Connect with us

Ambienti

Aktivistët ekologjik “ATA” diskutuan për betejat ndaj Politikave të Gjelbërta

Published

on

Aktivistët e grupit “Ata” morën pjesë në aktivitetin “Politikat e Gjelbërta & Unë” të organizuar nga Fondacioni Heinrich Böll.

“Ata” diskutuan për angazhimin e grupit në çështjet mjedisore nëpërmjet disiplinave të ndryshme të aktivizmit.

Politikat e gjelbërta të Bashkimit Evropian që rrugës transformohen në politika gri në Shqipëri ishte një nga pikat e diskutimit, sjellë nga ne edhe vizualisht nëpërmjet një kartoline që shpërndamë për pjesëmarrësit.

“Treguam se si aktivizmi mjedisor është bërë pjesë e jona ndonëse në fillimet e grupit shqetësimi kryesor lidhej me të jetuarit në qytet.

Përgjatë viteve dhe disiplinave të ndryshme të aktivizimit tonë kemi ndeshur dy beteja mjedisore dhe i jemi bashkuar dy komuniteteve.

Dhe në këto 4 vite, që prej nisjes së angazhimit në mbrojtje të Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj dhe pyllit “Plepat e Brukës” në Laknas, qasja ndaj aktivizmit dhe mjedisit ka ndryshuar thelbësisht.”, shkruan në njoftim.

Rezistenca e fortë e këtyre dy komuniteteve ka formësuar qasjen tonë në aktivizimin ekologjik.

Si grupim, i jemi afruar këtyre kauzave si aktivistë, organizatorë, gazetarë dhe si qytetarë. Pikërisht prej këtyre angazhimeve kemi zhvilluar ndërgjegjshmërinë mjedisore dhe praktikat e të punuarit në qytet e më tej.

E më tej, prej këtyre eksperiencave kemi përftuar se aktivizmi i vërtetë, i ndjerë nuk është një dimensional, sakrifikues apo i përsëritshëm.

Ndonëse ka këto aspekte të përfshira, ne besojmë që ky aktivizim për të cilin po flasim nuk ka thjeshtë qëllim ndryshimin e shoqërisë por më së pari transformon aktivistët dhe qytetarët e angazhuar në të./Media Ndërtimi.

Ambienti

50 kompani do të përfitojnë për rritjen e gjelbër në Kosovë

Published

on

Mundësi fantastike rritjeje për bizneset me zgjidhje inovative për rritje më të gjelbër në Kosovë.

Deri në 50 biznese me potencial të lartë për ndikim në qëndrueshmërinë mjedisore, do të përfitojnë nga programi i përshpejtimit #BOOSTimpact i UNDP-së.

Nëpërmjet seminareve, sesioneve individuale të mentorimit mbi lidershipin, biznesin dhe transformimin e gjelbër, dhe grantet, #BOOST do të kontribuojë në një rrugë të gjelbër dhe të drejtë rimëkëmbjeje për sektorin privat të Kosovës – krijimi i vendeve të reja të punës, reduktimi i emetimeve të serrave dhe rritja e konkurrencës, ndërsa është në rrugën drejt një e ardhmja e qëndrueshme ndaj klimës.

Thirrja është e hapur deri më 16 tetor. Shikoni lidhjen e mëposhtme për më shumë informacion:
http://boostimpact.org/challe…/the-kosovo-green-challenge/

Continue Reading

Ambienti

Komuna e Ferizajt dhe Gjilanit nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e mbeturinave

Published

on

Komuna e Ferizajt dhe ajo e Gjilanit kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e mbeturinave në këto dy komuna.

Ky memorandum është organizuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, dhe është një bashkëfinancim edhe i Bashkimit Evropian.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë kryetari i Gjilanit Alban Hyseni dhe nënkryetari i Ferizajt Lulzim Aliu.

Pas ceremonisë, kryetari Hyseni falënderoi Organizatën GIZ për ndihmën e dhënë në menaxhimin e mbeturinave .

