Connect with us

Infrastrukturë

Punimet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, filluan 13 vite më parë por askush nuk e di se kur do të përfundojnë

Published

on

Punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë kishin filluar në vitin 2009.

Mirëpo edhe pas 13 vitesh, lëshimi për qarkullim në kushte optimale i kësaj magjistraleje është larg.

E në vitin 2013 Ministri i atëhershëm kishte lidhur marrëveshje me Fondin për Zhvillim të Mbretërisë Saudite, me qëllim zgjerimin e rrugës magjistrale e cila lidh qytetet, Prishtinë, Vushtrri e Mitrovicë.

I gjithë projekti sipas marrëveshjes do të kushtonte rreth 60 milionë euro, dhe ishte parashikuar të përfundonte më 2017, por që nuk ndodhi kështu.

Ndonëse punimet vazhduan me ritme të ngadalta, një segment i cili përfshinte rrugën nga Prishtina deri në Lumëmadh përfundoi.

Në ndërkohë, sipas kontratës së Ministrisë së Infrastrukturës me konsorciumin “JV PE-VLA-KU Sh.p.k. PATISHTA PLOVDIV” për fazën e dytë të punimeve kohëzgjatja është paraparë të jetë 24 muaj.

Por probleme u hasën në segmentin nga Smrekonica deri në Gojbulë, e cila kishte një gjatësi prej 16.95 kilometra, ndërsa u përfundua vetëm një pjesë e këtij segmenti.

Nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si arsye për vonimin e punimeve e dhanë problemin e madh me shpronësimet e tokave të banorëve.

Nga kjo Ministri thanë se pas ri programimit të ri të punës të paraparë nga punëkryesi, punimet në këtë fazë pritet të përfundojnë në katër mujorin e dytë të vitit 2023.

Mirëpo problemi i vetëm nuk ishin shpronësimet, pasi gjatë muajit gusht kompania përgjegjëse, “Pevlaku”, ndali punimet me arsyen se kompania përgjegjëse nuk nënshkroi dokumentin për kryerjen e punimeve, duke e pamundësuar marrjen e 5 milionë eurove për punët e kryera.

Punimet rifilluan sërish, ndërsa intesiteti është rritur, duke arritur të kryhet asfaltimi deri në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, mirëpo se kur pritet të përfundojë ky projekt i nisur më shumë se një dekadë më parë, përgjigje të saktë nuk mund dhe nuk guxon të japë askush./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Bujqit e Pestovës bllokojnë punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, duan rrethrrotullim

Published

on

Banorët e fshatit Pestovë kanë dalë me traktora në rrugë dhe kanë bllokuar punimet dhe qarkullimin.

Ata po protestojnë për një rreth që, sipas tyre, është larguar nga projekti.

Banorët i kanë thënë se në vitin 2019 në projekt ka qenë rrethi, i cili tani u largua.

https://www.facebook.com/pr0.z3/videos/309357202260594/

Continue Reading

Infrastrukturë

Rinovimi i Teatrit Kombëtar, projekti ende në fazat e hershme

Published

on

Ushtrimet e shfaqjet, aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, tash e dy vjet, po i realizojnë në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë.

Për shfrytëzimin e kësaj hapësire, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, paguan rreth 180 mijë euro në vit.

“Në hapësirat e Pallatit të Rinisë kemi edhe Teatrin e Kosovës, shuma është diku rreth 14 – 15 mijë euro, me të gjitha shërbimet që ofrohen”, tha Mrikë Gashi, kryeshefe ekzekutive e Pallatit të Rinisë, raporton ATV.

Kalimi në sallën e njohur si Salla e kuqe, nuk i ka pëlqyer qysh nga fillimi drejtorit të Teatrit, Kushtrim Sheremeti.

Ky thotë se është dashur të intervenohet disa herë në të, për shkak të kushteve të vështira.

“E kemi nisë këtë punë që mos me ndal teatrin… Ka qenë shumë sfiduese, por ja kemi dal që nga marsi e kemi pas edhe një rinovim. Edhe tash e kemi një rinovim e kemi çu tavanin ma lartë dhe i kemi ndërruar ulëset. Kemi krijuar kushte por nuk është optimalja por minimalja”, tha drejtori i Teatrit Kombëtar.

Aktorët do të vazhdojnë t’i mbajnë këtu aktivitetet edhe për një kohë, meqë ende nuk kanë nisur punimet për restaurimin e Teatrit.

Madje nuk dihet as kur do të fillojnë, meqë Ministria e Kulturës është në faza të hershme të projektit.

“Në lidhje me projektin e restaurimit dhe konservimin të Teatrit Kombëtar të Kosovës ju informojmë se tashmë është hartuar projekti zbatues për restaurim dhe konservim.

MKRS-ja këtë javë planifikon të hap procedurë e prokurimit për zbatimin e projektit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Vendimin për kalimin e përkohshëm në hapësirat e pallatit të rinisë, MKRS-ja, e kishte marrë në korrik të 2022-ës.

Këto hapësira shfrytëzohen për ushtrime edhe nga Trupa e Baletit dhe Operës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Uzbekistani njofton ndërtimin e qendrave të të dhënave të financuara nga Arabia Saudite

Published

on

Në një përpjekje për të forcuar sektorin e tij të IT (teknologjisë së informacionit), Uzbekistani do të ndërtojë dy qendra të dhënash ‘të gjelbra’ në kryeqytetin e tij, Tashkent, dhe një tjetër në rajonin e Bukhara, duke përfshirë një të ndërtuar në zonën e ‘Tashkentit të Ri’ – një distrikt i ri urban. që është planifikuar të strehojë 500,000 njerëz dhe të shtrijë 200 km2.

Arti i strategjisë së vendit “Uzbekistan – 2030”, ndërtimi është një bashkëpunim me DATAVOLT me bazë në Arabinë Saudite, një kompani teknologjike që është e specializuar në zhvillimin dhe funksionimin e qendrave të të dhënave.

Skema është planifikuar në tri faza, ku e para ka një kapacitet prej 10 MW.

Faza e parë e ndërtimit pritet të kushtojë 150 milionë dollarë, me DATAVOLT që planifikon të ndajë deri në 5 miliardë dollarë në projekte me bazë në Uzbekistan deri në vitin 2030.

Faza e dytë do të përfshijë ndërtimin e një impianti 250 MW në Tashkentin e Ri.

Faza e tretë synon të zgjerojë kapacitetin deri në 250 MW në Bukhara, që ndodhet rreth 600 km në jugperëndim të Tashkentit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending