zënë pozicione të rëndësishme për tokat që fshihen nën qytetin aktual të Selanikut.

Në Selanik po zhvillohet gërmimi më i madh arkeologjik i kryer ndonjëherë në Greqinë e Veriut, me një sipërfaqe prej 20,000 m2.

Punimet arkeologjike, me një buxhet total prej 132.6 milionë eurosh , kanë nxjerrë në dritë 130 mijë gjetje arkeologjike./Media Ndërtimi

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending