I lartë rreth 10 metra dhe me një peshë prej 500 tonë, kamioni i transportit minerar është ndër automjetet më të mëdha në planet.
Sipas firmës konsulente McKinsey, industria minerare kontribuon çdo deri në 7 përqind të emetimeve të karbonit në botë.
Përafërsisht 50 përqind e kësaj vjen nga këta kamionë të transportit, të cilët përdoren për transportimin e gurëve të rëndë.
Kjo është arsyeja pse kompania “First Mode” po harton një zgjidhje me emetim zero duke zëvendësuar motorin me naftë të kamionëve të tillë.
Mirëpo për ta bërë këtë, ky projekt kërkon shfrytëzimin e burimeve natyrore më të bollshme në botë: hidrogjenin.
Pas fillimit të projektit në vitin 2019, kompania thotë se ka krijuar termocentralin më të madh të lëvizshëm të hidrogjenit në botë, një hibrid që integron qelizat e karburantit të hidrogjeni me fuqinë e baterisë.
Për të fuqizuar një automjet të kësaj madhësie, termocentrali duhet të prodhojë dy megavat energji elektrike në sekondë, energji kjo e cila është e mjaftueshme për të furnizuar rreth 1500 shtëpi.
Për të arritur këtë qëllim, inxhinieri i “First Mode” David Gerhardt thotë se ata duhet të bënin diçka që nuk ishte bërë asnjëherë.
“Shkalla e qelizave të karburantit që ne po kërkonim nuk ekzistonte në treg” thotë ai.
Në vend të kësaj, First Mode kombinoi shumë module më të vogla karburanti për të krijuar një termocentral hibrid me peshë 25 tonë metrikë.
Gerhardt e përshkruan termocentralin me peshë sa pesë elefantë dhe të aftë për të transportuar një ngarkesë që peshon sa 100 elefantë. “Mund ta imagjinoni fuqinë që duhet për të lëvizur 100 elefantë në kodër me shpejtësi 15 kilometra në orë,” shton ai.
Dhe më në fund, tre vjet pas fillimit të projektit, në maj kamioni transportues me hidrogjen bëri debutimin e tij zyrtar në minierën Mogalakëena në Afrikën e Jugut./Media Ndërtimi.