Connect with us

Infrastrukturë

Familjet e dëshmorëve duhet ta dëshmojnë gjendjen për lirimin nga tatimi në pronë

Published

on

“Lirimi nga tatimi në pronë është e drejtë që e realizojnë familjet e dëshmorëve, familjet e të zhdukurve të UÇK-së, invalidët e UÇK-së, invalidët civil të luftës, familjet e viktimave civile të luftës që janë në gjendje të rëndë ekonomike“.

Kjo parashihet në nenin 6 të Ligjit Nr. 04/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave Civile dhe familjeve të tyre.

Nga ana e familjarëve të dëshmorit, kërkohet që të dëshmohet gjendja e rëndë ekonomike. Nëse dëshmohet, atëherë zbatohet lirimi nga tatimi në pronë. Kështu thonë për Indeksonline nga Departamenti i Tatimit në Pronë i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Por, kushtet për përcaktimin e gjendjes së rëndë ekonomike nuk janë të përcaktuara shprehimisht, andaj ka vështirësi në zbatimin e kësaj dispozite ligjore, njoftojnë nga Departamenti i Tatimit në Pronë.

“Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me komunat e Republikës së Kosovës, zbatojnë Ligjin Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, përshtatshmërish me nenin 6 të Ligjit Nr. 05/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, i cili parasheh lirim nga tatimi në pronë për familjarët e dëshmorëve, të cilët janë në kushte të rënda ekonomike.

Kërkohet që gjendja e rëndë të dëshmohet nga ana e familjarëve të dëshmorit, dhe nëse dëshmohet atëherë zbatohet lirimi nga tatimi në pronë.

Megjithatë, kushtet për përcaktimin e gjendjes së rëndë ekonomike nuk janë të përcaktuara shprehimisht, andaj ka vështirësi në zbatimin e kësaj dispozite ligjore“, thuhet në përgjigjen e tyre për Indeksonline.

Dëshmimin e gjendjes së rëndë ekonomike po e konsideron “hajgare” kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.

“S’ka gjendje e rëndë, familjet e dëshmorëve, ata janë duke bërë hajgare, kjo Qeveri. Ajo është familje e dëshmorit dhe në përputhje me benefitet që i kanë, me kontributin që e kanë dhënë, me ligj, definohet qartë që lirohen në pronën e paluajtshme. Qeveria duhet të respektojë ligjin“, thotë ai për Indeksonline.

Tutje ai thotë se përveç librezës që është familje e dëshmorit, nuk kanë çfarë tjetër të kërkojnë që të zbatohet lirimi nga tatimi në pronë.

“Nuk kanë çfarë të kërkojnë. E ka vendimin që është familje e dëshmorit dhe dëshmitë tjera, psh librezën që është familje e dëshmorit, vërtetimin që munden me tërheq te shoqata nëpër komuna që i kemi, qëllimi për çka iu duhet. Këto janë dokumentet që duhet. Çdo ministri obligohet që t’i nxjerrë aktet nënligjore dhe t’i zbatojë ato. Këta nuk e di ku ja kanë qit terezin por këto janë shkelje ligjore dhe atyre që nuk iu njihet kjo e drejtë munden që përmes Gjykatës ta realizojnë të drejtën e tyre“, theksoi Jashari.

Indeksonline në korrik të këtij viti kishte raportuar se si Komuna e Dragashit u kishte dërguar “faturën e tatimit në pronë”, Elbasan Bahtijarit, djalit të dëshmorit të kombit, Ilmi Bahtijari nga fshati Blaq.

Në letrën e dërguar komuna i kishte “rikujtuar për detyrimet e papaguara të tatimit në pronë”. Madje u ka ofruar edhe “mundësinë e lidhjes me kontratë për pagesë me këste”.

Në rast se nuk përmbushin detyrimet, komuna kishte njoftuar se do t’ua pezullojnë shërbimet komunale si dhe propozimin për mbledhjen e detyruar të detyrimeve të papaguara përmes përmbaruesve./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending