Gjatë së shtunës është sulmuar fizikisht nga dy persona ish-shefi i prokurimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimet Hapësinorë, Shukri Krasniqi.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit Kanun Veseli.
Veseli tha se i lënduari është dërguar qendrën shëndetësorë në Shtërpcë për tretman mjekësore e pastaj në Spitalin rajonal në Ferizaj.
“Më datën 26.08.2022, në ora 23:20, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën Shtërpcë Brezovicë një person me inicialet N.K (M/K) i moshës 54 vjeçar ka pësuar lëndime trupore, dyshohet nga dy persona të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. I lënduari fillimisht për ndihmë mjekësore është dërguar në qendrën shëndetësore në Shtërpcë, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Ferizajt”, tha Veseli.
Tutje, Veseli tha se Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuriria Themelore e Ferizaj i ka nisur hetimet në kërkim të personave të dyshuar.
Ndërsa, identiteti i viktimës është konfirmuar për Shqip.com nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Krasniqi.
“Po në ngjarje është i dëmtuar Nexhat Krasniqi. Krasniqi është sulmuar nga dy persona por motivet e ngjarjes nuk dihen”.
Nexhat Krasniqi, i njohur ndryshe si “Baba i tenderëve” vazhdonte të transferohej në pozita të ndryshme udhëheqëse brenda Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Brenda një afati rekord prej 6 ditësh u vendos në dy pozita udhëheqëse.
Sipas dokumenteve të siguruara nga Shqip.com, më 12 gusht të këtij viti, Krasniqi ishte emëruar udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun, raporton Shqip.com.
Kurse, më 22 gusht u transferua përkohësisht në pozitën e udhëheqësit të Divizionit të Inspektimit për Infrastrukturë Rrugore.
Me të njëjtat Krasniqi nuk u pajtua, andaj edhe parashtroi ankesa në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil të Kosovës.
Shqip.com ka tentuar të marrë përgjigje që nga 18 gushti nga Krasniqi, i cili kishte kërkuar t’i dërgohen pyetjet me shkrim, por më pas nuk është përgjigjur.
Ankesa e Krasniqit në lidhje me pozitën për shef të mediave në MMPHI, sipas Arben Mehmetit, anëtar i KPMSHCK-së, është ende në shqyrtim.
Për lëvizjet e shpeshta në pozita të Krasniqit, zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishit tha për Shqip.com se nuk është përgjegjësi e tij e as e ministrit, Liburn Aliu.
E kur u pyet se me kërkesë të kujt po bëhen transferimet brenda MMPHI-së, Durmishi tha se “me kërkesë të askujt”.
Por, të gjithë kësaj situate i parapriu vendimi i datës 29 korrik 2022, me të cilin Ndriçim Mustafa u vendos në pozitën e tij si udhëheqës i Divizionit të Prokurimit.
Për këtë, Krasniqi u ankua se i janë shkelur dispozitat ligjore me zëvendësimin e tij nga udhëheqës i Divizionit të Prokurimit, KPMSHCK-ja ia kishte refuzuar ankesën si te pabazuar.
Shkarkimin e Krasniqit, ministria e kishte arsyetuar duke thënë se kjo ka ndodhur si rezultat i bashkimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të dy Divizioneve të Prokurimit, deri në hyrjen në fuqi të rregullores së re për organizimin e brendshëm të MMPHI-së./Media Ndërtimi.