“Ky memorandum ka ardhur pas një diskutimi disa mujor mes kryetarëve të komunave dhe organizatës GIZ. Sot kemi arritur që ta përfundojmë një punë të rëndësishme, që është hapi fillestar për të konkretizuar projektin dhe mënyrën e menaxhimit të mbeturinave për regjionin tonë” ka thënë Hyseni

Përmes këtij Memorandumi të Mirëkuptimit do të mundësohet fillimi e zhvillimi i hapave të mëtejmë në procesin e hartimit të Planit Regjional të Menaxhimit të Integruar të Mbeturinave dhe Marrëveshjes për Bashkëpunim Nderkomunal./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Mbrojtja e mjedisit nuk ka qenë prioritet i asnjërës prej qeverive

Published

on

“Mbrojtja e mjedisit nuk ka qenë prioritet i asnjërës prej qeverive dhe ka shumë sfida e ngecje serioze në secilën fushë”. Kjo ishte njëra ndër gjetjet e raportit “Shkatërrimi ekologjik”, i hartuar nga grupi i organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e mjedisit, “Koalicioni 27”.

Nën moton “Koha të veprojmë!” ky raport tregon gjendjen e mjedisit në Kosovë me 5 tema kryesore: ndotja e ujit, ndotja e ajrit, mbrojtja e natyrës, pylltaria dhe ndryshimet klimatike.

Gjatë prezantimit të raportit, Krenare Salihu tha se ndër problemet kryesore me mjedisin në Kosovë është moszbatimi i ligjeve të caktuara për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, mungesa e kuadrit dhe stafit si dhe mungesa e investimeve në këtë fushë, raporton Kallxo.com.

Raporti thotë Kosova ka mungesë të ujit në periudha të caktuara dhe problemet kryesore me ndotjen e ujit janë eksploatimi i pakontrolluar i zhavorrit nga shtretërit e lumenjve dhe ndotja e lumenjve nga ujërat e zeza dhe mbeturinat.

“Problem tjetër është fakti se vitet e fundit është shkelur Ligji për ujërat në rastet e ndërtimit të hidrocentraleve në Kosovë” – thuhet në raport.

Miratimi i Ligjit të ri për ujërat në përputhje me acquis të BE-së, zhvillimi dhe zbatimi i planeve menaxhuese të pellgjeve lumore, monitorimi i ndërtimeve të hidrocentraleve janë disa prej rekomandimeve në raport.

Referuar raportit, niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë ndonjëherë mund të krahasohet edhe me qytetet si Mumbai e Pekini.

Ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovë në raport thuhet të jenë KEK-u, transporti rrugor, djegia e drurit dhe thëngjillit, industria, bujqësia dhe mbeturinat.

Për përmirësimin e kësaj gjendjeje, ata rekomanduan miratimin e Strategjisë së re të Energjisë, instalimin e filtrave të ajrit në termocentrale, promovimin e transportit publik dhe detyrimin e ndotësve që të paguajnë.A

ta konsideruan se biodiversiteti në Kosovë gjendet në rrezik dhe ata që ndikojnë më shumë në këtë janë prerja e pyjeve, humbja dhe degradimi i habitateve, zjarret dhe luftimi i tyre, gjuetia ilegale dhe peshkimi, aplikimi i kimikateve të ndryshme në bujqësi, etj.

Ata rekomanduan aprovimin e Planit Hapësinor dhe formimin e Planit Menaxhues për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, rritja e buxhetit për investime kapitale, parandalimin e gjuetisë së jashtëligjshme dhe prerjen e pyjeve, etj.

Sipas inventarizimit të fundit, 44.7% e sipërfaqes së Kosovës është pyjore, më së shumti në rajon.

Ndër të tjera, ata përmendën nivelin e ulët të bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve përgjegjëse, si MBPZHR, MMPHI dhe komunave si problem kryesor.

Sipas raportit shkaktar kryesor i emetimeve të gazrave serë në Kosovë është sektori i energjisë, që ndikon direkt në ndryshimin klimatik. Fitore Pacolli tha se këtë raport do ta analizojnë si komision dhe do të shohin, se çfarë do të mund të ndërmarrin ata.Ajo tha se komisioni të cilin ajo udhëheq, ka qenë ndër komisionet më të angazhuar, duke përmendur disa nga punët që kanë bërë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending