Gazeta e parë dhe e vetme Shqiptare e pas luftës së dytë botërore ishte Rilindja, e cila u krijua menjëherë pas përfundimit të luftës së dytë botërore.
Botimi i numrit të parë të kësaj gazete u bë më 12 shkurt 1945, dhe jo më kot mori emrin Rilindja.
Shkaku i lidhjeve të forta të Kosovës me Shqipërinë, dhe eksperiencave jo të mira me Mbretërinë Jugosllave, Rilindja ishte më shumë se emër, ishte një sllogan.
Rilindja shumë shpejtë u rrit nga një gazetë e vogël, në shtëpinë më të madhe të botimeve në vend, dhe për këtë arsye kishte nevojë edhe për një ndërtesë të re, më të madhe.
Propozimi i parë arkitektural për ndërtesën e re të Rilindjes u dha nga arktikekti i njohur nga Beogradi, Milorad Macura, i cili propozoi që ndërtesa e Rilindjes të ndërtohet afër objektit që njihet sot si Rilindja, në vendin e Hotelit Grand.
Por arkitekti i parë i pasluftës së dytë botërore nga Prishtina Bashkim Fehmiu e refuzoj këtë propozim.
Arsyetimi i tij ishte se “ky propozim nuk përkon me kualitetin e duhur, marrë parasysh funksionin dhe aspektet tjera të rëndësishme që kjo ndërtesë do të ketë jo vetëm për Prishtinën, por për të gjithë rajonin. Konkursi duhet të organizohet në nivelet Jugosllave, konkurs i cili do të sigurojë një kualitet që kjo ndërtesë e meriton”.
Edhe pse konkursi që Fehmiu e kërkoi nuk ndodhi, një projekt edhe më i mirë u shpall fitues më 1972.
Fitues ishte Gjorgji Konstantinovski nga Shkupi, i cili kishte studiuar në Universitetin e Yale.
Ndërtesa e Rilindjes ishte 72 metra e lartë, kishte zyre gjithandej, dhe ishte me xhama në të katër anët, duke ofruar një pamje të qytetit të Prishtinës.
Megjithatë Arkitektura e ka aftësinë për të pasqyruar realitetin e kohës, edhe pas luftë së vitit 1999.
Ndërtesa qëndronte si simbol i qytetit, por në vitin 2008 ajo iu nënshtrua një renovimi joprofesional.
Eleganca dhe pastërtia e një ndërtese që për vite jo vetëm që ishte ikonë e qytetit, por gjithashtu ishte edhe zë i shqiptarëve brenda Jugosllavisë, u shndërrua në kub xhami, që vrau shpirtin arkitekturor të saj, por gjithashtu edhe diskutimet dhe pëshpëritjet e shumë intelektualëve shqiptarë të viteve 70-ta dhe 80-ta./Media Ndërtimi.
Shkruar nga arkitekti Arbër Sadiki në librin “Prishtina në 53 objekte”, i cili do të promovohet më 10 shtator.