Connect with us

Ambienti

Tri poçe elektrike mund të kursejnë miliona euro

Published

on

“Të fiken dritat kur nuk janë të nevojshme dhe të zëvendësohen me drita efiçiente [kursyese]”, është rekomandimi kryesor i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike – KEDS.

Kosovën e ka prekur kriza globale energjetike, e cila është përkeqësuar prej se Rusia – ndër eksportueset kryesore të gazit në botë – ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

Furnizimet janë çrregulluar dhe çmimet janë rritur.

Çmimi i energjisë elektrike në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ka qenë rreth 430 euro për megavat në muajin gusht, krahasuar me 150 euro sa ka kushtuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Kosova, po ashtu, ka kapacitete të reduktuara për prodhim, për shkak të termocentraleve të vjetra. Gjatë muajit gusht ka pasur reduktime disaorëshe në ditë.

KEDS-i ka lëshuar një varg rekomandimesh për kursimin e rrymës, duke thënë se edhe hapat e vegjël do të ndihmonin në përmirësimin e situatës energjetike, para stinës së dimrit.

Përdorimi i rrobalarëses e enëlarëses gjatë tarifave të ulëta të rrymës apo me ujë të ftohtë, kursen rrymën.

Përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit kursen po ashtu.

Për pajisjet e vjetra elektrike, që shpenzojnë rrymë më shumë, KEDS rekomandon që të zëvendësohen me modele më të reja, që janë më efiçiente.

Për ngrohjen qendrore që nuk e ka mundësinë e kufizimit të temperaturës përmes termostatit, KEDS rekomandon modifikimin e pajisjeve.

Ky veprim do të parandalonte, mes tjerash, ngrohjen e hapësirave ku nuk ka nevojë, thotë KEDS.

Rekomandimet e tjera të KEDS-it mund t’i gjeni këtu.

keni filluar të kurseni?

Florenta Kadriu thotë se kursimi i rrymës është bërë “rregull” në familjen e saj.

“Kur të gjithë dalim nga banesa, sigurohemi që çdo gjë që funksionon me energji elektrike, ta shkyçim, përveç frigoriferit që mbetet në rrymë. Edhe atë e kemi zëvendësuar me një më efiçient”, thotë Florenta, e cila jeton në Fushë-Kosovë, pak kilometra larg Prishtinës.

Rrobalarësen dhe enëlarësen, ajo thotë se i vë në punë natën, kur rryma kushton më lirë.

“Çdoherë i ndalim edhe dritat kur nuk janë të nevojshme”, thotë Florenta, me profesion infermiere.

Ngjashëm thotë edhe Lumja, e cila jeton në Prishtinë me familjen e saj 4-anëtarëshe.

“Zakonisht, makinën e enëve e lëshoj pas orës 22:00, kur energjia elektrike është më lirë. Mundohem që edhe ushqimin ta përgatis në atë kohë, që të jetë gati për të nesërmen”, thotë ajo.

Rryma natën kushton 4 centë për kilovat më lirë sesa ditën.

Si Florenta, ashtu edhe Lumja jeton në banesë, ku e vetmja mundësi për ngrohje është me rrymë. Ajo pret që fatura e rrymës t’i rritet ndjeshëm gjatë stinës së dimrit, përcjell Radio Evropa e Lirë.

Në një anketë që Radio Evropa e Lirë ka publikuar në ueb-faqen e saj me pyetjen: Me çka planifikoni të ngroheni këtë dimër?, shumica e pjesëmarrësve janë përgjigjur: me rrymë.

Sipas vlerësimeve të Institutit për Politika Zhvillimore në Kosovë (INDEP), gjatë sezonit të dimrit, 75 për qind e konsumit të rrymës shkon për ngrohje.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se mbi 50 për qind e sektorit të amvisërisë shfrytëzon drutë e zjarrit dhe peletin për ngrohje, kurse energjia elektrike më shumë shpenzohet nga sektori i biznesit dhe ai i shërbimeve./Media Ndërtimi.

Ambienti

BE përgatitet për sezonin e zjarreve 2024

Published

on

Vera është pothuajse pranë nesh. Kjo do të thotë plazhe dhe akullore, por realiteti është se do të thotë gjithashtu të përgatitemi për sezonin e ardhshëm të zjarreve. Kjo është arsyeja pse BE-ja ka marrë këtë javë masa proaktive për të forcuar përpjekjet për shuarjen e zjarrit në mënyrë që të mbrojmë më mirë komunitetet tona dhe mjedisin.

Për vitin 2024, BE-ja ka bashkuar 556 zjarrfikës nga 12 vende që do të prepozohen strategjikisht në vende kyçe në Evropë këtë verë, si në Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë. Ata do të qëndrojnë të gatshëm për të mbështetur brigadat lokale të zjarrfikësve, kur shkalla e një zjarri të egër mposht aftësitë e reagimit të një vendi. Përveç kësaj, do të ketë një flotë të dedikuar rescEU të avionëve zjarrfikës për këtë verë, e përbërë nga 28 aeroplanë dhe 4 helikopterë të stacionuar në 10 Shtete Anëtare.

600 milionë euro në fondet e BE-së janë ndarë gjithashtu për blerjen e avionëve shtesë të zjarrfikësve. Financimi shtesë do të shkojë për blerjen e 12 avionëve të rinj zjarrfikës në të ardhmen, të cilët do të shpërndahen midis gjashtë vendeve anëtare të BE-së, si dhe disa helikopterëve.

Veprimet e parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit ndaj zjarreve të egra punojnë krah për krah për të shpëtuar jetë, mjete jetese dhe për të mbrojtur mjedisin. Ndërsa ndikimi i ndryshimeve klimatike ndihet më i mprehtë çdo vit, kërcënimi i zjarreve rritet gjithashtu, duke e bërë gjithnjë e më të rëndësishme përgatitjen e duhur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komani, liqenit që ndotja ia rrezikon bukurinë

Published

on

Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Në fillim të muajit maj kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha vizitoi këtë liqe, aty shihej një sasi e madhe e mbeturinave, përfshirë thasë dhe shishe, si dhe gjësende tjera.

Liqeni rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës. Në të kaluarën, organizata që merren me mbrojtjen e mjedisit kishin ndërmarrë aksione për largimin e mbeturinave, por ato sërish janë kthyer në një sipërfaqe të madhe të liqenit.

Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike.

Tashmë një atraksion turistik në Shqipëri, bukuria e liqenit të Komanit është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Liqeni i Komanit rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës.

Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike. Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komuna e Prishtinës përmes dronit mbjell 3000 drunjë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se  duke aplikuar teknologjin e avancuar përmes dronit të Green Wings për ripyllëzimin janë mbjell 3000 drunjë në Prishtinë.

“Kjo iniciativë do të ndihmojë në ripyllëzim, reduktimin e ndotjes së ajrit dhe promovimin e biodiversitetit për të krijuar një mjedis urban të qëndrueshëm, të pastër dhe të jetueshëm.

Vizioni ynë për Kryeqytetin përfshinë krijimin e hapësirave urbane më të pastra, më të gjelbëra dhe më të jetueshme. Ky vizion përfshinë një qasje holistike ndaj zhvillimit urban duke adresuar edhe sfidat mjedisore.

Plani i Veprimit për Qytetin e Gjelbër (GCAP) i miratuar nga Kryeqyteti ngërthen këtë vizion dhe përfshin masa konkrete për investime në infrastrukturë, dhe ndryshime tjera me fokus në transportin urban, efiçencën e energjisë së ndërtesave, menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending