Connect with us

Infrastrukturë

Pse ministrja e Turizmit mbyll sytë nga zaptimet që ndodhin në tokën publike?

Published

on

Nismë e qytetarëve të lirë “Thurrje” ka zhvilluar një aksion simbolik para Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në Tiranë duke shfaqur disa fotografi në të cilën shihen disa plazhe publike që janë uzurpuar nga operatorë privat.

“Zonja ministre, teksa ju numëronit turistët që i kemi rrëmbyer Greqisë, ne po numëronim plazhet që u kanë vendosur gardhe e trarë, pasi ju nuk dënjoni të bëni detyrën. Ju dërguam një kërkesë para një muaji që të na jepni informacion për plazhet e zëna, na sorollatët për të na kthyer përgjigje e në fund Agjencia Kombëtare e Bregdeteve, institucioni që ju keni në varësi, na tha se nuk kanë konstatuar asnjë plazh të zënë.”, shkruan në reagimin e Nismës së qytetarëve të lirë “Thurrje”, ku nuk munguan edhe disa pyetje për ministrne e Turizmi, Mirela Kumbaro.

“Kush mban përgjegjësi për plazhet e zaptuara zonja ministre? Pse duhet të paguheni ju dhe Agjencia Kombëtare e Bregdeteve, kur nuk bëhen inspektime në terren dhe lirimin e hapësirave publike, siç e keni për detyrë?!

Jemi sot përpara jush me foto konkrete të plazheve të zëna në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë, që të ju ndihmojmë të zgjoheni nga iluzionet me plazhe të lira e të sigurta.

Erdhëm të kërkonim informacion nga ju për ligjshmërinë e bllokimit të plazheve, po siç duket ju e keni humbur kontrollin mbi territorin, dhe as që e keni idenë se çfarë bëhet.

Prandaj duke shpresuar që jeni kthyer nga pushimet në resortet e botës, ku sigurisht nuk ka gardhe si këtu, na lejoni t’ju informojmë se toka publike shqiptare sot është zaptuar e parcelizuar.

E meqë tani jemi të sigurtë që edhe ju e dini se në ç’gjendje janë plazhet shqiptare, shpresojmë që ose të merrni masa njëherë e mirë për çlirimin e plazheve shqiptare nga zaptuesit, ose të lironi karriken që keni zënë.”, shkruan në reagim./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Vazhdojnë punimet intensive për ndërtimin e tunelit të Llogarasë

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar për ecurinë e punimeve në tunelin e Llogarasë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë një video dhe thotë se po punohet me ritme të larta.

Sipas tij, kjo vepër në infrastrukturë ul kostot dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut.

“Mirëmëngjes, dhe nga tuneli i Llogarasë ku punohet me ritme të larta për veprën që shkurton kohën, ul koston dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut, ju uroj një fundjavë të mbarë” ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Punimet për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Sferkë të Klinës, drejt përfundimit

Published

on

Në fshatin Sferkë të Komunës së Klinës po vazhdojnë punimet për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza.

Për të parë nga afër punimet që po kryhen për ndërtimin e këtij impianti ishte edhe kryetari i kësaj Komune Zenun Elezaj.

Elezaj tha se ky projekt do të përfundojë brenda një kohe të shkurtër.

““Ndërtimi i impiantit për trajtimin biologjik të ujërave të zeza në fshatin Sferkë ka qenë një nga premtimet e mia elektorale, për të cilin jam zotuar para banorëve të Sferkës e para qytetarëve të Klinës, premtim i cili tashmë po realizohet dhe do të përmbushet brenda një kohe të shkurtër” tha Elezaj.

Ndërtimi i këtij impianti është investim nga buxheti komunal dhe ka një kosto prej 178 mijë euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komuna e Podujevës shpërblen me kontratë ofertuesin më të shtrenjtë për asfaltimin e disa rrugëve

Published

on

INPO shpreh shqetësimin e thellë lidhur me keqpërdorimin e parasë publike nëpërmjet procedurave të prokurimit nga Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me operatorët ekonomik.

Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, INPO është duke monitoruar aktivitetin e prokurimit me titull: “Asfaltimi i disa rrugëve në fshatrat Orllan-Brainë-Turuqicë-Herticë-Barainë”, me numër të prokurimit 615-22-4693-5-2-1 dhe vlerë të parashikuar 120,000 euro, të udhëhequr nga Komuna e Podujevës.

Për këtë aktivitet të prokurimit kanë ofertuar gjithsej pesë (5) operator ekonomik. Sipas procesverbalit të hapjes së tenderëve Grupi i Operatorëve Ekonomik “Quality Asphalt & World Medium”, me vlerë të ofertës prej 101,730.96 euro, ishte oferta më e lirë. Ndërkaq, fitues i kontratës është shpallur “Rahovica Comerce”, me vlerë të ofertës prej 106,478.30 euro, respektivisht, rreth 5 mijë euro më shtrenjtë se oferta parë më e lirë.

Gjetjet e INPO-s, tregojnë se komisioni për vlerësimin e tenderëve kishte konstatuar se ky Grup i OE-ve “Quality Asphalt & World Medium” është i papërgjegjshëm pasi që nuk e plotëson kërkesën e dosjes së tenderit për kapacitet teknik dhe profesional, respektivisht nuk e plotëson kërkesën për “një (1) Menaxher të projektit – inxhinier i diplomuar ose master i ndërtimtarisë” pasi që sipas këtij komisioni “Menaxheri i emëruar për këtë aktivitet është i punësuar edhe në një kompani tjetër me orar të plotë”.

INPO ka kërkuar qasje në ofertat e të dy (2) ofertuesve respektiv, dhe pas analizimit të tyre vlerëson se vendimi i komisionit ka qenë krejtësisht i pabazuar në ligj dhe i dëmshëm për institucionin e komunës. INPO ka gjetur se Grupi i OE-ve “Quality Asphalt & World Medium” me të gjithë menaxherët e propozuar sipas kërkesave të dosjes së tenderit, ka lidhur parakontrata të vërtetuara me akt noterial. Andaj, arsyetimi i vendimit për eliminimin e Grupit të OE-ve “Quality Asphalt & World Medium”, është i padrejtë dhe paragjykues, rrjedhimisht i kundërligjshëm. Ligji për Prokurim Publik dhe Rregullat e prokurimit nuk e obligojnë operatorin ekonomik që të ketë stafin apo pozitat profesionale të punësuar paraprakisht, por kërkon që OE t’i ofrojë dëshmi të mjaftueshme autoritetit kontraktues se të gjitha kërkesat për kapacitet teknik dhe profesional i përmbush dhe i ofron në shërbim sipas termave të kontratës.

Rrjedhimisht, ky arsyetim sipas vlerësimeve të INPO-s, ka për qëllim manipulimin me procedura të prokurimit dhe favorizimin e OE-ve të caktuar.

Tutje, INPO ka gjetur se pronari i kompanisë “Quality Asphalt” i cili ishte lider i Grupit të OE-ve i shpallur i papërgjegjshëm për kontratë dhe pronari i kompanisë “Rahovica Comerce”, e cila është shpërblyer me kontratë janë vëllezër. Rrjedhimisht, INPO me arsye dyshon se kjo është një skemë e planifikuar dhe e koordinuar në mes të OE-ve dhe Autoritetit Kontraktues. Këtë e argumenton edhe fakti se kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues, Grupi i OE-ve “Quality Asphalt & World Medium”, nuk kishte parashtruar fare kërkesë për rishqyrtim apo ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Andaj, INPO kërkon nga Kryetari i Komunës së Podujevës marrjen e masave të menjëhershme administrative dhe disiplinore brenda përgjegjësive të tij ligjore kundrejt Zyrtarit Përgjegjës të Prokurimit dhe anëtarëve të komisionit për vlerësimin e tenderëve, si dhe të sigurohet se Komuna e Podujevës zbaton me përpikëri ligjin dhe rregullat e prokurimit dhe lufton skemat e manipulimeve që dëmtojnë konkurrencën e lirë dhe trajtimin e barabartë të OE-ve në procedura të prokurimit.

INPO fton organet zbatuese të ligjit që të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore kundrejt keqpërdorimit të detyrës zyrtare, keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurimin publik të argumentuar në këtë reagim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending