Connect with us

Prokurim Publik

Rekomandimet e auditimit ndikojnë në përmirësimin e proceseve të prokurimit publik dhe luftimin e korrupsionit

Published

on

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, të mërkurën  ka marrë pjesë në tryezën me temën “Luftimi i Korrupsionit në Prokurimin Publik”, të organizuar nga Iniciativa për Progres – INPO në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022”. Z. Halilaj së bashku me panelistët e tjerë kanë diskutuar për të arriturat, sfidat dhe dobësitë në prokurimin publik si dhe luftën kundër korrupsionit në prokurim.

Diskutimi është fokusuar në temat: Mbikëqyrja dhe shqyrtimi i prokurimit; Sundimi i ligjit dhe llogaridhënia; Efektet e raporteve të auditimit në luftën kundër korrupsionit në prokurimin publik; Bashkëpunimi i sistemit prokurorial me institucionet tjera në luftimin e kriminalitetit në prokurim publik; si dhe Ndryshimet ligjore të propozuara në prokurim:  A e trajtojnë fenomenin e korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike.

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, ka folur për efektet e raporteve të auditimit në luftën kundër korrupsionit në prokurimin publik, me ç’rast ka thënë se prokurimi publik është pjesa më e ndjeshme ndaj korrupsionit dhe se në vështrim të përgjithshëm tenderimi shihet si proces ku zyrtarët publik mund të keqpërdorin autoritetin e tyre zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore. Një këndvështrim të tillë e reflektojnë edhe raportet e auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë, që tregojnë se një numër i konsiderueshëm i gjetjeve apo shkeljeve të identifikuara gjatë auditimeve i referohen kësaj fushe.

Bazuar në rezultatet e auditimit, z. Halilaj ka thënë se duhet të punohet akoma më shumë për sisteme më të avancuar të kontrollit të brendshëm, në mënyrë që hallka e sistemit të menaxhimit të parasë publike të përmirësohet në vazhdimësi. Bartësit e institucioneve duhet të marrim masa që personat që abuzojnë me detyrën zyrtare të vihen para përgjegjësisë, që sistemi i llogaridhënies të funksionojë si një nga masat më efektive në luftimin dhe parandalimin e dukurive negative. “Në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore Auditori i Përgjithshëm dhe Zyra Kombëtare e Auditimit, besoj fuqishëm që është duke e kryer misionin e vet që përmes rekomandimeve të auditimit të mundësojë që prokurimi publik të jetë një proces transparent dhe llogaridhënës duke ofruar mallra, shërbime dhe investime sa më ekonomike dhe cilësore”, është shprehur Halilaj.

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, ka treguar se ZKA-ja në sezonin auditues 2021-2022 ka kryer 134 auditime dhe ka dhënë 861 rekomandime në baza vjetore, vetëm në fushën e prokurimit gjatë kësaj periudhe janë dhënë 138 rekomandime.

Tutje Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, ka folur për rolin dhe rëndësinë e Njësisë kundër mashtrimit në ZKA-së që merret me identifikimin e mashtrimeve potenciale dhe shkeljeve të tjera në këtë fushë që pastaj i dërgon tek Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ku vetëm për sezonin e fundit auditues janë raportuar 77 raste të kësaj natyre.

Prokurim Publik

Komuna e Vitisë iu dha tenderë kompanive të familjes Emini që punojnë në komunë

Published

on

Florent Emini dhe bashkëshortja e tij Armenda Beqiraj kanë marrë disa kontrata nga Komuna e Vitisë.

Kompania që është në pronësi të Florent Eminit, “Geo Map” merret me hartim të projekteve për këtë komunë. Kurse, kompania “Pro & Co Group SH.P.K”, që është pronë e Armenda Beqirajt, ka marrë disa kontrata për realizim të punëve të ndryshme në këtë komunë.

