Connect with us

Infrastrukturë

Diskutohet peticioni i dorëzuar në Asamblenë e Ferizajt për ndërtimin e stadiumit të ri

Published

on

Është mbajtur mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, në të cilën ka marrë pjesë Kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, drejtorë të drejtorive komunale si dhe anëtarë të kuvendit.

Në këtë mbledhje janë diskutuar pika të shumta të rendit të ditës, ndërsa u diskutua edhe për peticionin e qytetarëve të cilët kërkojnë që stadiumi i ri i qytetit të ndërtohet mbrapa Palestrës së Sporteve “Bill Klinton”.

Për këtë pikë të rendit të ditës pati diskutime të shumta, por në fund,  pro këtij peticioni votuan 29 anëtarë të Kuvendit,  ndërsa vetëm  6 të tjerë abstenuan. Pas votimit,  përmes këtij peticioni ju rekomandohet Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, që të fillohen procedurat për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit.

Në këtë mbledhje është diskutuar propozim-vendimi për miratimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave. Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili, para anëtarëve të kuvendit ka thënë se kjo rregullore ka kaluar edhe përmes konsultimit me publikun dhe është kompletuar në mënyrën e duhur.

Për këtë pike pati diskutime të shumta, por në fund u aprovua me shumicë votash.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli në këtë mbledhje ka bërë dy propozim-vendimet paraprake  për shpalljen në interes të përgjithshëm të disa ngastrave kadastrale në Neredime të Ulët, 1050-0 dhe 1049-0 me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 1111-0 dhe 1738-0 Z.K. Nerodime e Ulët, pronë e Komunës së Ferizajt, si dhe propozim – vendimin paraprak për këmbim, shpallet interes i përgjithshëm pjesa e ngastrës kadastrale; 489-7 Z.K. Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 489-9 Z.K. Ferizaj, pronë e Komunës së Ferizajt e destinuar për Stacionin e autobusëve.

Drejtori, Murseli po ashtu ka bërë edhe propozim-vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pjesëve të ngastrave kadastrale 228-2 dhe 232-2 Z.K. Prelez i Muhaxherëve, propozime këto që të gjitha morën dritën jeshile nga anëtaret e Kuvendit.

Nga ana tjetër, drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, para anëtarëve të KK-së ka paraqitur raportin financiar për periudhën Janar – Qershor 2022. Poashtu në këtë mbledhje anëtarët  e Kuvendit të Komunës kanë diskutuar edhe për  raportin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Ferizajt për vitin 2021.

Në këtë mbledhje drejtori i Drejtorisë së Arsim Afrim Llabjani, ka bërë propozim – vendimin për emërimin e dy anëtarëve të komisionit përzgjedhës nga Kuvendi i Komunës për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave, si dhe ka dhënë edhe një informatë nga Drejtoria e Arsimit në lidhje me fillimin e vitit shkollor 2021-2023./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit

Published

on

Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan Antonio Pilato në një artikull të botuar në revistën italiane “Solo Finanza”.

Vera po afron dhe për ata që nuk kanë planifikuar ende asgjë, ne rekomandojmë të zgjidhni dhe eksploroni Shqipërinë. Pa shpenzuar shumë para ju mund të pushoni në breg të detit dhe të shijoni çdo lloj rehatie.

Kjo është një mundësi ‘e bujshme’ e zbuluar nga portali i njohur (pirateinviaggio.it) i cili ditët e fundit ka ndarë me ndjekësit e tij destinacionet më të mira për vitin 2024, që nuk duhen humbur.

Shqipëria, një nga destinacionet në trend – edhe verën e kaluar – ofron për udhëtarët diell, det të kristaltë, plazhe që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kosto dukshëm më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, transmeton ATSh.

Saranda, një qytet i bukur bregdetar ofron hotele (me tre yje) ku mund të akomodoheni si “zotërinj të vërtetë”. Akomodohuni në hotelin “Vila Era Beach” për vetëm 20 euro nata. Hoteli është praktikisht në plazh dhe gjithashtu në paketë përfshihet vakti i mëngjesit. Vendndodhja mbetet padyshim ‘një pikë e fortë’, por edhe dhomat kanë hijeshinë e tyre. Ato janë të mëdha, komode dhe ideale si për çifte ashtu edhe për grupe turistësh. Disa nga hotelet, gjithashtu kanë një kopsht ose një tarracë të vogël.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Tashmë turistët italianë dhe jo vetëm kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit falë çmimeve të saj të përballueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending