Connect with us

Infrastrukturë

Investimet në Obiliq, në “Hade të re” asfaltohet rruga, në Mazgit të ulët vihet gurthemeli për sallën sportive

Published

on

Komuna e Obiliqit ka vazhduar me zhvillimin e projekteve për rrugë dhe investime tjera.

Në kuadër të projekteve për rrugë, nga kjo komunë kanë njoftuar se është asfaltuar rruga në lagjen “Hade e re” lagje kjo me banorë të shpërngulur nga fshati Hade.

Po ashtu nga kjo komunë është njoftuar se është vënë gurthemeli për ndërtimin e sallës sportive të paraleles së shkollës “Dr. Ibrahim Rugova” në fshatin Mazgit i Ulët.

Nga ky fshat, Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi tha se do të vazhdojnë me projekte tjera për zhvillimin e cilësisë në arsim.

“Gjatë javës do fillojmë realizimin e projektit të tillë edhe në shkollën e Dardhishtës dhe vënia e këtyre gurthemeleve, tregon angazhimin tonë të pandalshëm në rritjen e cilësisë në arsim, zhvillimin e aktiviteteve sportive nëpër sallat sportive të shkollave, duke kontribuar kështu në zhvillimin e shëndetit mendor dhe atij fizik” ka thënë Gashi/Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Karrigia Takt merr rezultatin e qëndrueshmërisë “më transparente” të BE-së

Published

on

Marka e mobiljeve daneze Takt ka filluar të përdorë një lloj të ri të vlerësimit të ciklit jetësor për produktet e saj, i cili u krijua nga Komisioni Evropian dhe merr parasysh ndikimin e plotë të një produkti në natyrë dhe shëndetin e njeriut.

Kompania me seli në Kopenhagë pretendon se Cross Chair-i i saj është “produkti i parë i mobiljeve” që ka marrë pikën e vetme të Komisionit Evropian për Gjurmën Mjedisore të Produkteve (PEF) – një numër i vetëm i bazuar në mënyrën se si produkti shënon në 16 kategori të ndryshme të ndikimit mjedisor.

Ky sistem vlerësimi tani do të përdoret për të gjithë katalogun e markës, duke zëvendësuar gjurmën e karbonit që kompanitë e mobiljeve të fokusuara në qëndrueshmëri si Takt dhe Vestre kanë filluar të listojnë së bashku me produktet e tyre.

Bazuar në një metodë të përcaktuar nga Komisioni Evropian, rezultati i PEF vlerëson 16 kategori që shkojnë përtej fokusit të ngushtë në ndryshimin e klimës për të përfshirë ndikimet globale dhe lokale si përdorimi i ujit, grimcat, burimet dhe përdorimi i tokës, varfërimi i ozonit dhe toksiciteti njerëzor. .

Kategoritë janë konvertuar në një njësi referimi të përbashkët bazuar në ndikimet mjedisore të një personi mesatar global gjatë një viti.

Rezultatet kombinohen për të arritur një rezultat të vetëm të krahasueshëm PEF që pasqyron performancën e përgjithshme mjedisore të produktit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Raporti i kredive me probleme për blerjen e pronave nga individët u rrit vitin e kaluar

Published

on

Raporti i kredisë me probleme në kredinë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët shënoi rritje në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme për këtë produkt në fund të vitit 2023 u rrit në 3.2%, nga rreth 2% që kishte qenë në mesin e vitit dhe 2.3% që kishte qenë një vit më parë.

Kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme, kryesisht banesave, nga individët ngelet ende ndër produktet me performancën më të mirë cilësore për sektorin bankar.

Megjithatë, rritja e raportit të kredive me probleme mund të jetë një sinjal kujdesi, duke pasur parasysh ritmet mjaft të larta të kreditimit në këtë segment të tregut gjatë viteve të fundit.

Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi në 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 48.5 miliardë lekësh ose rreth 466 milionë eurosh. Kredia e re për banesa u rrit me 5.2% krahasuar me vitin 2022.

Vlera e portofolit aktiv ose tepricës së kredisë për shtëpi në fund të vitit 2023 arriti në pothuajse 181 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 8.4%.

Që nga fundi i vitit 2019, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët është rritur me 55%.

Normat e ulëta të interesit e kanë bërë kredinë për shtëpi tërheqëse për huamarrësit, ndërsa paralelisht cikli i rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit ka rritur edhe kërkesën për kredi për shtëpi nga familjet, duke shtuar perceptimin se blerja e një prone është një investim i mirë për të ardhmen.

Rritja e çmimeve ka ndikuar në vlera më të mëdha të kredive të marra nga individët për të blerë banesa, duke kontribuar ndjeshëm edhe në rritjen e volumeve të përgjithshme të këtij produkti./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Preferohen pronat në periferi të qyteteve

Published

on

Shitjet e pronave pësuan një rritje të lehtë gjatë vitit të shkuar, megjithëse numri i subjekteve që kanë kryer shitje ishte më i ulët krahasuar me vitin paraardhës. Sipas të dhënave nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë mbi tregun e pasurive të paluajtshme, numri i përgjithshëm i pronave të shitura ishte 1150 në gjysmën e parë të vitit 2023 nga 933 të periudhës paraardhëse, ndërsa vetëm 79 subjekte kishin kryer shitje nga 90 që kanë qenë gjithsej.

Për rrjedhojë, numri mesatar i pronave të shitura nga çdo agjenci imobiliare gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2023 rezultoi në rreth 6.7, duke u rritur nga mesatarja prej 5 e raportuar gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022.

Sipas Bankës Qendrore, si rezultat i çmimeve më të ulëta, shtetasit kanë blerë më tepër prona në periferi të qyteteve. Konkretisht, rreth 32% e shitjeve të realizuara gjatë gjysmës së parë të vitit të shkuar në të gjithë territorin përfaqësohen nga prona të vendosura në zonat më të preferuara brenda qytetit, nga 45% gjatë periudhës paraardhëse. Rreth 52% e pronave të shitura kanë qenë të ndërtuara në periferi të qyteteve, nga 45% në periudhën e kaluar dhe 16% e pronave kanë qenë prona të ndërtuara jashtë qytetit, nga 10% të gjashtëmujorit të mëparshëm.

Në pjesën më të madhe të rasteve, çmimi i blerjes së pronës për shitjet e kryera ka qenë i njëjtë me çmimin e kërkuar nga shitësi. Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi për gjysmën e parë të vitit të shkuar raportohet të jetë mesatarisht 10.6 muaj. Në rastin e Tiranës nuk shfaqen ndryshime të mëdha, ndërsa qytetet bregdetare si Durrësi, Vlora, Saranda dhe të tjerat kanë raportuar kohëzgjatje më të lartë shitjeje se periudhën e kaluar. Në gjashtëmujorin e dytë të 2023-it, koha e shitjes për zonën e Tiranës është shkurtuar me 2 muaj, ndërsa ajo për zonat bregdetare dhe për zonat e tjera paraqitet e lartë.

Oferta për prona të paluajtshme ka ecur paralelisht me numrin e lejeve të ndërtimit. Duke marrë në konsideratë ritmin e shpejtë të ndërtimeve të reja vitet e fundit, oferta për prona të paluajtshme ka vijuar të rritet ngjashëm me atë të periudhave të kaluara. Në këto dy vite, pritet që tregu i pasurive të paluajtshme të ketë një ecuri pozitive, si për sa i takon çmimeve ashtu dhe për numrin e pronave të shitura.

Continue Reading

Trending