Kallxo.com ka gjetur se të paktën në një rast projekti ishte hartuar nga “Geo Map”, ndërsa kontratë për realizim të punëve e kishte fituar kompania e bashkëshortes së tij, “Pro & Co Group SH.P.K”.

Florent Emini, që është edhe vëllai i ish-drejtoreshës së Kadastrit dhe Arsimit në Komunën e Vitisë, Fatbardha Emini, e ka nënshkruar një kontratë për ‘hartimin e projekteve investive (kapitale)’ me kompaninë e tij “Geo Map & News”.Grupi i kompanive “Geo Map dhe News Sh.P.K” ka qenë i vetmi operator i përgjegjshëm dhe më pas i ishte dhënë kontrata për “Hartimin e projekteve investive (kapitale) për komunën e Vitisë”.

Kallxo.com i ka analizuar kapacitetet teknike dhe profesionale të kërkuara nga komuna për këtë tender dhe rezultojnë që janë dukshëm më të larta se sa në tenderët e natyrës së njëjtë të hapur nga komunat tjera. Por, kundër njoftimit për kontratë nuk është ankuar asnjë operator ekonomik.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë për Regjistrim të bizneseve, pronar i kompanisë “Geo Map”, e cila ishte pjesë e konsorciumit që e ka fituar këtë kontratë, është Florent Emini.

Kjo kompania kishte marrë kontrata të ngjashme edhe viteve të kaluara.

Në vitin 2019, kompania “Geo Map” kishte nënshkruar kontratën me dy llote për ‘hartim të projekteve investive’, në vlerë totale prej 52,729.5 euro. Në atë kohë, Fatbardha Emini, motra e Florent Eminit, i cili është pronar i kompanisë “Geo Map”, ishte drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Vitisë, që udhëhiqet nga Sokol Haliti i LDK-së.

Kompania “Pro&Co Group” nuk është përgjigjur fare në pyetjet rreth lidhjeve familjare të pronares së kësaj kompanie, Armenda Beqiraj dhe pronarit të kompanisë “Geo Map”, Florent Emini. E njëjta pyetje i është ridërguar në emalin e njëjtë që është përgjigjur në pyetjet e para, mirëpo nuk janë përgjigjur.

Në përgjigjen e tyre, “Pro&Co Group” kanë thënë se për të njëjtën çështje, pra pronësinë e dy kompanive kanë pasur telashe edhe me institucione të tjera./Media Ndërtimi

Continue Reading

Prokurim Publik

Si dështoi tenderi për “Mirëmbajtjen e Ndriçimit Publik” në Obiliq

Published

on

Si pasojë e tejzgjatjes së procedurave të prokurimit dhe shkeljeve të Ligjit të Prokurimit, Komunës së Obiliqit i kishte dështuar tenderi për “Mirëmbajtjen e Ndriçimit Publik”.

Procedurat janë tejzgjatur pas ankesave të operatorëve ekonomikë që kanë ofertuar, ndërsa Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), apo e njohur ndryshe edhe si Gjykata e Tenderëve kishte konstatuar se në njërën prej ofertave kishte çmime të manipuluara, pasi ishin jonormalisht të ulëta.

Si pasojë e dështimit të tenderit, Komuna më pas këtë projekt ia kishte kaluar ndërmarrjes publike lokale “Kastrioti”.

Më 28 nëntor 2022, Komuna e Obliqit kishte hapur tenderin që synonte mirëmbajtjen e ndriçimit publik.

Komuna e Obiliqit kishte kërkuar oferta për 97 pozicione, të gjitha që kishin të bënin me mirëmbajtjen e ndriçimit publik. Në dokumentin në të cilin Operatorët Ekonomikë duhet të tregonin për çmimin që ofertonin nuk janë dhënë shifrat e përafërta për secilin prej pozicioneve, e as nuk është treguar se kemi të bëjmë me një kontratë publike kornizë me çmime për njësi me poentim.

Komuna as nuk ka publikuar informacione rreth rrjetit të ndriçimit publik që do të mirëmbahej. Operatorët Ekonomikë janë ftuar të ofertojnë për një pozicion, shembull çfarë çmimi kërkojnë ato për “Furnizim, transport dhe montim të trupit ndriçues me poça të CFL 60w, më lirë, qelq dhe material tjetër i nevojshëm për përforcim. Komplet”.

Pas dorëzimit të ofertave, Komuna e Obiliqit kishte pranuar 7 oferta. E më 28 dhjetor të vitit 2022, Komuna e Obiliqit kishte rekomanduar për kontratë operatorin ekonomik “Item El” me çmimin e ofertuar prej 179.50 euro për njësi.

Por ndaj këtij vendimi kishte bërë ankesë operatori ekonomik “Ndriqimi” në Komunën e Obiliqit. Por këta të fundit ia kishin refuzuar ankesën.

Më pas, “Ndriqimi” i ishte drejtuar Gjykatës së Tenderëve.

Manipulimi i çmimeve fillimisht kishte qenë pretendim i kompanisë “Ndriqimi” që më pas i ka vërtetuar eksperti shqyrtues dhe vetë OSHP-ja.

Një tjetër pretendim i kompanisë ankuese “Ndriqimi” kishte qenë se kompania e rekomanduar për kontratë kishte mospërputhje në pozitat e punëtorëve të prezantuar në listën e dorëzuar në ofertë dhe të kontratave të punës.Edhe këtë pretendim të “Ndriqimit” e kishin konstatuar eksperti shqyrtues dhe OSHP-ja, duke ia miratuar si të bazuar.

Në fund, OSHP-ja kishte vendosur që të anulojë vendimin e Komunës së Obiliqit që kompania “Item El” ta fitojë tenderin dhe lënda ishte kthyer në rivlerësim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Prokurim Publik

Shkeli rregullat e prokurimit publik, dënohet Jeton Podvorica me 2 vite burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë

Published

on

Jeton Podvorica është dënuar me 2 vite burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë për veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik”

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Podvorica u shpall të hënën, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi, dënimi me burgim, të akuzuarit Podvorica nuk do t’i ekzekutohet, nëse i njëjti  nuk do të kryejë vepra të tjera penale në periudhën verifikuese prej 1 viti.

Gjithashtu i akuzuari Podvorica obligohet edhe me shpenzimet e procedurës penale dhe atë 30 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 për fondin për kompensim të viktimave të krimit.

Sipas gjykatësit Kuqi, pala e pakënaqur ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së aktgjykimit.

Ndryshe, i akuzuari Podvorica i e kishte pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 5 maj 2023.

Sipas aktakuzës së ngritur më 28 prill 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Jeton Podvorica, akuzohej se në cilësinë e personit të autorizuar në kompaninë “EING COM”, me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit publik në aktivitetin e prokurimit me titull “Ndërtimi i Objektit të ri administrativ dhe renovimi  i hapësirave përcjellëse”, të iniciuar me datë 16.112020 nga NP “Termokos”.

Siç thuhet në aktakuzë i akuzuari me datë 12 mars 2021, ankesës së ushtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues për eliminimin e kompanisë së tyre nga tenderi me titullin e lartcekur, i ka bashkangjitur dokument të falsifikuar me përmbajtjen të rreme “Marrëveshjen e bashkëpunimit” për trajnim të lidhur në mes të Qendrës për Aftësim Profesional (QAP) dhe kompanisë N.N.T “EING COM” të datës 21/2/2017 dhe dy raporte të vlerësimit nga (QPA) të datës 14/12/2017, në emër të kandidatëve Muhamet Lahi dhe Idriz Podvorica me qëllim të mashtrimit në procedurën e prokurimit publik dhe me qëllim të ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues.

Me këtë, Jeton Podvorica akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415 par 1 të Kodit Penal Të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe burgim deri në pesë vjet./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending