Connect with us

Infrastrukturë

Tregu karakteristik i ndërtimeve në Kosovë: Ofertë e madhe me çmime enorme të larta

Published

on

Në Kosovë ka kohë që ka numër të madh banesash në treg, dhe në këtë mënyrë dominon në përmasa goxha të mëdha oferta karshi kërkesës. Megjithatë, siç shihet, dhe siç dëshmojnë edhe të dhënat nga shitblerjet e banesave, ka kërkesa, ose ka relativisht kërkesa të bollshme për shtiblerje dhe ka çmime enorme të larta të tyre.

Sa është aktualisht çmimi i një metri katror i banesave në Prishinë dhe në qendrat e tjera komunale të vendit dhe pse vazhdon të ketë ende tendencë ngritjeje çmimesh në ndërtimtarinë kosovare?

Në Kosovë, tregtimi i shumë produkteve, e sidomos tregu i paluajtshmërive në kohët e fundit, mbase ka 1,5-2 vjet e këtej, praktikisht, funksionon jashtë çdo logjike dhe parimi të ekonomisë së tregut, shkruan Buletini Ekonomik.

Në bazë të trendit më të fundit të çmimeve të banesave, të ashtuquajtura kolektive, mund të thuhet se tregtimi i një metri katror i banesave të ndërtuara me shumicë anëkënd Kosovës, madje është abnormal. Sepse, në Kosovë ka kohë që ka numër të madh banesash në treg, dhe në këtë mënyrë dominon në përmasa goxha të mëdha oferta karshi kërkesës.

Megjithatë, siç shihet, dhe siç dëshmojnë edhe të dhënat nga shitblerjet e banesave, ka kërkesa, ose ka relativisht kërkesa të bollshme për shtiblerje dhe ka çmime enorme të larta të tyre. Çmimi i banesave në Kosovë, kudo, nga dita në ditë, po vjen duke u ngritur vazhdimisht.

Tani një metër katror i një banese në pjesët e qendrës së Prishtinës, flitet se po tregtohet me 2.000 e 3.000 euro, madje edhe përtej këtyre shifrave, ndërkohë që vjet ky çmim ka lëvizur nga 1.500 deri në 2.000 mijë euro. Sado që, thuaja askush, as nga ndërtuesit, e as nga agjencitë e tregtimit të patundshmërive, nuk flet për nivelin stratosferik të çmimeve që kanë arritur në Kosovë, dhe nuk saktëson çmimin e një banese, sipas llogarive të thjeshta, çmimi i banesave edhe në Kosovë, edhe pse tregu i ndërtimeve duket i ngopur dhe i tejngopur, ka shkuar thuaja rreth përgjysmë më lartë se sa ka qenë bie fjala në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020 dhe shumë më lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Çmimet e banesave janë ngritur ndjeshëm edhe në qendrat e tjera të Kosovës, dhe tani një metër katror në zonat e qendrave komunale thuaja askund nuk mund të gjesh nën 700-900 euro, ndërkohë që në vitet paraprake në qytetet e shumta të Kosovës, edhe përgjatë zonave të qendrës, ka dominuar çmimi prej 400-500 eurosh.

Dje në kryeqytet, në lagjen “Tophane” shumë afër hekurudhës Prishtinë-Podujevë, një banesë, ende në ndërtim dhe me afat të përcaktuar të finalizimit të të gjitha punëve dhe dorëzimit të çelsave te blerësi deri në fund të dhjetorit 2023, u shitble për 1.100 euro metri katror.

Banorët rezidentë në këtë lagje, theksojnë për Buletinin Ekonomik, se para një viti, po edhe para disa muajsh, këtë banesë blerësi ka mund të bëjë të vetën për 800-900 euro metrin katror.

Në kompleksin e banesave të reja te ish-selitë dhe punishtet e “Ramiz Sadikut”, në afërsi të drejtpërdrejtë me Pallatin e Shtypit, një metër katror, që para 2-2,5 vjetëve është shitblerë për 900 dhe e shumta deri në 1.100, tani kushton 1.600 deri në 1.800 euro.

Ndërtuesit, përmendin ngritjen e çmimeve edhe të një numri të madh produktesh që i duhen një shtëpie për ta ndërtuar, derisa të finalizohet ajo. Ndërsa, sipas të dhënave të institucioneve ndërkombëtare që përcjellin ekzaktësisht lëvizjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, çmimi i hekurit (armëbetonit) në rajon më 17 qershor ka qenë 1.350 dollarë për një tonelatë. Ndërsa, një tonelatë e hekurit më 9 qershor ka kushtuar 1.400 dollarë.

Në Kosovë, banesat deri më tash janë blerë thuaja vetëm nga kosovarët dhe diaspora kosovare, dhe në raste fare të rralla ka ndodhur deri më tash që pronarë banese të bëhet ndonjë shtetas i huaj, siç ndodh në disa vende të tjera të rajonit, bie fjala./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët

Published

on

Me 1,475 miliardë automjete në botë dhe rreth 8,1 miliardë njerëz, ka afërsisht 182 makina për çdo 1000 njerëz.

Kjo do të thotë, se ka një pjesë të konsiderueshme të njerëzve në botë, që nuk mund të ngasin ose nuk kanë makinë.

Nëse jeni një nga ata njerëz, ose thjesht preferoni të lëvizni në një qytet në këmbë, në vend që të qëndroni pas timonit, atëherë lexoni më tej.

Sigurisht, shumë qytete në mbarë botën, mburren me sisteme shumë eficiente të transportit publik, por nëse jeni në gjendje, mënyra më e mirë për të vizituar një vend, është duke ecur.

Europa mbizotëron të gjithë kontinentet e tjera në këtë listë. Tokio është i vetmja qytet jo-europiane, në vendin e gjashtë. Por, duke qenë se kryeqyteti japonez, ka 264 rrugë për të ecur, sigurisht që ka fituar vendin e tij.

  1. Mynih
    2. Milano
    3. Varshavë
    4. Helsinki
    5. Parisi
    6. Tokio
    7. Madrid
    8. Oslo
    9. Kopenhagen
    10. Amsterdam janë qytetet më të mira për këmbësorët./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë

Published

on

Gurthemeli për ndërtimin e objektit për Klinikën e Hemato-onkologjisë dhe Klinikën e Nefrologjisë u vendos sot (02.05.2024) nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi.

Ky objekt mbi 3 mijë e 700 metra katrorë do të kushtojë rreth 4.3 milionë euro dhe sipas ministrit do të plotësojë standardet moderne e do të mundësojë ofrimin e shërbimeve të reja.

“Do të plotësojë shumë standarde moderne, të cilat tani për shkaqe të infrastrukturës së vjetër dhe të dëmtuar, klinikat përkundër angazhimit dhe përkushtimit maksimal nuk kanë mundur të jepen një pjesë e shërbimeve” – tha ai.

Vitia tha se faza e implementimit të këtij projekti është 3 vjet.

1 mijë e 100 metra të kësaj hapësire, sipas Vitisë do të jenë për pjesën diagnostike të klinikave.

Mbi 3 mijë e 700 metra katrorë, ku rreth 1 mijë e 100 metra katrorë do të jenë për pjesën diagnostike.

“1 mijë e 100 metra katrorë, dyfishim të kapaciteteve për Nefrologji dhe diku rreth 1 mijë e 600 metra katrorë për hemato-onkologjinë” – shtoi ai.

Objekti i ri, siç tha minsitri përveç se do të ofrojë shërbime të jashtëzakonshme do të krijojë edhe kushte shumë më të mira pune për profesionistët shëndetësorë.

Hemato-onkologjia merret me kanceret e gjakut dhe të indeve gjakformuese, përfshirë leukeminë. Ndërsa, Nefrologjia është degë e mjekësisë e cila diagnostikon dhe trajton sëmundjet e lidhura me veshkat.

I pyetur nga KALLXO.com për vazhdimin e ndërtimit të objektit për Klinikën Emergjente, i cili mbeti në gjysmë, Vitia tha se Organi Shqyrtues i Prokurimit ka dhënë dritën e gjelbër dhe se sivjet do të vazhdojë puna për këtë objekt.

“Më në fund është zgjidhur nyja që ka zgjatur nga viti 2015-2016 në mos gaboj. Tani ka ardhë nga OSHP vlerësimi se krejt mund të vazhdojmë dhe po pritet nënshkrimi i kontratës për të filluar punën” – tha Vitia.

Pas ndërtimit të Emergjencës së re, udhëheqësi i shëndetësisë tha se Kosova do të ketë një nga qendrat emergjente më moderne në rajon.

Për këtë projekt ishin nisur hetime edhe nga Prokuroria./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Published

on

Këpucë, pantallona, xhemperë, xhaketa, libra, fletore e sende të tjera qëndrojnë si dëshmi të krimeve të luftës në shtëpinë-muze në fshatin Poklek të Drenasit.

Ato u takojnë disa prej 53 civilëve shqiptarë, kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar që u vranë dhe më pas u dogjën nga forcat policore serbe më 17 prill të vitit 1999.

Shtëpia u shndërrua në muze të kujtesës së krimeve ndaj popullatës civile nëpërmjet një intervenimi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Por, dyert e këtij objekti shumicën e kohës mbesin të mbyllura në mungesë të një ciceroni që vizitorëve do t’ua rrëfente këtë ngjarje tragjike.

Në këtë shtëpi, më 17 prill të vitit 1999 u vranë 24 fëmijë të moshës nga 6-muajsh e deri në 14 vjeç.

Atë ditë u vranë bashkëshortja dhe katër fëmijët e Fadil Muqollit.

Vajza, Shehidja, ishte 14 vjeçe, ndërsa djemtë: Naseri 12 vjeç, Ylberi 10 vjeç dhe Egzoni 4 vjeç.

“Është shumë e vështirë për t’u futur aty. Për ne, familjarët, është shumë e rëndë ta vizitojmë atë vend e lëre më ta mirëmbajmë”, shprehet Muqolli.

Si për shumë vrasje e masakra të tjera në mbarë Kosovën, as për Poklekun nuk pati dënime.

Disa familjarë, përfshirë Fadilin, shpresojnë se ndonjëherë do të ketë drejtësi dhe të dënohen personat që kryen vrasjet, por shumë të tjerë e kanë humbur shpresën.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë mbi 13.500 persona – 76 për qind e të cilëve besohet se kanë qenë civilë.

Për më shumë se 1.600 persona të zhdukur në luftë vazhdon kërkimi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending