Connect with us

Infrastrukturë

Shllaku: “Qeveria pa strategji për zgjidhjen e problemeve energjetike”

Published

on

Drejtori ekzekutiv i Fondacioni i Kosovës për shoqëri të hapur (KFOS), Luan Shllaku ka thënë Qeverinë Kurti në mos realizimin e strategjive për zgjidhjen e problemeve energjetike.

Në konferencën që është mbajtur, të mërkurën për “E ardhmja e gazit në Kosovë”, Shallku është shprehur se qeveria Kurti nuk ka ndërmarrë asnjë hap prej momentit të fillimit të luftës në Ukrainë, për të përmirësuar promblemet me energjinë.

“Në momentin qe ndodhi me luftën në Ukrainë, ne pritëm që në moment kur qeveria vendosi të vjen me një strategji të re edhe pse rreth 8 vjet para se t’i kaloj afati strategjisë së kaluar”, tha ai duke shtuar se ka menduar që do sjell strategji të reja e që nuk ka parë asgjë.

“Po dëshiron ta bëjë një strategji e cila do të shkojë mbrapa lëvizjeve të fundit, do të sjell diçka të kohës, mirëpo nuk pamë asgjë, përkundrazi e pamë që është edhe me e redaktuar”, është shprehur Shallku.

Ai kërkoi nga qeveria të mos vonohet me një studim fizibiliteti për rikthimin e prodhimit të gazit në Kosovë.

Ndërsa drejtori Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të studimeve Strategjike, Geri Selenica ka cilësuar se potencialisht Kosova mund të prodhojë 32 miliardë metër kub në vit, që do të thotë trefishin e tabit, e që duhet të mendojmë si të reduktojmë ndotjen nga qymyri dhe mos të heqim qymyrin. Dhe se mbas 2028, Shqipëria do të eksportojë 20 milionë tonë në vit dhe do të eksportojë 5 miliardë metër kub gaz natyror.

“Cilësia e linjitit është jashtëzakonisht e ulët dhe përbërja e lagështisë dhe e hirit nuk janë të favorshme në prodhimin e energjisë eklektike, ndërsa prezenca e lagështisë është një kosto më e madhe e cila kërkon fillimisht kërkon të bëhet tharja e tij”, ka thënë konsulenti i lartë për çështjen mjedisore për linjat e gazit Sabit Restelica.

Ky debat është organizuar nga Instituti për Hulumtime zhvillimore “Riinvest” në bashkëpunim me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Bujqit e Pestovës bllokojnë punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, duan rrethrrotullim

Published

on

Banorët e fshatit Pestovë kanë dalë me traktora në rrugë dhe kanë bllokuar punimet dhe qarkullimin.

Ata po protestojnë për një rreth që, sipas tyre, është larguar nga projekti.

Banorët i kanë thënë se në vitin 2019 në projekt ka qenë rrethi, i cili tani u largua.

https://www.facebook.com/pr0.z3/videos/309357202260594/

Continue Reading

Infrastrukturë

Rinovimi i Teatrit Kombëtar, projekti ende në fazat e hershme

Published

on

Ushtrimet e shfaqjet, aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, tash e dy vjet, po i realizojnë në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë.

Për shfrytëzimin e kësaj hapësire, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, paguan rreth 180 mijë euro në vit.

“Në hapësirat e Pallatit të Rinisë kemi edhe Teatrin e Kosovës, shuma është diku rreth 14 – 15 mijë euro, me të gjitha shërbimet që ofrohen”, tha Mrikë Gashi, kryeshefe ekzekutive e Pallatit të Rinisë, raporton ATV.

Kalimi në sallën e njohur si Salla e kuqe, nuk i ka pëlqyer qysh nga fillimi drejtorit të Teatrit, Kushtrim Sheremeti.

Ky thotë se është dashur të intervenohet disa herë në të, për shkak të kushteve të vështira.

“E kemi nisë këtë punë që mos me ndal teatrin… Ka qenë shumë sfiduese, por ja kemi dal që nga marsi e kemi pas edhe një rinovim. Edhe tash e kemi një rinovim e kemi çu tavanin ma lartë dhe i kemi ndërruar ulëset. Kemi krijuar kushte por nuk është optimalja por minimalja”, tha drejtori i Teatrit Kombëtar.

Aktorët do të vazhdojnë t’i mbajnë këtu aktivitetet edhe për një kohë, meqë ende nuk kanë nisur punimet për restaurimin e Teatrit.

Madje nuk dihet as kur do të fillojnë, meqë Ministria e Kulturës është në faza të hershme të projektit.

“Në lidhje me projektin e restaurimit dhe konservimin të Teatrit Kombëtar të Kosovës ju informojmë se tashmë është hartuar projekti zbatues për restaurim dhe konservim.

MKRS-ja këtë javë planifikon të hap procedurë e prokurimit për zbatimin e projektit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Vendimin për kalimin e përkohshëm në hapësirat e pallatit të rinisë, MKRS-ja, e kishte marrë në korrik të 2022-ës.

Këto hapësira shfrytëzohen për ushtrime edhe nga Trupa e Baletit dhe Operës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Uzbekistani njofton ndërtimin e qendrave të të dhënave të financuara nga Arabia Saudite

Published

on

Në një përpjekje për të forcuar sektorin e tij të IT (teknologjisë së informacionit), Uzbekistani do të ndërtojë dy qendra të dhënash ‘të gjelbra’ në kryeqytetin e tij, Tashkent, dhe një tjetër në rajonin e Bukhara, duke përfshirë një të ndërtuar në zonën e ‘Tashkentit të Ri’ – një distrikt i ri urban. që është planifikuar të strehojë 500,000 njerëz dhe të shtrijë 200 km2.

Arti i strategjisë së vendit “Uzbekistan – 2030”, ndërtimi është një bashkëpunim me DATAVOLT me bazë në Arabinë Saudite, një kompani teknologjike që është e specializuar në zhvillimin dhe funksionimin e qendrave të të dhënave.

Skema është planifikuar në tri faza, ku e para ka një kapacitet prej 10 MW.

Faza e parë e ndërtimit pritet të kushtojë 150 milionë dollarë, me DATAVOLT që planifikon të ndajë deri në 5 miliardë dollarë në projekte me bazë në Uzbekistan deri në vitin 2030.

Faza e dytë do të përfshijë ndërtimin e një impianti 250 MW në Tashkentin e Ri.

Faza e tretë synon të zgjerojë kapacitetin deri në 250 MW në Bukhara, që ndodhet rreth 600 km në jugperëndim të Tashkentit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending